Ne fshatin Kryezi -Puke, ruhet si i shejte Mrizi (lisi) i Kolices.
Thone sipas gojdhanave, se kane qene tre lisa, por mbahen mend vetem dy. Njeri nga keta para 50-60 vitesh nga nje stuhi e motit u shgul megjithe rrenje dhe u fal (u perqafua) me token, keshtu thoshin te vjetrit. Askush nuk e preku, sipas besimit, se Ai ishte i Shejte dhe as nje degez nuk duhet ti preket.
Kete vit (2018) ne muajin gusht nje rrufe e goditi Mrizin e vetem qe ka mbetur. Rrufeja e ka drobitur. Nga rrufeja doli ne pah, se nga mbrenda ishte zgoric (zgaver), dhe kishte marre zjarr. Zjarri u shua nga banoret, por deget filluan ti binin dhe kuptohet se jeten do ta kete te shkurte. Per Kolicen truallin e ketij Mrizi, ka nje gojdhane-legjende, qe e lidhin me nje banore ne kohe te lashta, qe e kishte emnin Kol. Per Kolen dhe legjenden a gojdhanen e ti do shkruajme nje here tjeter.
Askush nuk e prek Mrizin, por banoreve ju ka ardhur keq, nje hije e zymte i ka ra fshatit. E matem perimetrin e Tij ne lartesine nje meter dhe ai eshte (perimetri) 513 cm.
Disa thone se ketij Lisi te Shejte mundet ti zgjatet jeta, po te gerryhej nga brenda pjesa e djegur dhe e kalbur (patina e brendshme). Por keto ne kushtet konkrete jane vetem iluzione dhe shpresa te kota, se ne keto dite eshte e perhapur tek popullsia nje semundje qe te vjetrit e quanin: “Zhdukesit e Gjelberimit.”
Ky Mriz ishe pjese e peisazhit te fshatrave tona malor dhe nje legjende e besim i gjalle i paganizmit dhe shprehje e hyjnizimit te natyres nga te Paret Tone.
Tek rrenjet e ngulura prej me shume se pese shekujsh ka nje goje, me te cilen perpinte (gelltit) gjithe te keqijat e semundjet qe perhapen ne ftyre te tokes (shiko foton). Ky besim dhe e vertete ende ruhet ne kujtime dhe e shkruar edhe per “Lisin e Florinit” ne Koman.
Gjithsesi shpresojme qe ky Mriz (Mrizi i Kolices) te kete jete te gjate qe me kultin dhe besimin e mocem te ju kujtoj brezave, se te Paret Tone i kishim objektet e natyres te shejte, pra Natyra shenjterohej. Kjo qe me Lisat e Dodones nje nga me ta lashtat objekte te Shenjta te njerzimit.
-Tek rrenjet e ngulura prej me shume se pese shekujsh ka nje goje,sikur donte dhe perpinte (gelltit) gjithe te keqijat e semundjet qe pehapen ne ftyre te tokes
Fotograite nga Jaho Brahaj, ne ditet e fundit te mujit shtator 2018.
Leave a Reply