Leter e emigrantit nga Shkoza

Anton Gjoni lindur ne fshatin Shkozë te Pukes me 14. 11. 87. 

“Jam larguar nga Shkoza qe ne vitin ‘93 me banim ne Durres, por edhe se jam rritur ne Durres e ditet me te bukura te femirisë i kam kaluar aty, nuk e krahasoi kurrë me vedlindien time, atje në Shkozë me duket ndryshe, njerzit janë me te thjeshtë, kur kalon dikush ne rrugë te pershendet edhe nese nuk te njeh, duke te thenë një fiale te mirë –a u lodhe –a muite, ndersa ne Durres nuk te flet njeri, te gjithë ulin koken kur kalojn e bëin sikur nuk te shohin edhe nese e njeh, edhe nga Durresi ka 6 vite se jam larguar bashk me gjithë familien e tani jetoim  ne itali…“


                                              Anton Gjoni me nje shoqe.

Në letren që na dergon na paraqet dhe kater foto me tekstin shoqërues:

“Keto janë foto te Kishes SANT ANTONIO,Padova (Itali), qe ka berë shumë mrekullira, jo vetem në Shqiperi ne Lac, por ne shumë kisha te botes… ësht nder kishat me të famshme në botë ne Padova, ndersa ne Shqiperi quhet kisha e Shen a’noit ne Laç por origjina e vertetë e Shen a’noi esht nga Padova e Italisë. Shen a’noi (Shna Ndoi) vdiq me 13 qershor te vitit 1231 dhe varri i ti u hap pas 750 vitesh, më 6 janar 1981, eshtrat qe shihni ne ate foto janë eshtrat e Shen a’ndoit, ku unë pata fatin e mirë per ti pare dhe ishte nje merkulli me te vertet ate ditë, kur Kisha e Padovas leioi njerzit qe te shkonim e te shihnim varrin e ti. Ne kishë kemi qene me shum se 6 milion njerez nga gjithë bota vetem ne nje ditë per  ta pare  nje mrekulli, ku njerzit mund te shihnin me sytë e tyre Shejtin, qe ka berë shumë mrekullira ne emrin e zotit dhe vazhdon ti beje akoma…”

Redaktori e falenderon  per letren, qe na nisi dhe per fotot.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*