Një vështrim ekonomik i disa toponimeve të zonës Kabash-Puke.

Ky punim ka për qëllim të trajtojë karakterin ekonomik të disa toponimeve të zonës së Kabashit, duke u mbështetur; kryesisht, në ato toponime, që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë, përfshirë bimët e arave, frutikulturën dhe blegtorinë.
Toponimet e kësaj natyre ne i gjejmë në çdo lagje të fshat, ku më pak e ku më shumë, por me interes është shumëllojshmëria e tyre dhe shpërndarja në një përpjestim të përafërt midis fshatrave apo lagjeve. Për saktësinë dhe vjetërsinë e toponimevë duhet vlerësuar dhe fakti, që pavarësisht se shumë prej tyre kanë ndërruar pronar, përsëri kanë ru¬ajtur emërtimin e tyre të parë, duke na nxitur për të zgjidhur çdo enigmë, që ka të bëjë me to.

Toponimet me karakter ekonomik janë të shumtë. Së pari, le të ndalemi te toponimi; lami, të cilin e hasim shpesh. Karakteristikë është shpërndarja dhe vendosja e "lamejve" në vende të ndryshme, thu¬ajse, në mes apo në afërsi të tokave relativisht të mëdha. Të tillë ja¬në: "Lami i Lushajve" në qendër të fshatit, "Lami i Alimetës", "Lami i Demës", në Ngarel, "Podi i Lamit" në Meçe, "Ara e Lamlt" në Buhot, "Lami i Qeve" në Beçme, "Lami i Kuq" etj.

Qendra e lëmit në të gjitha rastet është një vend i sheshtë; me një sipërfaqe, që lëviz nga 0.2 deri 0,5 dynym. Rreth e rrotull këtyre lëmenjve, janë sipërfaqe të shënuara tokash në prodhim apo toka të degra¬duara, që po t’i vështrosh me kujdes, të krijohet bindja, se kanë qenë të punuara dhe kanë dhënë prodhimi bujqësore. Le të marrim disa prej tyre: "Lami i Lushajve" ka zënë një pozicion të tillë, saqë rreth tij janë disa hektarë tokë mjaft pjellore. Vetë sheshi, pra, qendra e lëmit, është pak më i ngritur, si një pikë zotërue ndaj tokave përreth. Kështu dhe te "Lami i Demës" vërejmë se qëndra e tij është në mes të një shpati dhe një lugine me një pjerrtësi mesatare, ku përveç toka¬ve në prodhim edhe sipërfaqet e tjera përrreth të bindin se aty ka qe¬në pika ku grumhulloheshin e shiheshin prodhimet bujqësore. 

Gojëdhëna popullore tregon se aq të bollshme ishin prodhimet në Beçme, saqë kungulli rritej aq sa një njeriu s’mund ta ulte nga ara poshtë në fshat vetëm një të tillë, të futur në kosh.

Pse u quajtën "Iëmë" dhe çfarë toponimesh ishin këto?

Duke qenë se fjala "lëmë", tregon një vend, ku shihen prodhime bujqisore, si gruri, thekra, tërshëra, elbi, meli etj. Kjo gjë provon, se këto lëme të fshatit tonë kanë qenë lëme të shirjes së prodhimeve bujqësore. Tani për tani toponimi lëme na bind se nga ana historike dhe gjuhëso¬re ishin për grurë, thekër, tërshërë, elb, etj., pasi dihet se kultura e mi¬srit filIoi të mbillet në zonën tonë aty nga shekulli i tetëmbëdhjetë.

Shpërndarja e toponimeve "lëmi" thuajse në të gjithë territorrin e fshatit tonë tregon, njëherazi edhe shpërndarjen karakteristike të shtëpive sipas vëIIazërive, afërsisë së gjakut, mundësive të zhvillimit ekono¬mik, etj. Shpesh herë toponimi lidhet me emrin e pronarit të lëmit, që duhet të ketë qenë dhe pronar i tokës përreth. Të tillë janë "Lami i Lu¬shajve" – një ndër vëllazëri të e fisit të Lekës, ku dhe sot shumica e shtëpive janë në afërsi të lëmit, po kështu "Lami i Ali Metës", "Lëmi i Demës" etj.

Ekzistenca e këtyre toponimeve deri në ditët tona tregon se në këto treva ka jetuar e punuar një popull punëtor, i lidhur ngusht me tokën, të cilën e shfrytëzonte sipas mundësive, që i lejonte prapambetja e zhvi¬llimit bujqësor në atë kohë.

