MALËSIA E DRINIT APO E DUKAGJINIT

Theodor Anton Ippen (1861-1935). konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër në vitet 1897-1904, autor i një radhe studimesh e librash për historinë. etnografinë. arkeologjinë e shoqëri ¬në shqiptare. është te ne deri më sot thuajse i panjohur. Shumë pak njihet edhe roli i tij vendimtar. si specialist i Austro-Hungarisë për Shqipërinë në konferencën e Londrës të viteve 1912-1913. ku, me njohuritë e tij të thella për viset shqiptare dhe ndërhyrjet pranë ministrit të jashtëm austriak të asaj kohe Berchtold. bëri që shumë treva e vendbanime të shtetit të ri t\’i shpëtonin aneksimit nga fqinjtë.

Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë. Studimet e Ippenit kanë bërë të ndriçohen shumë aspekte të jetës fisnore në Shqipëri të veriut, të historisë sonë në shekujt 13.-15., të Shkodrës së Bushatlinjve, të historisë së Lidhjes së Prizrenit, etj. duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve të monarkisë austro¬hungareze, që fillon me Hahnin, e vijon me Gustav Meyerin, Hopfin, Franz Nopscan, Milan Shuflain. Gustav Ëeigandin. Norbert Joklin, Maximilian Lambertzin e të tjerë.

Sistemi i dytë i madh malor i Shqipërisë veriperëndimore është malë-sia midis lunenjve Drin dhe Mat. Edhe në këtë sistem malor mund të dallohet një varg kryesor, që ndjek sidoqoftë një vijë mjaft të spërdredhur e të lakuar tek shoqëron bregun jugor të Drinit të bashkuar; ku¬rrizi i këtij vargu kryesor ngrihet mjaft afer të bregut të Drinit, kështu që faqja veriore e kësaj malësie përkundrualllumit është mjaft e rrëpir¬të dhe përmban veç lugina të shkurtra si gryka, ndërsa në drejtim të jugut prej vargut kryesor shkëputen lugina mjaft të gjata si dhe vargma¬le që mbarojnë në breg të lënit Mat.

Edhe kjo malësi nuk ka ndonjë emër të përbashkët që të jetë i vendit; në qoftë se dëshirohet ndonjë emërtim për të, unë do ta quaja vargmalin kryesor malësi e Drinit ose malësi e Dukagjinit; emërtimi i parë qëndron meqë ky kurriz malor shoqëron bregun jugor të Drinit, ndërsa për emrin e dytë flet arsyetimi është se këtë emër ka edhe treva e Dukagjinit.
Pjesët e veçanta që bashkohen në këtë varg kryesor kanë sigurisht emrat e tyre; po të nisesh nga ultësira bregdetare e të vazhdosh në luginë të Drinit këto janë Leja, Krrabë malet e Gurit të Merturit deri te Kunora e Dardhës, pastaj malet Mnella dhe Runa dhe së fundi qafa e Kënbullës me malin Kënbulla, që mund të shihet si përmbyllje e këtij vargu malor.
Leja është një mal që kufizohet nga Drini dhe Gomsiqja, e cila der¬dhet në Drin; faqja veriore ndodhet ne ballë Drinit dhe është mjaft e the¬pisur, kështu që vendbanimet janë ngritur në breg të lumit.

Në afërsi të fshatit Vjerdha ndodhet një kodër shkëmbore, e cila në laget në tri anë prej Drinit e mbi të cilën gjenden rrënojat e një qyteti; ky vendbanim sot quhet Shurdha, kurse gërmadhat janë pa dyshim të qy¬tetit mesjetar Sarda, të cilin burimet kishtare na e japin si një nga selitë ipeshkvnore të Shqipërisë.! Familja Zaharia2, e përmendur shpesh në dokumentat mbi Shqipërinë në vitet 1372 deri 1444, e cila në këtë krahinë kishte prona jo fort të mëdha, duhet ta ketë pasur qendrën në këtë kështjellë, pasi ajo ishte fqinje me venecianët, që mbanin Shko¬drën, me Dukagjinin, të cilit i përkiste bregu i majtë i Drinit dhe me Damianin, që u përmend më parë, djalin e Dushmanit, i cili, si zot i Pulatit, kishte në zotërim bregun e majtë të Drinit. Meqë ipeshkvnia e Sardë s në vitin 1491 pushoi së qeni një dioqezë më vete, mund të mendohet që shkatërrimi i qytetit do të ketë qënë i kësaj kohe.

