Ismail Kryeziu
Një figurë tjetër, që ndriti në vitet ’70 të shekullit të kaluar, është dhe ajo e Ismail Saliut, nga Kryeziu, i njohur me emrin Ismail Kryeziu. Ismaili lindi në fshatin Kryezi, në një familje me zë në krahi-nën e Pukës. Sipas një dokumenti, të shkruar nga konsulli i përgjithëm austriak Lipih del se Ismail Kryeziu i përket një fisi të rëndësi¬shëm të Dukagjinit dhe simpatizohet si në Dukagjin dhe në Mirditë. Për këtë arsye Porta e Lartë i ofroi poste civile dhe ushtarake.