Ndoc Kolë Mirakaj

Nga: Tomë Mrijaj

Ndoc Kolë Mirakaj lindi në vitin 1919, në vendlindjen e tij Iballë të Pukës, ku dhe kaloi fëmijërinë e vet. Në familje mori një edukatë të shëndoshë atdhetare dhe kulturdashëse. Familja duke parë talentin dhe prirjet e djalit të vogël Ndoc, e dërgojnë në qytetin e kulturës së lashtë e bashkohore asokohe në Shkodër, për të vijuar shkollën fillore dhe më pas ato të mesmet në të njëjtin qytet. Në gjimazin e famshëm të qytetit veriperendimor përfundon studimet e shkollës së mesme, duke spikat me rezultatet të larta në mësime.
Prirja e tij për shkencat ekzakte dhe posaçërisht per fushën e inxhinerisë, bën që adolishenti pukjan Ndoc Mirakaj, të nisej për studime të larta universitare në Universitetin e Torinos në Itali, në degën e Inxhinjerisë Politeknike, të cilin e mori me shumë pasion.
Gjatë kohës së pushimeve verore, ai kthehet në qytetin e dashur të tij Shkodër, ku takohet me miqtë dhe shokët e vet. Sporti ishte një hob i tij. Me not në ujërat e qeta të liqenit të Shkodrës, ujërat e ftohta të lumit Kir dhe lumit fushor Buna ushtron sportin e bukur të notit. Futbolli që për herë të parë filloi të luhet në lagjet dhe rrugicat e qytetit të Shkodrës qysh prej vitit 1905 e tërheq shumë dhe luan gjatë gjithë kohës që kishte orë të lira, duke u zbavitur me shokët e shkollës dhe bashkëmoshatarët e tjerë shkodranë. Shpesh ai vraponte me një grup shokësh, sepse i pëlqente shumë atletika, duke përshkuar me vrap qytetin dhe periferinë e saj. Ai kishte një trup sportive dhe gëzonte shëndet të plotë.

Stina e verës dhe të papriturat

Për Ndocin sikurse edhe për shumë të rinjë shkodranë dhe pukjanë filluan të papriturat, që vinin nga partizanët, që gënjenin me propagandë komuniste popullin shqiptarë. Ndoci e dinte shumë mirë se kush ishin komunistët, mbasi në Itali kishte lexuar përmes mediave krimet që bolshevikët e Rusisë kishin filluar të bënin mbi kundërshtarët politik të rregjimit komunist. Ai bisedonte me shokët e vet dhe këto ide kundërkomuniste i shprehte hapur në publik, takime me miqtë e tjerë në Veri e Jug të Shqipërisë.
Komunizmi kjo murtajë e keqe e popujve demokratik, kishte filluar të shtrinte tentakulat kanceroze tek njerezit me nivel të ulët kulturore dhe shtresa e varfër e popullit shqiptar, të cilët filluan të bëhen vegla çorre të propagandës së diktaturës së proletariatit. Vetë fjala diktatura e proletariatit, nuk kuptohej sa duhej nga një pjesë e mirë e popullsisë në disa zona të Shqipërisë së Veriut, ndërsa në Jug të saj kjo ideologji pothuajse ishte bërë sunduese dhe përkrahej.
Partizanët kishin mundur përmes luftës civile, traktateve ose fletërrufeve luftënxitëse të ekspozuar në murë në lagjet dhe rrugicat e qyteteve të Shqipërisë, përmes shtypit të tyre mashtrues "Zëri i Popullit" (1942), vrasjeve, propagandës së shfrenuar dhe denigruese shpifëse ndaj kundërshtarëve politikë në Shqipëri, të gjenin një shtrat të përshtatshëm për mbështetjen e tyre.
 
