Nikollë Mazreku

Shkollimin fillor e kreu në Kolegjin Saverian. Në vitin 1932 shkon në Romë, për me vazhdue studimet në teologji. Në vitin 1940, caktohet zëvendës famullitar në Tiranë. Këtu, në 1941, boton broshurën "Skandali Cordignano" e cila u konsiderua si thirrje për kryengritje kundër pushtimit italian. Për këtë, në prill të 1942, dërgohet në dioqezën e Sapës, në fshatin Kryezi.

Arrestohet më 2 maj të vitit 1946. Dënohet me pesë vjet burg. Nga burgu internohet në Tepelenë (1951). Mandej në Çorovodë, Berat e Lushnjë.

Lirohet më 1956 dhe shkon famullitar në Laç-Va Dejë. Më 1959, nga Vau i Dejës e internojnë edhe shtatë vjet të tjera në Lushnje. Lirohet në 1966 dhe dërgohet si punëtor krahu në fabrikën e tullave në Renc, Shkodër. Atje u arrestue dhe u dënue me 20 vjet të tjera burg. Vdiq pasi kishte pa kthimin e lirisë fetare në Shqipëri.

Ndër veprat më të mira të autorit përmendim poemat "Dukla", "Sapjana", "Kangë për Gjergj Kastriotin".Kurse nga proza veçojmë vëllimet "Me flamujtë e Kastriotëve" dhe "Te lisi i thám". Disa janë botuem vitet e fundit nga Hylli i Dritës nën kujdesin e Atë Zef Pllumit. Ka shkrue duke përdorë thuejse gjithmonë pseudonimin Nikë Barcolla.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*