Shpatet e Lejës janë kaq të papërshkueshme, saqë asnjë rrugë nuk të çon prej këndej më thellë në luginë të Drinit, e megjithatë këtu gjen një qytezë interesante pranë fshatit me kishë Koman. Mbi këtë fshat ngrihet rrënoja e një kalaje që quhet kalaja e Dalmaçes, dmth. kalaja e Dalmacies; edhe vetë ky emërtim është interesant për arsye të tingëllimit të njëjtë me emrin e krahinës Dalmaci.

Në shpatet e këtij mali me kështjellë shtrihet një fushë e madhe varre sh, ku gjen një numër të lartë varresh parahisto¬rike; shumë prej këtyre varreve janë hapur në vitin 1898 prej konsullit të 3 atëhershëm francez në Shkodër A. Degrand. Më tej e ka hulumtuar në mënyrë intensive këtë fushë varresh edhe dr. Paul Trager nga Zehlen¬dorf-Berlini në vitet 1899 dhe 1900, duke raportuar për to në takimet e shoqatës antropologjike të Berlinit (mbledhja e 16 dhjetorit 1899 dhe e 15 dhjetorit 1900.4 Dijetari francez Salomon Reinach i vlerëson këto gjetje si të periudhës 300 deri 500 mbas Krishtit.

 Gjithë pyetjet e tjera që ngre ekzistenca e një nekropoli të tillë deri më sot nuk kanë marrë për¬gjigje; megjithatë mund të quhet e sigurt që njerëzit që kanë gjetur prehjen e fundit në këtë nekropol janë paraardhësit e banorëve që popullojnë sot këto male e lugina, pra t:dhe ata kanë qënë shqiptarë; vazhdimësia prej atëherë e deri më sot merr trajtë mjaft domethënëse në zbukurimet; fshatarët e Pulatit, Shalës, Shoshit, Nikajt, Merturit dhe Dukagjinit në brezat e tyre të punuara me metal kanë ornamente prej bronxi që varen poshtë në trajta të ndryshme dhe shumë nga gjet jet e atyre varreve kanë gjithashtu zbukurime prej bronxi, kaq të ngjashme sa mund t\’i mbanin fare mirë edhe fshataret e sotme në brezat e tyre. Pra mund të thuhet pa ngurrim se, deri sa zbukurimet kanë mbetur po ato, edhe mbajtësit e tyre i përkasin të njëjtit fis apo popull.

Barazia e emrave midis kështjellës Dalmaç në Drin dhe vendit Dalmaci në Adriatik të çon në supozimin që është fjala për të njëjtin popull që ka mbajtur këto dy emra, që ilirët dhe shqiptarët janë i njëjti popull; veç kësaj ka mjaft toponime në Mal të Zi, Hercegovinë, Bosnje dhe Dalmaci, që nuk janë sllavë, po që i gjen edhe në Shqipëri, kështu p.sh. Kurilo, emri i një mali në luginën e Zetës në Mal të Zi; po të njëjtin emër e gjejmë në trajtën Guril në Shqipëri, një mal midis luginave të Prronit të Thatë dhe Rriollit dhe si emër i një qyteti të vjetër Qyril në Kep të Rodonit, gjuha shqipe e ka fjalën kojril ose kuril emër shpendi.