Komandantët e tyre partizanë, vinin nga familjet me karakter të dobët. Një pjesë e fëmijëve të tyre shpesh kishin berë krime, vjedhje, grabitje me armë ndaj qytetarëve, ndiqeshin nga policia para ardhjes së komunistëve në pushtet, ishin tashmë udheheqës në krime të reja si njerëz të hurit dhe litarit (atentator) ushqenin tek ushtarët e tyre partizanë urretjen dhe zemërimin ndaj Veriut të Shqipërisë, ku komunizmi gjeti rezistecën e vendosur me armë në dorë (prej forcave atdhetare nacionaliste), që asnjëherë nuk u pajtuan me rregjimin e ri komunist, që lindi përmes gjakut, u ushqye me gjak dhe u mbajt me gjak martirësh të pafajshëm për 50 vjet.
Në Shqipëri kishte filluar të nuhatej nga largpamësit era e keqe e bolshevizmit komunist, që nga stepet e Siberisë kishte filluar të përhapej si kancer në pjesën më të madhe në Kosovë e Shqipëri. Qeveria e atyre ditëve për të ndalur këtë murtajë shfarosëse e ngarkon të riun plot enërgji e të palodhur Ndoc Mirakajn në krye të lëvizjes kundërkomuniste, një organizatë kjo që kishte si objekt shkatërrimin e qerdheve komuniste në Kosovë, si atyre serbe dhe shqiptare. Ndoci posedonte gjithë përgatitjen e duhur për këtë detyrë të vështirë, shumë speciale dhe tepër të rrezikshme njëkohsisht.
Në vitin 1942 Ndoci filloi punën si udhëheqës i lëvizjes kundërkomuniste në Pejë dhe shumë qytete të tjera të Kosovës, i ndihmuar nga shumë vendas dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga Shqipëria. Oratoria e tij dhe bindja e patundur në fitoren kundër komunizmit bën që në gjirin e kësaj organizate të bëjnë pjesë shumë antarë të rinj nga Kosova, duke e zgjeruar shumë aktivitetin e vet.
Duke qene i vetdijshëm se kush ishte idelogjia dhe zbatuesit e diktaturës komuniste që kërkonin ta vendosnin në të gjithë Europën dhe shenjat e saj po shfaqeshin edhe në Kosovë e Shqipëri, për të mos i dhënë kohë e mundësi organizimit të celulave komuniste, që ishin gangrenë e shoqërisë shqiptare, mori masa dhe veproi më ashpërsinë më të madhe. Komunistët ia kishin frikën dhe disa herë kishin organizuar grupet terroriste për të bërë atentat dhe eliminuar fizikisht Ndoc Mirakajn. Emir i tij ishte bërë shumë i njohur në të gjithë Kosovën dhe Serbinë.
Në fund të vitit 1944 me ftesë të udhëheqësve të atyre ditëve ishte kthyer në Shkodër, mbasi njësitet guerrile komuniste kishin depërtuar edhe në këtë qytet. Duhet menduar goditja e tyre dhe eleminuar qysh në embrion. Por komunistët shpesh hidhnin gurin dhe fshehnin dorën. Ata bënin atentate në mes të ditës dhe zhdukeshin në errësirën e natës, duke u strehuar shpesh edhe nga ato pak familje që përkrahnin lëvizjen komuniste në Shkodër dhe Shqipëri.
Rruga konfrontuese me armë në dorë ndaj partizanëve kishte kohë që kishte filluar. Ishin pikërisht çetat partizane që organizonin vrasjet e antarëve të organizatave nacionaliste shqiptare dhe në fletushkat e propagandës së tyre thuhej, se këto krime janë bërë nga ballistët dhe legalistët që ishin edhe njerëzit e Ndoc Mirakës.

Arratisja nga kazermat e Malit të Zi

Një mbrëmje papritur në rrugët e Shkodrës ishte kapur Ndoci nga komunistët dhe meqenëse ky kishte kryer shumë akte në Kosovë me një grup shokësh e kthejnë në Mal të Zi, që shteti jugosllav ta dënoj, për masat ndeshkuese që kishte bërë ndaj komunistëve në at vend. Kështu në Titograd (sot Podgoricë) i futën të gjithë të arrestuarit në një kazermë të madhe, për të pritur një urdhër të ri nga eprorët që kishin dhënë urdhër për arrestimin e tyre.
Ndoci i zgjuar e kishte nuhatur rrezikun, që po i trokiste atij dhe shokëve të vet të arrestuar. Ai filloi të bëj një plan për arratisje. Çdo moment studionte me vëmendje vendin dhe mendoi se muri rrethues mund të kapercehej pa problem nga të gjithë shokët e tij të ri në moshë.
Ishte një natë e errët pa hënë dhe dritë. Ndoci me qetësi i kërkon rojeve të kazermës për të dalë për të kryer nevojat përsonale. Ashtu i lidhur me pranga të vjetra sikurse ishte u shoqërua nga rojet, merr turr dhe me një kërcim prej kaprolli kapërcen lartësinë e murit. Të gjithë shtangen në vend nga habia dhe rojet nuk u besojnë syve të tyre. I arrestuari me aq mund e sakrifica u kishte shpëtuar sa hap e mbyll sytë. Ata të gjindosur se gjahu i tyre i shtrenjtë u kishte ikur nga duart ulërijnë si të çmendur. Menjëherë rojët mbushin armët dhe fillojnë të qëllojnë në mur, por tashmë Ndoci u kishte lënë hijen dhe ishte futur me shpëjtësi falë errësirës pus të zi, në pyllin e dendur.
Prej Podgoricës, i porsaarratisuri Ndoc Mirakaj drejtohet menjëherë për në katundin Kastrat të Malësisë së Madhe, ku gjen strehim dhe mikpritje tek miku besnik i tij i ngushtë Gjon Martini, një mik i shtrenjtë i familjes Mirakaj të Iballës së Pukës. Gjon Martini tek e sheh ashtu të lodhur por buzagaz menjëherë ia liron duart nga prangat i jep ushqim, veshmbathje dhe armë dhe sipas dëshirës së Ndocit e përcjellë deri në qytetin e Shkodrës. Aty ai vihet në kontakt me kunatin e vet Ndoc Ejllin.
Forcat e Sigurimit të shtetit në qytetin e Shkodrës lajmërohen nga ish – jugosllavët se i arrestuari Ndoc Mirakaj ka mundur të largohet me shpejtësi nga kazerma ku ishte vendosur dhe priste të gjykohej me dënim kapital. Kalecat e sigurimit menjëherë vihen në lëvizje për të futur në dorë edhe një herë të arratisurin guximtar Ndoc Mirakajn.

