Një përkujtim historik

(Huazuar nga libri: "një kullë në histori" të autorit M. Mesuli.)
Banorët e Komunës së Gjegjanit (rrethi Pukë), me 27 prill 2006 kremtuan një datë të shënuar nga historia e Pavarësisë, 95-vjetorin e \”Qeverisë së Përkohshme të Kimzës\”. Ishte hera e parë që përkujtohej një ngjarje e tillë, e lënë në harresë prej gjysmë shekulli. Kishte qenë nisma e lavdërueshme e Kryetarit të Komunës, zotit Mark Mesuli për ta rivlerësuar këtë ngjarje, nisur dhe nga publikimet e viteve të fundit si një artikull i studiuesit të njohur Aurel Plasari në një të përditshme (Gazeta \”55\”, 10 shkurt 2002), shoqëruar dhe me dokumentet përkatëse të kohës, nxjerrë nga arkivat.

Disa muaj më parë se të organizohej ceremonia përkujtimore, Kryetari i Komunës, ndërmori takime dhe kërkoi bashkëpunim më Akademinë e Shkencave, Institutin e Historisë, studiues të tjerë, si dhe hartoi programin e ditës që do të përkujtohej, i cili u miratua dhe në këshillin e Komunës.
Fillimisht u bë pritja e të ftuaNe në zyrat e Komunës, pastaj u bë nisja e organizuar për në fshatin Kimëz, ku do të zbulohej pllaka përkujtimore në kullën monument të atdhetarit rilindës Zef Ndoj, aty ku me 27 prill 1911 qe shpallur \”Qeveria e Përkohshme e Kimzës\”.

Të ardhurit u pritën nga pasardhësit e të \”zotit të shtëpisë\” dhe të atdhetarëve të tjerë mirditas, pjesëmarrës të asaj ngjarjeje historike. Të pranishmit i përshëndeti ish-kryetari i komunës së Gjegjanif, Pashk Deda. Pastaj në oborrin e shkollës së Kimzës u organizua sesioni jubilar kushtuar ngjarjes historike. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunës, Mark Mesuli, i cili pasi i falënderoi të pranishmit evokoi përpjekjet e shqiptarëve për shpalijen e Pavarësisë dhe në mënyrë të veçantë atë të mirditorëve për ngri~en e flamurit shqiptar pas 500 vjetësh robërie turke. Vijoi mbajtja e kumtesave nga studiuesit, Pal Nikoll Marku, Xhemal Meçi, Frrok Haxhia, Jaho Brahaj, Pashk Leka.

U bënë përshëndetjet e rastit nga përfaqësuesja e Institutit të -Historisë, Nënprefekti i rrethit Pukë, drejtues bashkish dhe komunash, studiues etj. Më pas nën drejtimin e regjisorit Fran Vukaj u dha një koncert artistik, ku spikati tematika dhe larmia e motiveve folklorike të zonës, sidomos nën interpretimin e nxënësve dhe të rinjve, si një vazhdimësi e traditave edhe në sferën artistike.

Sipas kronikës së "TV Puka", prill 2006.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*