Shpati jugor i Lejes përfaqëson shoqëruesen e anës së djathtë të luginës së përroit Gomsiq, i cili derdhet në Drin; prej Lejes derdhet në Gomsiq edhe një përrua tjetër i gjatë, që e ka emrin Shkurta, i cili i kalon pranë fshatit Dushi i Epër dhe del në Gomsiq pranë fshatit Dush i Poshtër. Shoqëruesja e majtë e luginës së Gomsiqes quhet në pjesën e sipërme të luginës Tërbun, në pjesën e poshtme mali i Bardhë; Tërbuni ka kullota të mira që i shërbejnë fshatit Kçira si kullota verore; meqë këto kullota nuk janë larg nga vendbanimi i Pukës, banorët muhame¬danë pukianë kanë hyrë në konflikt me fshatarët katolikë të Kçirës për to. Fshatrat në të dy shpatet e Lejes përbëjnë një bajrak, që e ka bajrak¬tarin në fshatin çerret i Epër, e për këtë shkak edhe bajraku quhet i çerretit; numëron 1450 frymë prej të cilëve 1210 janë të besimit kato¬lik dhe 240 të atij muhamedan; fshatrat janë Dushi, Kçira dhe çerreti i Epër në luginë të Gomsiqes, Komani dhe çerreti i Poshtër në luginë të Drinit apo në shpatin verior të vargmalit që mban një orë e gjysmë prej Komanit.

Prej Lejes në vargun malor të Krrabit janë një radhë majash që vendasit përgjithësisht i quajnë •malet e Pukës. Vetë Puka është një fshat që përfaqëson dhe qendrën administrative për të gjithë krahinën e Du¬kagjinit; kjo është selia e kameikamit dhe ka një garnizon të përher¬shëm, për të cilin është ngritur një kazermë mbrojtëse. Puka është një vendbanim i vjetër; gje* të periudhës romake dëftejnë se këtu dikur ka pasë qenë një vendbanim romak; .një rrënojë kishe, që ndodhet në Pukë, duhet të jetë e periudhës paraturke, pra mesjetare, meqë kjo zone eshtë muhamedane prej një kohë të gjatë. Puka me rrethinat e saj përbën një bajrak që numëron afërsisht 800 frymë, të gjithë muhamedanë.

Prej maleve të Pukës niset në drejtim të veriut për në Drin një përrua i vogël që quhet Gumina, lugina e të cilit banohet prej fisit Ka¬bashi; në anën e majtë të luginës e ndjekin përroin përposhtë katundet Leithija, i cili në të vërtetë i takon Pukës, Dedaj, Ukthi, Bushala, ndërsa në anën e djathtë të luginës Kabashi, Çelza, ku ndodhet kisha e famu¬llisë së fisit, Bushneza, Mila e Epër dhe Bushati Mils; midis këtyre të dyve kalon një përrua i rrëmbyer, Ryshti, i cili derdhet në Guminë, të dy katundet i përkasin fisit Berishë; në fund të luginës ndodhet edhe katun¬di Livrushk.

Fisi Kabashi ka rreth 2000 pjesëtarë prej të cilëve më shumë se gjysma janë katolikë, të tjerët muhamedanë. Meqë krahina e këtij fisi është mjaft e ngushtë dhe jo shumë e përshtatshme për të ushqyer një popullatë të madhe, prej kohësh ka ndodhur që këndej mërgim i fortë, i cili është drejtuar kryesisht për në Prizren- Në afërsi të këtij qyteti ka mjaft fshatra me banorë nga të fisit Kabashi, edhe në qytet gjen mjaft pinjollë të këtij fisi.