Pa¬dyshim, mund të themi se lëmenjtë, emrat e të cilëve erdhën deri në ditët tona, ishin eIemenjtë  varfërisë. Kabashi, ashtu si mbarë populli ynë, nuk epristë të të mirën nga askush tjetër, veçse nga krahët e vet, nga pushka e vet, nga toka e vet. Ndaj edhe. jetën, të ardhshmen gjith¬mone e lidhte me fuqinë e krahut të tij, me grykën e pushkës dhe me ngastrin e tokës.
Dhe kabashasi, ishte i detyruar të kërkonte rrugë dhe mjete për të jetuar, qa të ishte, në radhë të parë, i ndershëm, pa i shtrirë dorën. Ikja nga ndjekjet e të huajve, largimi me shprese diku gjetkë ku do te gjenden toka dhe kushte më të përshtatshme jetese; vëllavras¬jet e kurdisura dhe të nxitura sipas zakoneve të kohës e de¬tyruan kabashasin tië linte vendlindjen, bënë që shumë nga këto lëme të mbeten shkret dhe të sjellin në ditët tona vetëm emrin e tyret si dëshmitarë të përpjekjeve të të parëve tanë për jetesë.

Bindjen se këtu ka jetuar një popull punëtor dhe një fis i vjetër, se këto toponime u përkasin kabashasve, prej të cilëve koha i detyroi disa të largohen, na e forcon edhe fakti, që fisi i Kabashit është i shpërnda¬rë në shumë fshatra të rrethit tonë dhe jashtë tij.

Kjo shpërngulje në masë nga një luginë thuajse e vogël, me sipërfaqe toke të kufizuar, e shton domosdoshmërinë e hulumtimeve me ka¬rakter historik, krahas atyre me karakter ekonomjk, për shtrirjen dhe shpërndarjen e tokave të mbjella duke shtuar edhe bashkëpunimin me shokë sa me kompetentë dhe në drejtim të studimit gjeologjik.

Gjithnjë lidhur me toponimet, që flasin për zhvillimin e bujqësisë, krahas toponimit "lami" gjejmë dhe "Ara e groshës", "Podi i groshës" etj, që ushqejnë mendimin se këtu është kultivuar mirë fasulja, që po¬pulli i këtyre anëve e ka quajtur dhe në shumë raste vazhdon ta quaj groshë. Këtij mendimi i del krah dhe toponimi "Podi i groshës", pra një vend ku grosha , palsi shkuIej, lihej për t’u tharë e pastaj shihej. Si veçori dalluese shohim që këto vende ndodhen në shpate, që dielli i ngroh më shumë dhe i kanë mundësitë e ujitjes, pra, plotësohen dy nga kërkesat kryesore të kulturës së fasules.

Le t’i referohemi një toponimi tjetër, që katë bëjë me përpjekjet për një zhvillim sa më të madh të bujqësisë, për të marrë prodhime du¬ke shfrytëzuar çdo mundësi. E kemi fjalën për "Vijën e Rexhës" pra vijën e ujit të Nërshejit për të ujitur fushën e Blinishtit dhe tokat. e lagjës Krovë. Largësia dhe terreni, ku merrte ujin kjo .vijë, tregojnë këmbënguljen e kabashasve për rritjen e prodhimeve bujqëso.re, në të njejtën kohë, duke na i paraqitur ata si mjeshtër të punimeve bujqësore, të veprave ujitëse, të vijave dhe jazeve. Domosdoshmëria e hapjes së kësaj vije, duke u bashkuar me gojëdhënën popullore dhe me gjurmët e trojeve, të mureve dhe të shenjave të tjera, tregojnë se Fusha e Blinishtit bashkë me lagjen Krovë, kanë qenë shumë më të mëdha se sot, kanë qenë të bashkuara, por shembjet nga sipër dhe shkarjet. nga poshtë:e mbuluan dhe e brejtën një pjesë të mire të kësaj fushe. 

Vija dhe jaze hasim kudo, në të gjithë territorin e fshatit. Kabashasit kanë ngulmuar gjithmonë, që të sjellin në arat e tyre dhe pikën e ujit, sado larg të ketë qenë. Këtë e vërteton dhe fakti se nga të gjithë përrenjtë, që kalojnë nëpër territorin e fshatit, merren disa vija uji, kurse në disa vende duken gjurmë të vijave të vjetra.

