Ngritja e Flamurit Kombëtar në Kimez.

Nga: Donat Kurti

Me 25 Prill 1911, diten e Zojës Nuncjatë, bahet nji mble¬dhje në shej tu Kisha e Fandit. Marrin pjesë 27 perfaqsuesa të ndryshem, nder të cillët edhe bajraktarët e Mirditës e të Thkellës, ai i Shalës, i Toplanës, i Berishës e i Iballes.

Mbledhjen e kryeson Dr. Torenc Toçi, i cilli, mbasi pat marrë flamujt e punuem në Cetinë, pat hi në Shqypni e, tuj u pershkue katund në katund shkoi tuj njallë ndiesit komtare e dishirin per liri, e mrrijti me perkrahje të fortë të bajraktarit t’Oroshit, Preng Marka Prengës, me formue opinjonin per proklamim të nji Qeveris së Perkohshme.

Bahet nji akt e nenshkruhet prej të gjithve, e çpallet tu Kisha e Fandit Qeverija e Perkohshme e Shqypnis me kryetar Dr. Torenc Toçin.

Flamuri i ynë valvitte i lirshem, i mprojtun prej burrave të lidhun besa• besa rreth tij.


Pamje e dhomes ku u zhvillua mbledhja e Kimzës

Qeverija shkoi e xu vend në Kimezë. Prej ktej organizoi nji të msyme kundra Qeveris së Turkut në Lezhe, e mujt me 3 Qershuer me e ngrehë per pak kohë flamurin në gjytetin, qi ndryn eshtnat e Skanderbegut.

Marë nga HYLLI i DRITËS, nëntor 1937, nr. 11, fq. 520.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*