No Image

Një udhë drejt banorëve të borës

Kanë një pozim të përbashkët, gratë e Veriut të thellë. Qëndrojnë si rastësisht diku në pritje, teksa shikojnë në pafundësi…. Gruaja, ndoshta 55 vjeçare, as denjon të na hedhë sytë, kur kalojmë atypari. Është e përqendruar e gjitha diku mbështetur në trungun e një peme. Dhe, pllaja e Qerretit, me shtrirjen e saj- ia jep këtë mundësi.

No Image

Intervistë me juristen Aranita Brahaj.

Pedofilia, një problem sa pranë aq edhe larg shoqërisë shqiptare. Larg, për faktinse në vendin tonë edhe pse shifrat tregojnë se ka një numër të madh autorë krimesh seksuale, për të mos llogaritur numrin e viktimave që është tepër i lartë, institucionet përgjegjëse nuk ngrenë zërin.

No Image

Udhëtim për në Berishë

Pak ditë në Shkodër më mjaftuan për të shkruar përgjigjet e vonuara të letrave që kisha marrë dhe për të krijuar një ide se çfarë kishte ndodhur në Evropë. Gjitha.shtu, kontrollova nën¬barkëzat; bythicat dhe gjoksoren e shalës sime, sepse jeta e njQriut mund të varet nga qëndresa e një çifti tokzash, dhe isha gati të nisesha përsëri nëpër viset e egra.

No Image

Flamuri që u ngrit n ë Kimez 1911.

Në kushtrim të Malecorve Dr. Torene Toçi, nji italo-shqy¬ptar idealist plot atdhedashtni, len Italin e del në Mal të Zi në marec të vj. 1911. Sa rrin në Cetinë bjen në bisedë me shqyptarë e lypë t’i ndreqej nji flamur i madh Shqypnijet. Rrok Pulti, qi ishte puntuer i Gjon Gjo’ Kolës, terzis së Knjaz Nikollës, e merr mbi vedi, e e punon at flamur per kater dit.

No Image

Flamuri kombëtar në Qelez më 12 dhjetor 1912

Në nji mndyrë fort ma të madhnueshmelkje lutë të ngre¬hunt e flamurit në Qelzë. Gjindej famullitar Dom Gasper Thaçi. Ky, t’a ndiemun lajmin plot entuzjazem e atdhedashtni bani gabi kryepari e popull e, megjithse ushtritë e serbit i kishte, të thuesh, në frymë, e ngrehi Flamurin e Shqypnisë tu Qela diten e të Paperlyemit të Zojës me 8 Dhetller 1912, para nji popullit të madh.

No Image

NË ULQIN U PROMOVUA LIBRI I STUDIUESIT JAHO BRAHAJ "FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR"

Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Biblioteka e Qytetit Ulqin organizuan të mërkurën e kaluar (25 nentor 2009) në ambientet e kësaj biblioteke promovimin e librit të studiuesit Jaho Brahaj "Flamuri i kombit shqiptar". Për studiuesin Shpëtim Sala, libri "Flamuri i kombit shqiptar" zë një vend nderi "ndër librat që pëbëjnë pasaportën e kombit shqiptar, që kanë të bëjnë me simbolikën tonë kombëtare që përfshijnë flamurin, hymnin e flamurit si dhe dokumentin e shpalljes së pavarësisë".

No Image

Sadik Bajrami

Vitet rrjedhin ashtu siç rrjedh ujë mbi shtratin e lumit. Në këto vite gjen gjurmët e njerëzve, jetën dhe historinë e tyre. Të tilla gjurmë gjen edhe në historinë tonë të re të të mësuarit shqip. Shumë mësues sot thirren veteranë të arsimit, ndonëse me pak shkollë. Mësues të parë pukjanë do të ishin që kishin paktën 5 klasë, që dinin shkrim e këndim, kryenin veprimet aritmetike, sipas programit të miratuar në vitet e para, pas çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashist.

No Image

Beslim Hoxha

Është lindur më 20 prill të vitit 1935 në qytetin e Pukës, në një familje intelektuale e me tradita patriotike e liridashëse. Që në moshë të vogël ëndërronte të bëhej i ditur e këtë dëshirë e realizon me vullnetin për të mësuar sa më shumë në shkollën e vendlindjes, në shkollën e mesme pedagogjike e më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik, në degën gjuhë-letërsi-histori, në Tiranë. Viti 1954 shënon fillimin e punës në arsim si drejtor shkolle në Iballë, detyrë të cilën e kryen deri më 1958.

No Image

Rrustem Nimani

Është lindur më 1935 në fshatin Meçe, në një familje me tradita patriotike. Që në shkollën e Mardhnaqit (Qelëz) me sistem pesë klasësh, me mësuesin shkodran, Zef Përjaku, do të dallohej për talentin e tij në përvetësimin e lëndëve mësimore, që jepeshin ato vite. Pas çlirimit të vendit me kërkesën që bën ai, kryen kursin pedagogjik në Shkodër për mësues. Në vitin 1952 emrohet mësues, po në atë shkollë, ku kishte mbaruar filloren, në Mardhnaq.

No Image

Zef Përjaku

Nga muaji prill i vitit 1934 deri më 1 dhjetor të vitit 1940 kam dhënë mësim në shkollën e Qelëzës. Shkolla ka qenë afër shtëpisë së Cub Prendit. Kjo shkollë ka filluar me u ndërtua që në vitin 1924 nga prifti Dom Gjon Gazulli. Në parantezë, thekson se Gjon Gazu\li qe vrarë nga regjimi i Zogut në mars të vitit 1927 si pjesmarrës në lëvizjen e Pukës e të Dukagjinit.