Intensifikimi i bujqësisë kërkon nga të gjithë përpjekje për një  aftësim të mëtejshëm në drejtim të studimit ta toponimeve; duke nxjerrë në dritë çdo fshehtësi të së kaluarës, që ruajnë ato.

Një kategori toponimesh, që janë të përhapura në të gjithë fshatin, kanë të bëjnë me zhvillimin e frutikulturës, kryesisht, me gështenjën, arrën dhe manin. Këto toponime i hasim si në Kabash, ashtu dhe në Meçe, Blinisht e Buhot. Të tilla janë: "Pylli Bashkaria" në Qafaliaj, "Kështejat e Bicit" mbi fushë të Shënkollit, "Djajna" mbi Kokaj, "Kë¬shteja e Kolë Boçës" dhe "Mani i Lekës" në fushë të Blinishtit, "Arrat e Dervishit" nën Kunorë të Poshtme, "Arrat e Flluxes" në Vameç, "Arra e Kices" në, Buhot, "Kështejat e Kodërpjeshkës", "Manat e Fushës Shënkolli, "Mani ndër Zaja" në Vameç, "Mani i Gjurës" në Qafaliaj, etj. Ashtu si toponimtt "lami", “podi" apo "vija e ujit", edhe këto toponime kanë domethënien e tyre. Ata na shtojnë ne, brezave të tashëm të Kabashit, bindjen se paraardhësit tanë kanë qenë kultivues të mirë të pemëve frutore. Disa nga këto toponime, duke u shprehur në shumës, si: PyIIa, Bashkaria, Djajna, Kështejat e Bicit etj. vërtetojnë se kemi të bëjmë me bIIoqe pemësh frutore. Edhe vendndodhja e këtyre toponimeve përforcon mendimin e shtrirjes së pemëve në një territor të gjerë, po¬thuajse në të gjithë anët e fshatit. Kështu, duke filluar që nga fshati BlInisht, në Fushë të Blinishtit, në Krovë. Meçe, Kokaj, Buhot dhe në lagjet e fshatit Kabash i gjejmë këto toponime.

Në këto vende ruhen jo vetëm toponimet nga e kaluara, por edhe të vër¬tetat. Në secilin prej tyre, bile dhe në shpate të tjera, në lugina dhe ve¬nde, që nuk kanë toponime të tilla, gjejmë pemë frutore qindvjeçare, si arra, gfshtenja dhe mana. Ato qëndrojnë aty, jo vetëm si prodhuese të fruteve; por edhe si dëshmitarë se dikur përkrah tyre, në një të kaluar jo të largët, gjelbëronin dhe jepnin fruta dhjetra e qindra pemë të tjera si ato.

Aq të vjetra janë ato sa dhe të moshuarit tregojnë se jo vetëm i mbajnë mend, ashtu si janë sot, por edhe gjyshërit e tyre u kanë tre-guar, se po kështu i mbajnë mend, veçse me një ndryshim, se përveç tyre ka pasur edhe të tjera, që u zhdukën dalngadalë.

Frutat; që prodhoheshin nga pemët e kësaj lugine,ishin të përmendu¬ra. Mjafton të kujtojmë ç’thotë populli për kokrrat e gështenjës së Kolë Boçës: "Ato ishin aq të mëdha, sa në pazarin e Gjakovës njihe¬shin se janë kokrrat e gështenjës së Kolë Boçës». Apo shprehja "Kjo gështenjë i paska kokrrat sa të gështenjës së Kolë Boçes në fushë të Blinishtit."
Se me ç’mundime e sakrifica i përballuan jetës kabashasit e viteve të shkuara, këtë mund ta gjejmë te Frang Bardhi, i cili shkruan: "Këta gjind e këta popuj janë sa s’thuhet mundqarë e të dhanun mbas armësh dhe luftarakë, saqë durojnë lehtësisht të ftohtin, akuIlin, vapën, munge¬sat e jetës dhe çdo mundim".

Për të kuptuar që toponimet janë të shumta dhe të shpërndara, por prodhimet nuk kanë qerë në atë masë, sa kabashasi t’u përballonte kër¬kesave të jetës le t’i referohemi përsëri po këtij autori, i cili thotë: "Vendi është i mirë, qet frutje e bar shumë, por venë pak e bukë ma pak".

