Nga: Kurt Farka
Ne vazhden e traditës se lashte të prodhimit të instrumenteve muzikor tradicional në krahinën e Pukës nje vend të rendësishem ze edhe Llesh Marku i lindur ne fshatn Ukth të Pukës ë vitin 1921. Lleshi ishte nje mjeshter i drurit qe ka prodhuar vegla dhe mjete prej druri, sipas tradites dhe kerkesave te banorve te fshatit dhe krahinës për rreth.

Nga instrumentet muzikor ai prodhone lahutën, çifteline dhe zumaren. Lahutes dhe çiftelise i binte edhe vete, po ashtu si dhe zumares. që në rininë e tij e quanin si vegël muzikore të fëmijve. Fëmijët e tij u edukuan me kulturën tradicionale muzikor dhe të pesë femijët (tre djem e dy vajza) i bini çiftelisë, por në mënyrë të veçantë shkëlqeu njëri nga djemt Sadria i cili njihet si instrumentisti më virtuoz në këtë vegël tradicionale shqiptare. Nga dora Llesh Prend Markut kemi te ruajtura e që janë në përdorim nga instrumentiste të ndryshë shume çifteli. Lleshi u nda nga jeta në vitin 1987, duke lënë këtë trashëgimi të vyer tek brezat e rinjë
Leave a Reply