Mendime e vlerësime për vlerat e muzikës popullore të trevës së Matit.

Nga: Sabrie Beqiri (Nushi), muzikologe.

Muzika popullore, duke qenë antologji e shpirtit artistik ka bërë që shumë treva të njihen nga artistët e vet, të cilët bëhen emblematikë të qytetit e rrethit. Këtë pasuri të dallueshme e ka edhe treva e Matit. Në qoftë se kërkon të trokasësh në portat e shpirtit të Matit, mjafton të dëgjosh mbretëreshën e këngës popullore, Feride Kurtin, fYelltarin virtuoz Ymer N elin, Orkestrinën popullore të rrethit etj.

Kjo mënyrë e re e shprehjes artistike është e krijuar në gjysmën e dytë të shekulit XX si një kërkesë e domosdoshme e zhvillimit shoqëror të kohës. Kjo traditë e re e foklorit muzikor filloi të trokasë natyrshëm në folklorin muzikor të Shqipërisë së Veriut e Verilindjes aty rreth viteve ’60- ’65. Pikërisht me një grup të thjeshtë pa pretendime të mëdha muzikore nga rrethi i Matit, por që pati rëndësi të veçantë sepse, për herë të parë, arriti të bashkojë lojën në instrumenta muzikorë popullorë në një tingëllim të vetëm artistik. Pra, këtu filloi unifikimi, disiplinimi në një tingëllim të vetëm artistik të padëgjuar më parë. Shkëndija e ndezur në Mat në veprimtari kombëtare u përhap menjëherë si një tingëllim i ri jo vetëm në rrethet veriore brenda shtetit tone, por edhe në trevat e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë .

. . . Orkestrinën popullore të rrethit të Matit nga rrethet e tjera simotra e dallon në rradhë të parë lënda muzikore që ka folklori muzikor i këtij rrethi, stili, mënyra e interpretimit dhe karakteristikat tonale. Pra, ka shpirtin artistik mat jan, mbi të cilin krijon meloditë orkestrale popullore që kanë një emër të dallueshëm, që quhet melodi popullore mat jane. Është ky përkufizim që muziktarët mat janë e bëjnë në mënyrë krejt të natyrshme dhe origjinale ndryshimin dhe dallimin nga orkestrinat e tjera popullore.

Tipar tjetër dallues është realizimi i melodisë nga instrumentat popullorë që kanë karakteristika të veçanta timbrike, të cilat në bashkëveprim dhe harmonizim muzikor ndikojnë në tingëllimin e përgjithshëm të melodive orkestrale. Ky formacion muzikor është i mbështetur në meloditë e fyellit, por “bjen në ujdi” me çiftelinë, e cila është me tre tela, ndryshe nga rrethet e tjera, që e kanë kryesisht me dy tela. Në tingëllimin muzikor të këtij formacioni ndihet lauria, ky instrument shumë i lashtë e unikal i rrethit të Matit. Në mënyrë të veçantë, në anën emocionale të tingëllimit ndikon edhe akordimi i saj në tonalitetin e njohur të saj. Baza tonale e saj është nota “sol”.

Meloditë e këtyre formacioneve janë si ai kopshti me lule shumë, që secila prej tyre ka aromën, ngjyrat dhe bukurinë e saj. Këto formacione kanë prijësit dhe ushqyesit e vet, ku në Mat janë të njohur Mynir Shehu, Ymer Neli, Naim Gjoshi, Shefqet Doda, Shefqet Merra etj. Kjo është një ndihmë e madhe e një potencial i fuqishëm kombëtar që duhet stimuluar, përkrahur e zhvilluar më tej, si një version i ri në kulturën tonë popullore …,

Botuar në librin: Mati, vështrim etnomuzikor, të autorit Esat Ruka,2009,  f. 176-178.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*