Vetëvrasja për të mos rënë në dorë të komunistëve

Miku i tij Ndoc Ejlli e kupton rrezikun që e priste dhe vetë me Ndocin shkojnë në katundin Bardhaj disa kilometra larg qytetit. Sigurimi vëzhgonte të gjithë të afërmit ose miqtë e Mirakajve që gjendeshin në Shkodër, ku përmes tyre të mund të binte në gjurmët e të arratisurit Ndoc Mirakaj. Ndoc Ejlli, duke e ditur se e kishte ai radhën të arrestohet nga forcat e ndjekjes komuniste, la gjithçka dhe largohet drejt katundit Bardhaj ku takohet me shokun dhe mikun e vet Ndoc Mirakajn.
Këtu dy Ndocat takohen me Shtjefen Geg Gjuren prej katundit Berishë të Pukës, i cili i tërheq që të dy bashkë dhe i çon në katundin Berishë ku kalojnë disa muaj në qetësi larg vëmendjes së forcave të ndjekjes së Sigurimit komunist.
Në mbarim të vitit 1945, Ndoc Mirakaj, bashkohet me axhën e vet Pashuk Bibë Mirakajn e të tjerë luftarë të lirisë nga treva e Pukës. Këtu ai fillon të tregojë aftësitë e tij duke i dhënë një drejtim të shëndoshë luftës kundërkomuniste në Pukë, ku Pashukut i jepet mundësia më e madhe për t’u ndërlidhur me çetat e maleve, që udhëheqëshin asokohe nga komandanti i të gjithë forcave kundërkomuniste në Shqipërinë e Veriut  he Kosovë nga Kapidan Dr. Mark Gjomarku. 
Tashmë Pashuk Bibë Mirakaj ndërlidhet shpesh herë me forcat kundërkomuniste, që vepronin në pyjet dhe malet e Shqipërisë së Veriut dhe në veçanti në Malësi të Madhe, Lumë, Mirditë, Kosovë, ku forcat e shumta vullnetare të lirisë drejtoheshin nga i vëllai i Pashukut Pal Bibë Mirakaj.
Vendtakimi nga të dy anët e kufirit Kosovë – Shqipëri ishte Mali i Pashtrikut (afër Prizrenit), ku Pashuku e njihte shumë mirë këtë terren. Dhe këtu ata takoheshin me udhëheqësit e çetave nacionaliste, si liderët patriotë: Muharrem Bajraktari i Lumës, Profesor Ymer Berishën, Ndue Përlleshin, Ukë Sadikun, Marije Shllakun e shumë të tjerë. Në rend të ditës ishte analiza e situatës në Shqipëri e Kosovë nën rregjimet komunisto – sllave si dhe masat që duhen marrë për përmbysjen e komunizmit në vendet respektive. Gjithë situata shqetësuese asokohe dhe levizjet e komunisteve, përmes lajmëtarëve dhe ndërlidhësve të çetave i dërgoheshin strategut të çetave nacionaliste patriotit kryekomandantit të përgjithshëm kundërkomunist Dr. Mark Gjomarku, i cili jepte orientimet e duhura largpamëse në luftën kundër komunizmit.
Mbas vrasjes së Pashkuk Bibë Mirakajt në vitin 1946, komanda ose drejtimi i çetës kundërkomuniste i kalon Ndocit, i cili, menjëherë shfaq zotësinë dhe aftësinë e tij vepruese në terren. Aktiviteti i tij zgjat 5 vjet deri më 29 gusht të vitit 1949, ku në Boset të Pukës bie heroikisht me bashkëluftëtarët e tij Ndue Përlleshin dhe Ndue Fushën në përpjekje me armë në dorë kundër forcave komuniste.
Ai lufton heroikisht dhe ballë për ballë me forcat e ndjekjes së sigurimit. Ndonëse nuk kishte shumë fishekë, vijon të luftojë duke i shpenzuar granatat dhe fishekët në ballë të partizanëve si një shenjestar i mirë dhe plumbin e fundit, për të mos rënë në dorë të partizanëve e shpraz mbi trupin e tij…

