Një verë me Migjenin

Kujtime e shënime nga Lazër Radi

Libri u redaktua dhe u përgatit për botim nga Jozef RadiShtëpia botuese “Liria”, Tiranë 1998, 1000 kopje (fq. 240)

Kujtimet mbi Migjenin, përbëjnë një pjesë mjaft interesante të jetës të autorit. Ai u njoh me të në shkollën verore të Pukës, gjatë verës së vitit 1936. Më pas u intersua për botimin e vepërs së tij “Vargjet e Lira”. Shkroi disa artikuj me rastin e vdekjes së poetit, dhe me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, bëri një tentativë botimi të kujtimeve të tija mbi poetin. Tentativa dështoi, pikërisht për faktin se diktatura e kishte më të lehtë t’ia impononte edhe më tej heshtjen dhe anonimatin autorit. Mbas shumë mundimesh ai mundi ta bëjë më të plotë këtë vepër, i cila doli nga shtypi, pikërisht atë ditë që autori i la lamtumirë jetës…
“… Migjenit i pëlqente të jetonte larg zhurmave dhe thashethemeve të qytetit, të cilat ishin aq në modë në shoqërinë shkodrane në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi. Si natyrë e mbyllur në vetvete, e kisha dëgjuar disa herë ta quante vetminë: “sancta solitudo”, megjithëse në shoqëri e në biseda ai ishte i këndshëm e brilant… Me një buzëqeshje të lehtë, si ta kishte të pikturuar në fytyrë, krejt i çiltër, ai ishte i gatshëm jo vetëm të bisedonte e të bënte debat, por edhe të këndonte, të bënte humor e shaka të holla në ambjente konfidenciale…” l.r.

Marrë nga: www.radiandradi.com

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*