Vargu malor i Krrabit ngrihet mbi fshatin Çe1ca, që ka sipër kullota verore; shpati i matantë i Krrabit i përket fshatit Kryeziu, përgjatë malit rrjedh Prroni i Kryeziut (është një përrua i rrëmbyer, i cili përbën një nga burimet e Fanit). Malet që prej Krrabit shkojnë drejt veriut dhe përfundojnë në Drin me Gurin e Merturit i ka studiuar në mënyrë të thelluar në vitin 1863 J. G. von Hahn, konsulli i atëhershëm austriak, i cili i ka përshkruar hollë¬sisht në librin e ti\’ Udhëtim përmes krahinave të Drinit dhe Vardarit\”

Prej shpatit perëndimor të këtyre maleve shkon, nëpër një luginë të prerë thellë me faqe të thikta, përroi i Sapokut për në Drin; kjo luginë është zona e fisit Berishë dhe përmbledh fshatrat Qafa t\’Mungut, Lud- rica, Livosha në bregun e majtë, Çuçeshi, Milori, Brebula dhe Skvina në bregun e djathtë të Sapokut. Fisi Berishë ka 2300 pjesëtarë, të gjithë katolikë; ai vështrohet si një nga fiset më të sojme të Shqipërisë dhe gëzon autoritet të madh. Ngushtica e vendit prej shekujsh ka pasur për pasojë emigrimin, që është drejtuar më së shumti në fushat e Gjakovës; të shpërngulurit përqafojnë që në brezin e dytë me shumicë besimin muhamedan, megjithatë ka dhe syresh që i mbetën besnikë besimit të tyre të mirëfilltë katolik.

Burimi i përroit të Sapokut ndodhet në një rafshnaltë që përbën zonën e fshatit Ibalia; ky është një fshat mjaft i rëndësishëm ku banojnë shumë familje muhamedane, të cilat në kohë të vjetra kanë pasur të drejta sundimtarë sh në këtë zonë dhe kanë mbajtur qysh atëherë titullin \”aga\”.

Shpati që sheh nga lumi Drin mban emrin Brixha (një formë shumësi e fjalës \”breg\” në kuptimin \”kodër\”); ai banohet prej fisit Thaçi që numëron 5700 pjesëtarë, të gjithë katolikë, i ndarë në dy bajrakë, Bu¬xhoni dhe Ibalia. Shumica e fshatrave të Thaçit ndodhen në breg të Drinit, bregu matanë u përket Krasniqëve muhamedanë e midis këtyre dy fiseve nuk mungojnë dyluftimet.

Në qafën që ndodhet në këtë varg malor kalon rruga e kafshëve të barrës prej Shko dre në Gjakovë: ajo përshkon luginën e Goskës për në Drin, të cilin e mbërrin pranë fshatit Spasi; në luginën e Goskës ndod¬hen fshatrat Fleti, Zathi, Sakati, Vneshti,  Krysti, Vjeshi, Pista, Spasi, të cilët janë të gjithë muhamedanë me përjashtim të dhjetë shtëpive kato¬like në Fleti. Emri i fshatit Spasi të kujton kohën kur kjo krahinë ndo¬dhej nën sundimin e mbretërve serbë nga dinastia Nemanja; fshati për¬mendet shpesh, sepse këtu prej kohësh kalonte trapi mbi Drin, ndaj dhe emri Vau Spasit; ashtu siç ka Frankfurt dhe Strasfurt, mund të përkthe¬hej në \”gjermanisht \”Spasfurt\”. Te ana e përtejme, në bregun e djathtë të Drinit ngrihet në këndin e derdhjes së një përroi anësor një rrënojë, që quhet kalaja e Lekë Dukagjinit dhe që të kujton se kjo krahinë dikur sundohej nga Lekë Dukagjini.

Përshkrimi gjeografik i sistemit malor në jug të Drinit deri tani pak e ka mbajtur parasysh rëndësinë e madhe që ka për këtë zonë mali Mnella. Lartësia e tij deri më tani nuk është matur, veçse ai i kap me siguri të dymijë metrat, është një masiv i fuqishëm mali, që mbush një territor mjaft të madh; shpatet e tij mbërrijnë deri thellë në Mirditë dhe presin luginat e të dy Fandve, ai nis gjithashtu edhe një përrua, Sirçën, për në Drin.

