No Image

Fran dhe Zoje Pali

Për këngën e vallen e bukur të Berishës, punuan e dhanë kontributin e tyre dhe rapsodet e shquar profesioniste Fran Pali e Zoja Pali, njerëz me traditë muzikore të folklorit Berishas e më gjerë. Ata janë të njohur për këngët e meloditë e bukura të këngës Pukjane, jo vetëm në vendlindjen e tyre Berishë, por në Pukë e në shkallë kombëtare.

No Image

Flija

Fli: Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.

No Image

ARSTI (Fushë Arresi)

Katundi Fusha e Arsit shtrihet në dy anët e lumit Fan i Madh me toke sheshore e gjyse sheshore dhe nen vadë, me frutikulturt; si mana, qershija, arra, kumbulla, rrush, molla e dardha. Shtëpijat jane të vendosun mbi kodrina larga njena-tjetres nji pjese, kurse pjesa tjeter jane ne atërsi me njena-tjetrën. Kodrat dhe malet për¬reth jane të mvesh una pjesërisht me shkurre, lisn.aje dhe pisha.

No Image

12 Poezi nga Ndrek Gjini

Shikimi im i etur per drite
u mpiks ne altarin e qiellit.
Rete,
rete kane pushtuar lartesite,
Duke e fshehur ne xhep trupin e diellit.

No Image

Tonin HAXHIA

Ka lindur me 07.04.1964 ne Gjegjan te Pukes, dhe ka banuar ne Fushe-Arrez, ku ka kryer arsimin 8-vjecar. Rrjedh nga nje familje me tradite ne fushen e artit folklorik. Që në moshe te vogel 6-vjecare ka luajtur me cifteli melodi popullore te treves se tij. Per prirjet e metejshme ne fushen e muzikes, vecanerisht ne perdorimin e veglave kordofone. Ka kryer studimet ne Shkollen Artistike ‘’Prenke Jakova’’ në qytetin e Shkodres per klarinete. Ne menyre te vazhdueshme ka debutuar në formacione orkestrale, që nga ato te femijeve ne festivale lokale e kobetare, brenda dhe jashte Shqiperisë.

No Image

Shtëpia turistike e Pal Papushit KRYEZI

Fshati Kryezi afron mundësi zhvillimi. Në vazhdimësi të traditës, Pal Papushi është vizionarë. Alternativën e zhvillimit e shikon edhe tek eko-turizmini. Është puna e tij, që Komuna në bashkpunim me Shoqaten Eko-Turistike Pukë, kanë hedhur idenë e një projekti, që fshati Kryezi të transformohet në fshat turistik, pasi i ka resurset naturore e humane. Një inisiativë dhe punë reale dhe konkrete është “Shtëpia Turistike” e Pal Papushit Kryezi.

No Image

Leter e emigrantit nga Shkoza

Jam larguar nga Shkoza qe ne vitin ‘93 me banim ne Durres, por edhe se jam rritur ne Durres e ditet me te bukura te femirisë i kam kaluar aty, nuk e krahasoi kurrë me vedlindien time, atje në Shkozë me duket ndryshe, njerzit janë me te thjeshtë, kur kalon dikush ne rrugë te pershendet edhe nese nuk te njeh, duke te thenë një fiale te mirë –a u lodhe –a muite, ndersa ne Durres nuk te flet njeri, te gjithë ulin koken kur kalojn e bëin sikur nuk te shohin edhe nese e njeh, edhe nga Durresi ka 6 vite se jam larguar bashk me gjithë familien e tani jetoim ne itali…

No Image

Objekt i rrallë tradicional.

Veshjet tradicionale popullore të trevës së Pukës janë të shumllojshme dhe me zbukurime e qëndisma dhe me stoli me vlera artistike. Kur nuk visheshin rrobat ceremoniale ruheshin në arkat e punuara me mjeshtëri dhe të zbukuruara me gdhendje me motive ornamentale dhe kultike të lashta.

No Image

Festimi i 25 vjetorit të Pavarsisë në Pukë, Nentor 1937.

Me datë 24 dhe 25 të m. v. janë ba stolisjet e shkollës, klasët, korridori dhe fasada e shkollës me blerim. Me rasën e çeljes të festimit, me 25 të m. V., nxansit me mësuesët, bashkë me popullin e autoritetet, kanë shëtitë rrugët e qendrës – Pukë tue këndue kangë patriotike dhe tue brohoritë me flamur.