No Image

Mbi Kanunin e Lek Dukagjinit të praktikuar në Pukë

Puka si krahinë gjeoetnologjike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: Maja e Runës, Thirra, Maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj.

No Image

Ura në kartmonedhen 100 Frangëshe

Një monument kulture nga rrethi i Pukës, që sot nuk ekziston është dhe Ura e Hoxhës, që ishte në Gomsiqen e Poshter. Ura ishte me një hark, e ndertuar e gjitha prej guri. Gojdhana thotë se ajo është ndertuar nga një hoxhë për bamirësi. Tek vendi ku në shekullin e XVII u ndertua kjo urë, më përpara ka qenë një urë druri.

No Image

A botohet letersi Shqipetare në Shqiperi

Është pyetje që është bërë rëndom këto vitet e fundit në rrethet letrare shqiptare, këtej dhe matanë kufirit. E pra, ç’bëhet? Përgjigjia është dhënë gjithmonë nga ata që e kanë bërë vetë pyetjen. Të njëjtën gjë po bëjmë sot edhe ne në këtë shkrim. E vërteta është se në Shqipëri botohen libra, botohet edhe letërsi, bëhen panaire, bëhen promovime, jepen vlerësime për filanin apo filanen, qoftë përmes parathënieve apo pasthënieve, qoftë përmes gazetave, qoftë përmes fjalës së rastit në promovime.

No Image

Puka ime, djepi i artit

Ishte miku im i ngushtë, „Artisti i Popullit“ Reshat Arbana, i cili, duke vlerësuar interpretimet e mia në sfidën „TV Klan“ si dhe në koncertin „Jehona Pukjane 2006“, i propozon skenaristit dhe regjisorit të filmit „Gjallë“ të më marrë në provë për të interpretuar një rol malësori. U paraqita te stafi i filmit, paksa i ndrojtur për vetë faktin se nuk njihja njeri aty. Në takimin e parë me regjisorin Minarolli sikur u çlirova i tëri.

No Image

Shprehje piktorike të artistëve mesdhetarë

U përurua në Romë, në sallonin prestigjioz “Borromini”, në Bibliotekën Vallicelliana, ekspozita e pikturës me artistë të Mesdheut. U përfaqësuan 24 vende, ndër to dhe Shqipëria me piktorin Xhovalin Delia. Delia jeton dhe krijon prej vitesh në Firence. Është autor dhe i “God Bless America”, në qarkullim në librarit e vendit.

No Image

Kanuni i Lek Dukagjinit – Varianti i Pukes

Në lëmë të kërkimeve shkencore mund të vërehen, ndër të tjera, dy rrjedha të kundër¬ta: punë këmbëngulëse e pa zhurmë, në heshtje, ose ana tjetër: zhurmë pa punë: pa prodhuar, shkrime pa dritë, Këto të fundit janë një rrugë rrjedhëse e lehtë; ngritur në plagjiatura, në reklamë; shfrytëzim konjukturash e pozite drejtuese në hulumtime të kësaj natyre, Puna këmbëngulëse e përkushtuar, lëruar në heshtje e për një kohë të gjatë, mund të bëhet e njohur me shumë vonesë; por mbetet e pavdekëshme, ndërsa ajo tjetra për një farë kohe mund të fryhet shumë sa ze edhe dritën e diellit, po shuhet shpejt se është pa gjak të vetin, pa jetë, atë e asgjëson koha.

No Image

GJON GJONI

Gjon Marash Gjoni ose Gjon Shuku, siç jemi mësuar ta thërresim, lindi në fshatin Ukth të Pukës më 20 shtator 1948. Arsimin fillor e ka kryer në Dedaj dhe 7-vjeçar në Qelëz. Pas mbarimit të shkollës së mesme pedagogjike “Shejnaze luka” në Shkodër, ka ushtruar profesionin e mësuesit në fshatrat Kryezi, Mardhnaq, Berishë, Qelëz.

No Image

‘Sindromi i Lolitës’

"Fëmijët, gjithnjë e më shpesh po bëhen viktima të veprimeve dhe mosveprimeve që cenojnë jo vetëm moralin dhe dinjitetin e tyre, por edhe shëndetin fizik dhe psikologjik". Me këtë fjali sensibilizuese, prof. asoc. Vasilika Hysi, na shtyn drejt një leximi dhe reflektimi për librin e Aranita Brahajt, "Pedofilia, krimet seksuale ndaj të miturve", si një punim në shkencat juridike penale.

No Image

Botohet novela e humbur e Gjeçovit

Gjeçovi është një nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar, Shtefjen Gjeçovi është një nga figurat më të shquar të kombit shqiptar. Vetëm pak kohë më parë në Tiranë është zbuluar një fragment nga kryeveprat e tij, një nga novelat e tij të humbur.