Me MnelIën bashkangjitet mali Runa, në majë të të cilit, sipas një riti të vjetër më 2 korrik të çdo viti fisi Malisi mblidhet për të kremtuar një festë të hareshme, me ç\’rast kërcasin varda të shtënat.

Mbi këtë mal kalon rruga e Qafës së Kumullës, nëpër të cilën prej Mirdite, më saktë prej luginës së Fanit të Fandit dilet në Urën e Vezirit, që kap ton Drinin dhe të çon më tej në Prizren; largësia prej qafës deri te Ura e Vezirit mban 4 orë.
Qafa e Kumullës përbën fundin lindor të vargut malor, të cilit unë po i jap emrin Malësia e Drinit apo e Dukagjinit.
Lugma e Siriçës që u permendë më lart, e cila prej malit MnelIa del në Drin, si dhe shpatet e malit Runa kundruall Drinit dhe Qafa e Ku¬mullës përbëjnë krahinën e fisit Malisi, që numëron afër 3000 vetë, të gjithë muhamedanë. Meqë dhe harta më e re e Institutit ushtarak-gjeo¬grafik të Vjenës emrat e fshatrave të këtij fisi i jep në formë të pasaktë, po i numëroj edhe një herë; ata janë Shemria (dmth. Sh\’ Mria), Petkai, Bratai, Shtamce (në harta thuhet Shtame), Dukagjini, Shikja, ku banon bajraktari i Malisit, Krymadhi (në hartë quhet Kremadh), Barbçorti (në hartë Parmçi ose Parimçori), i cili nuk është më larg se një orë prej Urës së Vezirit.

Popullata e sotme muhamedane e Malisit edhe në fillim të shekullit të XVIII ka qenë krejt katolike. Koncili i parë i Arbënit që u mbajt në vitin 1703 bëri ndër të tjera një përcaktim të dioqezë s së Lezhës, e cila mbërrinte deri në këtë zonë, e tek përshkruante kufijtë, numëronte një sërë kishash në krahinën e Malisit, prej të cilave ende sot ekzistojnë një radhë si rrënoja; edhe emri i fshatit Shemri tregon për besimin e mëparshëm të kësaj krahine; thonë gjithashtu që hoxha muha muhamedan i këtij  fshati edhe sot I ruan zbukurimet e altarit djhe librin e meshes së kishës së dikurshme katolike

Krahina që përbën kurrizin kryesor të malësisë së Drinit dhe shpa¬tet nga ana e lumit të kësaj malësie në vend quhet Dukagjin apo edhe të shtatë bajraqet e Dukagjinit. Ky emër vjen prej dinastisë mesjetare shqip-tare të Dukagjinit; në të vërtetë në vend vetë s\’kam dëgjuar asnjëherë për gurë varri ose ndonjë mbishkrim të themelimit të ndonjë kishe apo për monumente të ~era të cilët do të na jepnin emrat ose gjymtyrët e veçanta të kësaj familjeje; i vetmi kujtim ka qenë një kryq altari në kishë të Oroshit të Mirditës, i cili sot nuk gjendet më e që do ta trajtoj më pas. Çka dimë sot për familjen Dukagjini janë kryesisht rezultatet e kërki¬meve që ka bërë dr. Karl Hopf në arkivat italiane, të cilat i ka botuar në librin e tij \”Chroniques greco-romaines inedites ou peu connues pu¬bliees avec notes et tables genealogiques\”, Berlin 1873.

l kam shqyrtuar më nga afër titujt e pjesëtarëve të veçantë të famil¬jes Dukagjini që rendit ai, që të arrij një përshkrim më të saktë të zonës që kanë pasë zotëruar Dukagjinët në Shqipëri.

