
Taksisti
Aleks Temali është taksist. Ai prej disa muajsh jeton i vetëm. Divorci nga gruaja qe një fatkeqësi për të. Ai jetoi për gati pesembëdhjetë vjet si një bashkeshort i devotshem dhe baba i lumtur i tre femijeve. Të gjithë e njihnin si një njeri punëtor që perpiqej që çdo gjë të shkonte mirë dhe qetë në familjen e tij, e që asaj të mos i mungonte asgjë.