MARK PJETER SEFERI

Në shtypin lokal, gazetat \”Përpjekja\” dhe \”Besa\”, poshtë shumë fotove të botuara me modesti shfaqej edhe një emër. Fotografinë ai e deshi, e zhvilloi,e përpunoi dhe e perfeksionoi… Ndonëse amator në fillim, ai u bë shpejt një fotograf i aftë që nëpërmjet aparatit shprehu shpirtin e tij. Janë me mijëra njerëzit që pozuan para objektivit të tij. Më se njëherë hapi ekspozita të fotografisë artistike. Bashkëpunoi dhe u konsultua me fotograf ë të kohës, si Angjelin Nenshati, Mihal Progonati, kryesisht të gazetave. Vendin kryesor në zemrën e tij dhe në fotografitë e paraqitura e zinin fëmijët. Kurdoherë në vitrinë e lokalit të tij, si model, do të ishte fotografia e një vogëlusheje.

Ky ishte Marku. Mark Seferi,fotografi i qytetit dhe i rrethit të Pukës për shumë vjet.

 
Marku lindi më 08.11.1949 në fshatin Kçirë të Pukës. Mësimet e para dhe 8¬-vjeçare i mori në Luf. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në qytetin e Pukës. Pas kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, filloi punë si elektricist në ndërmarrje e shërbimeve komunale në Pukë, më 1971. Pastaj, për nevoja pune,më 1973, vazhdoi kualifikimin pranë mjeshtrit të madh të fotografisë Gegë Marubi, miqësinë me të cilin e ruajti sa qe gjallë profesori. Pasi kreu kualifikimin nisi punen si fotograf po pranë kësaj ndërmarrjeje, deri në vitin 1991.Me shpërbërjen e saj hapi lokalin e vet. Profesionin e fotografit e trashëgoi i biri, Ariani.

Marku u nda nga jeta para kohe më 22.06.2007. Në koleksionet familjare ruhen me mijëra foto që mbajnë autorsinë e Markut, të cilët ruajnë kujtimet më të mira për te.

Përgatiti: I. Ahmetaj

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*