Pavdeksia

Me vrasjen e Ndocit, familja Mirakaj humbi një ndër bijtë me të shtrenjtë të saj, krahina e Pukës dhe qendresa kundërkomuniste humbi prijësin energjik, që kishte vizion dhe cilësi të rralla udhëheqëse. Në këtë kohë komanda e forcave që ende vepronin në krahinën e Pukës, Nikaj – Mertur dhe Tropojë kalon tek Pal Mirakaj, i cili, udhëhoqi këto forca deri në vitin 1951, ku mbas këshillave dhe kontakteve që kishte me të vëllain Kolë Bibë Mirakajn në Romë të Italisë, me anë të radio – transmetueses të drejtuar nga nacionalisti Kolë Çuni, Pali me ata luftatarë që kishin mbetë kaloi në ish – Jugosllavi. Këtu përfundon rezistenca e armatosur në këto krahina.
Ndoc Mirakaj, ishte pinjolli trim i malësorit të trashëguar të një rrace të fortë ndër shekuj, që gjithnjë ushqeu dhe ruajti traditat e kombit edhe kur një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve në rrethana të ndryshme i sollën shpinën Atdheut, duke mohuar traditat, gjuhë e kanunin, mbeti besnik i fesë së të parëve dhe traditave më të mira të kombit tonë, duke i mbrojtur me gjakun e vet të pastër.
Ai si një vigan nën hijën e flamurit kuq e zi (që e mbante gjithnjë në gji) dha jetën si martir i lirisë nga zgjedha e komunistëve barbarë. Me atë instiktin e kjartë e të kulluar të malësorit aktiv Ndoci, si largpamës arriti të kuptoj e dalloj në një çast shumë delikat të jetës politike në Shqipëri, rrugën e përshtatshme për të mbrojtur me jetën e vet interest e larta të kombit tonë. Si djalë i mprehtë nga mendja, me një kulturë të pasur e të thellë, ishte edukuar dhe brumosur me parime të shëndoshta nga ambienti ku kishte lindur dhe rritur, me një karakter të vendosur vazhdoj rrugën e drejtë pa u tërhequr asnjëherë deri sa kaloi në amshim.
Edukata dhe parimet shoqërore, që kishte trashëguar brez mbas brezi, prej gjyshërve dhe stërgjyshëve, ishin për Ndocin një garanci e plotë për të parë larg dhe kjartë dhe kështu ai ndjeku udhën që historia do ta kujtoj përherë me respekt.  Emri i tij është i shkruar sot me germa dhe ngjyrën e gjakut të vet të pastër, që u vetëfliju për vendosjen e lirisë dhe demokracisë ne vendin e tij. Ai me shokë nuk ka vdekur, se dëshmorët që mbesin besnik të idealit, ndërrojnë jetë por nuk vdesin.Profesorët Ernest Koliqi dhe Prof. Luk Çuni, të cilët kanë emigruar prej shumë vitësh në Itali dhe Australi, kanë shkruar plot ndjenja poezi kushtuar trimit Ndoc Mirakaj, të cilat po i botojmë për lexuesit shqiptarë:

