No Image

Mark Gjergji

Mark Gjergji (1918-1951), mësues dëshmor. Lindun në vitin 1918 në fshatin Qelëz. Këtu mori katër klasë të fillores, dhe, pas¬taj si shumë malësorë të tjerë të varfër, e nisi jetën si bari dhe punoi në disa vende për copën e bukës: punëtor për ndërtimin e rrugës së makinës, hyzmeqar në Kabash, shegert në Shkodër tek një tregtar etj.

No Image

Isuf Grosh Halili

Isuf Groshi radhitet ndër pionierët e parë të arsimit në rrethin e Pukës. Ai u nda nga mjedisi familjar e shoqëror, që aq shumë e deshën, në një moshë të re, kur mund të kontribuonte më shumë në sektorin e arsimit, si mësues, edukator e drejtues institucioni.

No Image

Ndue Prengë Çuni (1924-1977).

Ndue Prengë Çuni lindi më 1924 në fshatin Fushë-Arrëz në një familje të varfër. Para çlirimit mori vetëm katër klasë fillore dhe nuk mundi të siguronte asgjë per vete as për familjen, por dashurinë për atdheun, për ditët më të mira i kishte të mëdha. Më 1948 emërohet mësues. Kudo që punoi, në shkollat Mëzi, Tuç, Arst-Miliska, Qafë Mali, Kryezi, Flet, Xath, Lumbardh, Dardhë, Micoj etj., për disa vite me radhë u dallua si mësues i palodhur me nxënësit dhe sidomos ndihmesë të vlef-shme dhe në luftën kundër analfabetizmit, duke dhënë mësim e drejtuar punën në disa kurse.

No Image

Parathënie për librin Qelëza Vështrim Historiko-etnografik, të autorëvë Gjon Gjoni dhe Marash Kolaj

Dashuria për vendëlindjen është motivi që i ka nxitur studiuesit Gjon Gjoni e Marash Kolaj, që pas një pune të gjatë e të zellshme të botojnë librin “Qelëza, Vështrim Historiko¬-Etnografik”, Duke lexuar këtë libër vërejmë me kënaqësi se për hartimin e tij janë shfrytëzuar të dhëna nga arshiva e biblioteka, është bërë ballafaqimi i tyre dhe përfundimet që dalin janë të argumentura mirë, ndaj janë bindëse.

No Image

MARASH KOLAJ

Marash Kolaj është i lindur në Qelez me 26 qershor 1958. Eshtë me arsim të lartë (histori¬gjeografi). Për shumë vite ka ushtruar profesionin e mësuesit dhe drejtorit të shkollës.

No Image

Parathenie për librin Udhërrefyesit e dijes

U shpreh respektin dhe konsideratën të gjithë atyre që u treguan të gatshëm për të më ndihmuar me të dhëna për botimin e librit. Veçanërisht kryetarët e komunave, z. Ndue Gjoni, Marash Kolaj, Rrok Doda e Mark Mesuli, të cilët kontribuan edhe financiarisht në mënyrë modeste.

No Image

Gjon Gjoni

Gjon Gjoni, është i lindur në fshatin Ukth (Pukë) më 20 shtator 1948. Arsimin fillor e ka. kryer në Dedaj dhe atë 7-vjeçar në Qelëz. Pas mbarimit të shkollës së mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, ka ushtruar profesionin e mësuesit në fshatrat Kryezi, Mardhnaq, Berishë, Qelëz. Në vitet 1973-1975 ka punuar në konviktin e shkollës së mesme të përgjithshme të qytetit të Pukës. Eshtë diplomuar në shkollën e lartë “V.I.Lenin” (filozofi), Tiranë më 1977.

No Image

LIBRI: Udhërrëfyes të Dijes.

Respekti për figurën e nderuar të mësuesit bëri që t’j përgjigjem menjëherë ftesës së autorit dhe publicistit të njohur Gjon Gjoni për t’u shprehur për librin e tij: “Udhërrëfyesit e dijes – portrete arsimtarësh.”

No Image

Puka e panjohur, në një album fotografik

Janë imazhe që sjellin në vëmendje personalitete të kohës, siç është fotografia ku shfaqet Ernest Koliqi gjatë kohës kur ishte kryeredaktor i revistës “Shkëndija”. Nuk mungojnë edhe fotografi që përcjellin detaje etnografike, elemente të veshjes popullore, rite e zakone, si dhe fotografi që pasqyrojnë kulturën materiale të kësaj zone të thellë malore. Më e hershmja prej tyre daton në vitin 1878, për të vijuar më pas deri në fundin e viteve 1930.