Mark Gjergji

Mark Gjergji (1918-1951), mësues dëshmor. Lindun në vitin 1918 në fshatin Qelëz. Këtu mori katër klasë të fillores, dhe, pas¬taj si shumë malësorë të tjerë të varfër, e nisi jetën si bari dhe punoi në disa vende për copën e bukës: punëtor për ndërtimin e rrugës së makinës, hyzmeqar në Kabash, shegert në Shkodër tek një tregtar etj.

Jeta plot vuajtje ia shtoi Markut urrejtjen kundër pushtuesve të huaj fashist e nazist. Kur erdhën brigadat partizane në Pukë, Marku u lidh me brigadën VI -të sulmuese.

Pas çlirimit, duke qenë se si nxënës kishte treguar aftësi dhe jeta e kishte pjekur, Markun e caktuan mësues. Pastaj e dërguan në Shkodër në një kurs kualifikimi, për ta aftësuar si edukator të brezit të ri. Detyrën fisnike të mësuesit e ushtroi dy vjet rresht në fshatin Markaj të Tropojës. Atje punoi me nxënësit dhe fshatarët për të luftuar analfabetizmin.


 
Sa herë vinte në fshatin e tij, në Qelëz, ai punonte edhe me fshatarët e sidomos me ata që nuk i dërgonin fëmijët në shkollë. Ky mësues luftoi jo vetëm me penë, por edhe me pushkë. U vra më 25 nëntor 1951.
  

Marre nga libri "Udha e Arsimit Pukjan ne Vite" te autorit Sabah Sinani.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*