l pari që përmendet në dokumenta në vitin 1281 është Tanush Dukagjini, sundimtar i Zadrimës, de la Montagne noire, de Pulati et Sati, i cili veç këtyre pushtoi dhe fshatrat Fanti dhe Flati e në këtë të fundit ndërtoi kështjellën Zadrima është fusha në bregun e majtë të Drinit prej daljes së tij nga malësia pranë Vaut të Dejës e deri në Lezhë. Montagne noire, shqip Mali i Zi, është krahina e fisit që u përmend më parë, e cila shtrihet prej maleve Mnella dhe Runa deri në Drin, prej urës së Vezirit deri te Vau i Spasit.

Pulati janë luginat e përrënjve veriorë të Drinit, të cilat ndodhen midis Shkodrës dhe Gjakovës, trajtuar në kapitullin e mëparshëm. Satil është një lokalitet në komunën e Mazrekut në bregun e djathtë të Drinit përballë qytetit të shkatërruar Shurdha, për të cilin u fol pak më lart.

Fandi është një fis në Mirditë, i cili banon në pjesën lindore të lu-ginës së Fandit, që shkon prej Qafës së Kumullës në drejtim të jug-perëndimit; vërtet që fshati me kishë i kësaj lugine quhet Bisak, por shpesh e thërrasin edhe Fandi.
Flati ose Fleti është një katund në luginë të Goskës, që u cek më sipër.

Më vonë përmenden Dukagjinët e mëposhtëm: Progan, zot i Lezhës, 1393-1401. Gjergji, zot i Zadrimës (Baladrina) dhe i Kakariqit (Gjurikuqit), 1393¬1409. Tanushi, zot i Fandit. Deshi, zot i Burishanit, Bengaretit dhe Bolhias (Bolshias?), 1407. Krahaso Ippen, Kisha të vjetra dhe rrënoja kishash, f. 240-244 e këtij libri. 2 Do ta krahasoja emrin Progan me emrin shqiptar Prenk.

Pali, zot i Bubës, Salitës, Gjurikuçit, Levrushkës, Bushinës, 1448¬1458.

Ueshi, i biri i të mësipërmit, merr në vitin 1444 Dejnën, 1456-1457 Zadrimën dhe Hosatin (Shosatin?), 1458-1469 Palazzo Arinellin, Ska¬ramanin dhe Shën Martinin.

Lokalitetet e përmendura në titujt e mësipërm mund të përcakto¬hen në shumicën e tyre; Lezha është e njohur, Zadrimën dhe Fanin e përmenda pak më parë.

Balodrina, sot Balldren, është një fshat që ndodhet në rrugën prej Shkodre në Lezhë, një orë në veri të Lezhës në bregun e djathtë të Drinit.

Kakariqi ndodhet një orë më në veri të Balldrenit; të dyja këto fsha¬tra kanë kisha të vjetra, një mbishkrim në kishën e Balldrenit është i vitit 1462.

Burishani mund të jetë fisi i sotëm Berisha; Bengaretin dhe Bol¬shian, ose. Bolkian nuk kam mundur t\’i identifikoj deri më tash me ndonjë vend të sotëm.

Levrushko sot Livrushku, është një fshat në Kabash në luginën e Guminës.

Bushina mund të jetë identike me Buxhonin e sotshëm, një fshat në fisin Thaçi.

Buba mund të jetë Bobo i sotshëm, që ndodhet gjithashtu në Thaç. Salita ose Selita si dhe Gjurikuç (do të thotë Guri i Kuq), janë emra fshatrash që shfaqen shpesh në Shqipëri; tri orë në jugë të Oroshit, kryeqendra e Mirditës, ka një bajrak me emrin Selita, ndërsa në Lurën aty pranë ndodhet një faqe mali që quhet Gjurikuç.

Dejna përfaqësohet sot nga Vau i Dejës.

