Ndrec Mustafa

Ndrec Mustafa, që në shkollen Pedagogjike spikat si një talent me perspektivë në fushen e krijimit dhe të interpretimit.Në moshen 14 vjeçare prezantohet si krijues, duke botuar poezit e para.Në karrierën e tij është i njohur si mesues, këngëtar, valltar. Pjesmarrës në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër dhe Berat. Që në vitin 1959, 50 vjet më parë inetrpreton në Mbrëmjen Shqiptaro-Sovjetike ne Teatrin Kombëtar. Është autor i shtatë vëllimeve poetike.

\"\"
 
Pas zhvillimit të proçeseve demokratike Ndrec Mustafa  performon me recitimet e tij, jo vetëm ne Shqiperi, por dhe jasht saj, si në Kosovë, Maqedoni, Zvicer, Londer, Miçigam të SHBA-së etjPoezia e  N. Mustafes eshte emocionante, e thjeshtë, lirike dhe epike, e lexueshme dhe e recitueshme. Por ajo edhe mund të kompozohet bukur si tekst muzikor. Ndreca veç poezive për vendlindjen, per heronjët kombëtar, për personalitete e njohura të këtj vendi shkruan me dashuri dhe për kolegët e tij artistë: Ndue Shytit, Gjon Currit, Riza Hoxhes, Sabrije Nushit, Frrok Haxhisë, Tom Nikollës, dhe sopranes së Madhe Mariana Leka.
Krijimtaria e Ndrec Mustafes u bë shumë e njohur dhe emocionante nga interpretimet profesionale e të fuqishme në Tiranë e në Kosovë, nga mjeshtri i madh i skenës, artisti i Popullit Reshat Arbana. Jeta me baticat dhe zbaticat e saj, me gëzimet dhe hidherimet e saj, e kaliti, e forcoj dhe e persosi portretin e artistit Ndrec Mustafa.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*