Nikoll CARA

\"\"

Nderim per një artist popullor

(Shkrim perkujtimor per Artistin Nikoll Cara. Nga: Gjovalin Dushaj)

Ishte me të vertetë një djale i thjeshte, me plot humor, dhe, kryesorja, çka e beri te njihej prej qindra mijera deg¬juesve ishte zeri i tij melodioz, intonimi teper i sakte muzikor dhe vokal i i tij i pa krahasueshem jeta e tij artistike prej mese 20 vjetësh ne skene si amator nuk e pengoi ate ne punen e tij si shofer pro¬fesionist ne per ndermarrjet e ndryshme te rrethit te Pukes.

\"\"

Nikolla me Gjovalin Nikollen.

Shume udhetare provuan nga afer ne kabinen e kamionitte tij, ate zë te bukur sa ndofta po të mos e shikoje per nje çast, veshtire te kuptoje nese ishte nje kasetë apo nje kenge e transmetuar ne radio. Sa herë në jetën e tij i thane: Te lumte goja-me të vertetë na kenaqe! Po keshtu spikerat, që paten fatin ta prezan¬tojnë , moren me vete pas kuintave duar¬trokitjet e spektatoreve, që ate njeri e donin aq shume. Artist është nje fjale e madhe, por me duket se perdoret me vend kur permend emrin e tij. Nuk mund te mendohet nje aktivitet në rreth dhe jashte tij, që të perfaqësohej pa zerin e tij qoftë në muziken e lehte qofte edhe në atë popullore dhe folklorike.

\"\"
Nikolla me femijet, gruan dhe djalin e motres.

Ne repertori n e tij tashme kane zenë vend edhe shume kenge që transmeto¬hen shpesh, ato ndofta duan kohe per ti permendur, por me mire se kushdo tjeter populli i njeh dhe i kendon kenget e tij. Duetet epike dhe Iirike ishin ne kar¬akterin e tij si kengetar, por edhe këngët solo, i kendonte me mjaft mjeshteri, sa specialistët e muzikes e quanin talent te lindur, tamam ashtu siç ishte. Dhe me te drejtë skena pukiane e ndjen mungesën e tij. E kush nuk e njohu artistin kengëtarin, dhe shoferin profesionist Nikollë Cara. Ai para pak kohesh vdiq aksidentalisht, duke i thëne njëherë e pergjithmonë lamtumire skenës, 4 femijeve si, dhe familjes, shokeve dhe miqve te tij, që përta mbetet i paharrar.

\"\"

Portret Artisti

Nikoll Cara, lindi në shtator 1957 në fshatin Dom të Pukës. Që në klasën e parë bie në sy talenti i tij i spikatur për muzikën, veçanërisht si këngëtar. Zëri i tij tepër i ëmbël ishte mjaft i pasur me trile (vibrato) dhe përballonte  të gjitha tonalitetet. Që në këto vite bëhet pjesë jo vetëm e grupit të shkollës, por edhe të zonës së Gjegjanit. Artisti i Popullit Ndue Shyti dhe Artisti i Merituar Frrok Haxhia shihnin tek Nikoll Cara një potencial të këngës popullore dhe te muzikës së lehtë, që rritej e konsolidohej dita-ditës. E ashtu dor për dorë me ta sëbashku edhe shumë artistë e artiste të tjera pukjanë, u rrit me këngën pa iu ndarë skenës deri atë ditë të dhimbjes së madhe, të 7 qershorit 1995.

Veprimtaria e tij artistike, ndonëse me sakrifica të mëdha, ishte mjaft e pasur dhe e larmishme. Ai ishte i pranishem që nga skenat e ndërmarrjeve e të kooperativave bujqësore, të Pallatit të kulturës në Fush-Arrës dhe në Pukë. Në ansamblin dhe grupin e Pukës për Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, në Festivale të Klasës Punëtore dhe Festivalet Kombëtar të Zërave të Rinj në Elbasan e Duurës, në vitin 1984, në Maratonën e Këngës së Përpunuar në R.T.Sh., në nëntor 1990 e deri në koncertet e dhëna për rreth 6 muaj në mes të shqiptarëve të Maqedonisë, në vitin 1993.

\"\"

Bashkpunimi në skenë për disa vite me artistë të mirënjohur të Pukës si Vitore Rusha, Mejreme Xaja, Zoje Pali, Davë Gjergji etj ia shtojnë vlerat artistit të skenës pukjane. Të pa harrueshme mbetet e kujtohet dyshja e papërsëritshme Nikoll Cara-Gjovalin Nikolli dhe treshja e njohur si shokë dhe artistë Cara-Nikolli-Dushaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*