Shtegtimet e zogjve
Lumturohet zemra ime.
Lindi në Dardhë, më 1964.
Liza P. Voci është një nga bijat e derës së Demë Z. Kabashit të Dardhës. Kjo derë u bë shumë e njohur brigjeve të Drinit e në Kosovë me Zenel Demën e Zeqë Demë Kabashin, të cilët kryen akte heroizmi për dinjitet e ndihmesën e dhënë për mbrojtjen e autonomisë krahinore të Pukës, si dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Prend Zeqë Dema luftoi heroikisht kundër pushtuesve derisa ra heroikisht. Edhe i ati i Lizës, Prendi (që mban emrin e Prend Z. D. Kabashit) gjatë fundit të vitit 1944 dha ndihmesën e vetë në LANÇL. Liza u rritë mes 4 motrave e 2 vëllezërve në vitet e kolektivizimit bujqësor.
Klasën l dh të II fillore i përfundoi me rezultate të larta edhe pse i filloi nën 6 vjeç, në lballe te motra. Dila. U kthye në Dardhë, duke marrë me vete kujtimet më të mira për bukuritë natyrore të Iballës e mësuesen e saj Lina Vata:
\”Bukuritë e rreifshnaltës së Iballes, të rrethuar nga vargmale … fusha e gjelbër me bar e lule që sikur vallëzonin nën puhizën e verës; e dimri, i plotpushtetshëm i kësaj rrafshnalte, do të linin gjurmë\’ të thella në kujtesën time për t\’i bashkuar më vonë me mrekullitë e Dardhës, tbunat e mrizet plot jetë të vendlindjes sime.\”
Në 8-vjeçaren e Dardhës mësuesit e saj i forcuan dëshirën për letërsinë artistike; kurse prindërit edhe pse në nevojë, e ndihmuan që më 1979 – \’83 të vazhdonte të mesmen pedagogjike \”Sh. Juka\” në Shkodër. Jeta në shkollë dhe qyteti i famshëm i Veriut, Shkodra, do të ndikonin shumë në formimin e saj profesional dhe artistik. U përfshi në rrethin instrumentistave, mandolinë dhe atë letrar të shkollës.
Në moshën 19-vjeçare shërbeu mësuese në vendlindje, Dardhë, për dy vjet. Si u martua 21-vjeçe, u emërua në Micoj e Lumardh afër qytetit të Fushë – Arrëzit, ku shërbente i shoqi në rend. Për 5 vjet mësuese në Lumardh e Micoj. Më 1989 diplomohet për gjuhë e letërsi pashkëputje nga puna në Institutin e Lartë Pedagogjike "L Gurakuqi" të Shkodrës. Por në shkollë punoi shumë edhe për aktivitetin kombëtar \”Festë-Lojë\”. Në konkurim në Durrës pati sukses me nxënësit e saj.
Që nga viti 2001 është mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në shkollën 9-¬vjeçare "Pjeter Arbnori", Fushë – Arrëz, ku vazhdon krijimtarinë letrare artistike. Më 2004 e 2005 botoi me sukses përmbledhëset poetike \”Shtegtimet e zogjve\” e \”Lumturohet zemra ime\”.
Kritika shprehet për Lizen: \”Ajo vjen thjesht, por e gjetur dhe e plotë; duke preizntuar vetveten si një krijuese me kërkesa e përkushtim në fushën e poezisë:.. Prezantimi i parë i Lizës flet për një krijuese me ndjeshmëri dhe formimin e duhur artistik-letrar, por që po e plotëson gradualisht profilin e saj si krijuese.\” (N. Spahiu, Parathënie. Shkodër, 2004).
Po kështu: \”vjershat e librit \”Lumturohet zemra ime \” … .janë•shkruar me ndjenjë e përkushtim nga poetesha L. Voci, me dashurinë dhe thjeshtësinë e mësueses e të\” nënës, …. shumë dashuri njerëzore.\” (P. Palushi, Parathënie) Një libër i bukur, …. Kukës, 2005).\”
Leave a Reply