Por te kompozitorja Sabrie Nushi ka ndikuar pa dyshim ambienti muzikor ku ajo u lind, u rrit dhe punoi dhe njiherësh; ka ndikuar literatura pianistike. që ajo studioi me përkushtim në degën e pianos, në shkollën e Mesme "Jordan Misia\” në Tiranë, të cilen e vazhdoi ta studiojë edhe në Akademine e Arteve të Bukura në Tiranë.
Pikërisht në auditoret studentore, ajo hodhi hapat e para krijuese, duke kompozuar disa miniatura pianistike si dhe këngë e ramanca vokale, të cilal janë ekzekutuar në aktivitetet kombëlare të Dekadave të Majit, ose janë regjistruar në studiot e Radiotelevizionit Shqiptar.
Sabria merrte pjesë në aktivitete të ndryshme artistike kombëtare si Festivali i Këngës së Lehtë në RTSH, në Anketat muzikore të Radios, në aktivitetin televiziv \”Mbrëmje e muzikës popullore\”, në festivalet kombëtare të fëmjiëve në Shkodër dhe në takimet kombëtare të Ansambleve Artistike.
Ajo punonte; spontaniteti dhe lirizmi i krijimeve i bënin kompozimet e saj të veçanta. Ajo filloi të kalojë nga miniaturat insrumentale tek pjesët e mëdha si Skerco, Tokato, Valle, etj.
Lindur prej motivesh njerëzore, njenja të thella e të frymëzuara, ato po renditen tani në një album pianistik prej 13 pjesësh. Më të preferuarat e autores. Më të arriturat. Eshtë pikërisht ky album pianistik i kompozitores Sabrie Nushit që vjen në literaturën instrumentale ashtu natyrshëm, më nië tingëllimë bashkohore, me gjuhë të pasur muzikore, me një ngjyrë kombëtare e motive të freskta.
Ky album pianistik shquhet për figurë të qartë muzikore, për frymëmarrje e ekspresivitet artistik, për natyrën e të konceptuarit e të trajtimit të figurës muzikore melo–ritmike, për formën e saj të qartë artistike dhe unitetin e përgjithshëm ideoemocional.
Çdo pjesë instrumentale e albumit është e fiymëzuar, është e ndjerë dhe me plot ngjyrë e ngrohtësi emocionale. Meloditë janë të pasura me zbukurime karakteristike të muzikës popullore. gjë që e bëjnë albumin pianistik më të veçantë, e më tërheqës për instrumentistët tanë.
Ajo vjen me stilin e saj të ndjeshëm tepër depërtues, e plot muzikalitet. sa të duket se çdo pjesë e krijuar është një këngë më vehte. Ndihet në tërësi një poezi në notat e saj krijuese. Dhe kjo sepse ato kanë lindur nga një motiv njerzor, që ka lënë gjurmë në jetën e autores, për t’u rizgjuar në tastieren e pianos me një tingëllim të ri.
E veçantë është pjesa – \”Mësueses sime\”- që i kushtohet të nderuarës Aferdita Tartari: mësueses së saj të parë të pianos. Ishte pikërisht kjo mësuese që për herë të parë vëndosi mbi piano dorën e vogël e të brishtë të Sabries. Aty nxënësja ndjeu se trokitja e notave ishte trokitja e parë në drejtimin, që do të merrte udha e saj artistike. Motivet e rinisë së autores, ndihen edhe në pjesët pianistike – \”Rrugës së fshatit\”, Pastorale.- \”Jehonë bjeshke\”, \”Mall\”, – e të tjera, që janë vërtetë refleksione nga jeta e saj në qytetin e bukur malor të Pukës.
Albumi pianistik i kompozitores Sabrie Nushi është një dhurate për literaturën pianistike
shqiptare.
Prof. Anita Tartari
Artiste e Merituar
Leave a Reply