Objekt i rrallë tradicional.

Veshjet tradicionale popullore të trevës së Pukës janë të shumllojshme dhe me zbukurime e qëndisma dhe me stoli  me vlera artistike. Kur nuk visheshin rrobat ceremoniale ruheshin në arkat e punuara me mjeshtëri dhe të zbukuruara me gdhendje me motive ornamentale dhe kultike të lashta.

Edhe Zbukurimet e punuara në argjend dhe me rruza ruheshin ne “kutin e dukmeve”, (quhet “e dukmeve nga emertimi i lashtë i stolive me prejardhje nga folja dukem), të cilat punoheshin nga mjeshtërit vendas. Në shtresa qytetare që në shek. XIX u futen në perdorim kutija të importuara, që i quajnë “peshtaf”, që perdoreshin për ruajtjen e stolive, kurse në zonat malore vazhduan të praktikoheshin dhe të ruheshin kutiat e dukmeve të prodhuara në vend. Në mesin e parë të shekullit XX edhe në zonat malore u perhapen dhe fituan perdorim kutitë e mportuara ose te përgatitura nga mjeshtrit e qyteteve. Kjo është arsyeja ë sot trashëgohen shumë pak kuti dukmesh të prodhuara nga mjeshtrit vendas pukianë, sipas një tradite të trashëguar në vijimsinë e shekujve.


                        a). Pamje Anësore


                                                       b). Pamje Anësore

Kutija e “të dukmeve” që po paraqesim në fotot shoqëruese është një nga të rrallat nga kjo trevë, që ruhet në një koleksion privat.

Përgatiti J. Brahaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*