Palazzo Arinelli mund të jetë Arnjeti, emërtim i një pjesë të fushës së Zadrimës midis fshatrave Dajçi, Gjadri dhe Blinishti.

Skaramani sot është një lagje e fshatit Nënshat në Zadrimë. Shën Martin quhet sot rrënoja e një kishe mbi Nënshat. Shosatin ose Kosatin nuk mundem ta identifikoj.

Nga këto vrojtime topografike mund të them përmbledhtas që fa¬milja Dukagjin zotëronte krahinën që shtrihet prej bregut të Adriatikut

1 Shih Ippen, Archaologische Mitteilungen aus Albanien, te Glasnik des bos.-herz. Landesmuseums XV, 1903, f. 183. pranë Lezhës në dy brigjet e lumit Drin në drejtim të Prizrenit dhe Gjakovës. Në të vërtetë edhe mbas pushtimit turk gjithë kjo trevë mbante emrin Dukagjin; ndarja më e hershme turke e provincave përfshin një sanxhak me emrin Dukagjin, që e kish kryeqëndrën në Pejë e që për¬fshinte krahinën e sapo përmendur, e cila shtrihej aso kohe deri në afër¬si të Shkodrës.
Shtrirja e sotme e Dukagjinit është mjaft më e vogël, ai kufizohet në bregun e majtë të Drinit, ndërsa në ndarjen turke të provincave emër¬tohet si qark i Pukës, me një kajmakam në krye.

Nëpër këtë zonë malore prej kohërash të vjetra ka kaluar një rrugë e rëndësishme tregtare. Nuk është hetuar përfundimisht deri më tash nëse rrugëkalimi romak prej Lisusit deri në Ulpiana – Lipiana e sotme në Kosovopolje – ka kaluar edhe nga kjo krahinë; deri tani janë identifi¬kuar stacionet që përmbahen te tabula peutingeriana pas Lisusit, Picaria që është Puka dhe Krevenumi – Krabi. Evans në botimin e tij \”Archeo¬logical researches in Illyrium\” nuk e pranon këtë pa rezerva, duke shtu¬ar kumtimin e një misionari, i cili mendon se ka gjetur një rrugë romake midis Dushmanit-Toplanës-Brizës, e pra në bregun verior të Drinit. Vetë Evansi nuk e ka parë në vend këtë të ashtuquajtur fragment të një rruge romake; përkundër mendimit të misionarit flet papërshkueshmëria e zonës mes Dushmanit dhe Toplanës, të cilën edhe arti i rrugëndërti¬meve romake nuk do të ishte në gjendje ta kapërcente.

Sido që të jetë, rruga tregtare mesjetare prej bregdetit Adriatik për në Kosovopolje kalonte nëpër Dukagjin, rruga e sotshme e kafshëve të ba¬rrës prej Shkodre në Prizren ndjek pa asnjë dyshim rrugën që merrnin karvanet tregtare të raguzanëve dhe venecianëve. Tregtarët e Raguzës përdornin të njëjtat trape si qiraxhinjtë e sotëm (grahësit e kuajve) te Vau i Dejns, ku ata, duke ardhur prej Shkodre, kalonin në bregun e majtë të Drinit, dhe te Vau i Spasit kur dilnin përsëri në breg të djathtë për të vazhduar rrugën për në Gjakovë dhe në Kosovopolje.

Të shtatë bajraqet në të cilat ndahet popullsia e Dukagjinit të sot¬shëm janë çerreti, Puka, Kabashi, Berisha, dy bajraqet e Thaçit dhe Malisit. Popullata nUmëron 16300 vetë, prej të cilëve 5400 janë muha¬medanë dhe 10900 katolikë. Përpara se qeveria turke të fuste edhe në këtë qark ligjin perandorak për administrimin e provincave, Puka ishte nën administrimin e trashëguar të një familjeje nga të parisë ~enda§~. prej agait të Kryeziut,• që edhe sot e kësaj dite luan një rol udhëheqës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*