Jo më pak interes paraqesin edhe toponimet, që kanë të bëjnë me zhvillimin e blegtorisë. Më dendur këto i ndeshim në thellësi të maleve, por në disa raste edhe në afërsi të fshatrave, kryesisht, të këtyre fshatrave që janë afër pyjeve. Toponimet e kësaj natyre përmblidhen në "mrizi",. "stani" dhe në ndojë rast "ksolla".

Duke qenë se fshatrat e zonës sonë, me përjashtim në qendrës Kabash, janë shumë afër pyjeve, duket se nuk është ndier shumë domos¬doshmëria e staneve, pasi kullotën e kanë arritur edhe nga shtëpia.

Ndoshta ka ndikuar edhe nevoja e tokës për pleh dhe nuk kanë mundur që ato pak bagëti t’i largojnë nga loka e bukës.
Po t’u hedhim një vështrim pyjeve, luginave dhe maleve perreth fsha¬tit, do të vërejmë se kemi një numër të konsiderueshëm mrizesh, që ruajnë prej shumë vjetësh emret e tyre. Prej tyre, ndër më të mëdhe¬njtë, që njihen, janë "Mrizi i Fushës së Korit", “Mrizi i Ndërlugjit", "Mri¬si i Ndërshejit", "Mrizi te Pusit", "Mrizi i Ahishtes", "Mrizi i Sumakulit (apo i Gurrave)" në Kunorë, “Mrizi i Fushës së Lugjëve", "Mrizi i AlIamanit," "Mrizi i Paldedajt", etj.

Shpërndarja e këtyre mrizeve lë të kuptohet që kabashasit kanë qenë të dhënë mjaft pas blegtorisë dhe, njëkohësisht, mjeshtër të shfrytëzi¬mit të kullotave. Largësia e mrizeve me njëri-tjetrin është e përafërt dhe në përpjestim të drejtë me kullotat, që ka secili mriz përreth. Duke qenë se mrizet i gjejmë në lartësi të ndryshme, mendojmë, se këto ka¬në lidhje me tufat, që niseshin nga shtëpitë në fshat dhe nga stanet; pasi çdo ditë çobanët, para se të nisin tufën në kullotë, llogorisin kullo¬tën e paradrekës, mrizin dhe kullosën e pasdrekës.

Për mrizet, pra drurët, në hijen e të cilëve kalonin zhegun e ditës bagëtia dhe çohanët, është treguar kurdoherë kujdes i veçantë. Këtë e verteton fakti se mrizet, që përmendëm më lart nuk ruajnë vetëm emrat; por edhe lisat, ahet apo drurët e tjerë, nën të cilët edhe sot mrizojne tufat.

Në të gjitha rastet mrizet janë në vende ku ka ujë, dhe për bagë¬tinë dhe për çobanët. Në shumë raste çobanët e kanë marrë ujin nga përrenjtë apo brrakat afër mrizeve, e kanë kaluar nëpër lugje mes për mes mrizit, duke krijuar mundësi që bagëtia të pinë ujë gjatë kohës së mrizit dhe këtij të fundit duke i dhënë një bukuri të rrallë. Prej këndej e kanë marrë emrin edhe disa mrize, si "Mrizi i Ndërlugjit", "Mrizi i Fushës së Lugjeve", "Mrizi i Gurrave", etj.

Po në këto zona, ku ndeshim mrize, ndeshin edhe stane, si "Stani te Mrizi i AIlamanit", "Ksolla e Imerit, "Stani i Ahmetit" etj. Stanet e zones sone, kanë qenë të vegjël; vetëm të një familjeje; pasi nuk ndeshim kund në grumbull stanesh. Zakonisht, stane ndërtonin familjet, që ishin në gjendje të mirë ekonomike dhe kishin një numër relativisht të madh bagëtish. Sipas shenjave, që janë ruajtur në trojet e staneve të vjetra, mund të mendohet se në përgjithësi stanet kanë qenë të tipit "pojat".

Vendet; ku janë shpërndarë mrizet dhe stanet, terreni, kullotat për rreth, si dhe gojëdhënat popullore forcojnë mendimin, se është mbajtur më shumë dhia…

Studimi i së kaluares paraqet interes, por krahas saj duhet t’i vihe¬mi edhe studimit të zhvillimit tonë aktual. Kjo do të bëjë, që ne t’i bashkërendojmë këto studime.

Botuar në revistën "PUKA DHE SHKOLLA"- sesioni i Parë Shkencor për Toponimet, Kabash, 21 maj 1977.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*