Ai sjell përvojë konkrete nga shkolla ku punonte, dhe shkollave të tjera të Pukës. Arrin të konfirmohet si korre¬spondent i rregullt i gazetës \”Mësuesi\”. Këtu gjejmë të shkruar artikuj me tematikë të gjerë në fushën metodike, pedagogjike, të cilat u shër¬benin arsimtarëve në punën e tyre të përditëshme. Kësaj gazete nuk iu nda deri në fund të jetës së tij. Si nismëtar, arrin të botojë gazetën \”Tërbuni\”, në të cilën pasqyroheshin probleme të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të rrethit, gazetë që për pamundësi financiae nuk pati jetë të gjatë.
Dhjetë vjet drejtues i një shkolle, rruga në këmbë e lodhin por kurrësesi nuk ia largojnë vullnetin për punë, edhe në këto kushte gjente kohën për të pasuruar ditarin e tij, për të për-shkruar gjurmët e kohës, që i tërhiqnin vëmend¬jen.
I ndodhur përballë moskokëçarjes së admin¬istratës shtetërore për të vlerësuar këtë intelek¬tual, në vitin 1975, me kërkesën e vet emërohet në shkollën e vendlindjes. Në Kabash, jep mësim në lëndët Gjuhë-Letërsi, ndërkohë bashkëpunon me Kabinetin Pedagogjik. I ngarkuar me punë, saqë mbi letra gjendej deri në orët e vona të natës, nuk donte t\’ia dinte, gjente çlodhje kur mbaronte një material, kur titulli i shkrimit bëhej kryeartikull i një gazete.
E, këto i lexojmë edhe sot në \”Mësuesi\”, \”Bashkimi\”, organin lokal \”Përpjekja\”, në revistën pedagogjike, thuajse në të gjitha organet që botoheshin. Është një arkiv i më shumë se dy dekadash, ku në shkrimet publicis¬tike, metodike, shkencore është emri i Sabah Sinanit, punë të cilat ruajn identitetin e autorit, ato kanë vlera të mëdha, janë një historik i gjal¬lë në shërbim të studiuesve të sotëm e të atyre që do të vijnë.
Mësues dhe publicist, studiues pasionant, njeri i papërtuar për të kryer çdo detyrë që i jepej, për të dhënë mendime, sugjerime, për të bërë kritika ndaj atyre punonjësve mediokër që nuk punonin siç duhej, veçanërisht në sektorin e arsimit, që aq shumë i përkushtohej, ishte dhe mbetet Sabahu.
Fragment nga libri monografik, përgatitur nga Gj. Gjoni dhe Indrit Sinani, 2004
Leave a Reply