Kanga e Ndoc Mirakës

Prof. Ernest Koliqi
Nga Zoti u vndue mbi rrmore t’ashpra fisi,
paranoj e Prendimit,
dhe rriba e asnji thellimit
rrokull motive s’mujti t’a trondisi.
Vetuen ktu pari e u shemen
t’madhnueshëm Perandorë e t’rrebt Sulltana,
q’ai njofti sa për emën,
mbret tu’ e ndi veten mbi shkambij vigana.
Struk’ n’kulla vetmitare përmbi maje,
buz’ votre shpesh lodhë unit,
ky n’besë i ndei Kanunit
t’stërgjyshave bujarë e s’u ba raje.
Dhe n’shtrëngesa vobsije,
nonse vesh’ n’zhele e mbath’ me t’grisme opanga,
bukën e that me shije
ngrante e i lulzonte n’gojë e gzueshme kanga.
Bylmet prej Perendis, lirija rrnesën
i a melmente edhe gjellën:
breznit n’kët shije u kndellen,
shqip Zotit tue i a sjell’ lutën e shpresën.
Bylmet të pamazitun,
Ate të dhënvet, n’skuta t’çarranikut
e mshefte m’i a gatitun
sofren zotnisht, kur n’der’ trokitte, mikut.
Gjallesën e pa vesk n’kto karpa t’shkreta
kush m’i a lakmue pat mujtun?
Kujt i shkoi n’mend me shujtun
nji fis t’harruem ngujue n’gojdhana t’veta?
E t’patënzonvet frota
qi këlthet: – Epu tmira e kam skamnorit!
ma t’vobtit fis qi bota
njef, der bylmetin ruejt’ për miq i a mori.
Frota e furishme qi frymzon Moskovi
deshti me zhbi n’kto rrmore
doke kanu therore
mbru n’magje qytetnije qi përftovi
Prendimi, se t’pashueshme
hetonte nën vobsi lidhnit jetike
brez n’brez të trashigueshme
Q’e ban’ Shqipnin Europ’s me i ndejt besnike.
Terbue për ploje elternat vu nën themra,
me gjak shou n’votra zjarmin,
tu’ u rrek’ me lnduemun tharmin
e qytetnis s’Prendimit, thadrue n’zemra.
E fisi u mek. N’malsinat
tuj u fikë e qindresës vinte flaka;
kur shungulluen heshtinat
n’nji kushtrim lartushtues. Ish Ndoc Miraka.
Kreshnik i ri, Ti u shfaqe n’megje t’vjetër,
Flakrove ndër sulmine
E doke e trashigime
N’gjak shugurove e u dhae nji shndritje tjetër.
Mbi t’përgjakunat troje
kundra të trentvet dejun n’jerme t’hueja
dole i Shqipnis muroje,
tue çuditun dh’anmiqt me vepra t’hueja.
E vrik rrodhen curril me t’reja hove
t’vleres së moçme gurrat:
për pris Ty t’zgjodhne burrat
dh’epopen e Gjomarkajvet vazhdove.
N’cep të lavdis u ngjite;
jo veç dishmove se je rod’ drangonit
por’ dhe sa rreze drite
lshon nji pinjuell qi rritet n’frym’ t’zakonit.
Egersin gjakatare e t’mnis tërbimin
vlagu i yt i përballi
me at vërtyt n’shpirt qi t’kalli
prindi tue t’msuem urtin e vetmohimin.
As t’i sodumi shkolla,
ato n’qum’sht t’nanës thith’ shkase bujare,
me shllimet e stërholla
Qi nxisin me përbuz’ vetit shqiptare.
E rae deshmuer për komb: veç prap mbi shpate
trimnija e jote e madhe
vezullon ndër aradhe
t’djelmvet qi rrane n’luft mbas thirrjes s’ate;
njashtu, Ndoc, si mbas majesh
n’farfuri t’vet prendon prej mbramjet dielli
arin mbi gjeth lisnajesh
tu’ e resh’ der’ von’ të pavenitun n’qielli.
O Flije e bardhë, amshue ndër kang’ lahute,
zbutim nga Zoti i Epër
n’kob qi na lodhi tepër
lyp se ç’mos kush ndëgjohesh n’ahte lute,
msa t’fisit motra e nana,
o i votrave dalzot’s nder gulma t’tmerit,
derdhin lot ke murana
qi t’mblon, tue sjellun m’nji dafina nderit.
vetëm Arbnor’t per Ty mos t’qajnë e Arbnoret:
t’vajtoj me lot për faqe,
dh’Europa, zoj’ harraqe,
qi s’din sa t’forta i ka n’Shqipni llogoret:
pse, Ndoc, kjo flija e jote
desht, me gojdhana t’ona, t’ruej dh’at keze
qytenije hirplote
q’i xhixhllon n’ball Europ’s plot dritë e rreze.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Nga Prof. Ernest Koliqi