Në vend të parathënies për librin Album PIANISTIK të Sabrie Nushit
Unë e kujtoj Sabrien, me gërshetin ngjyrë gruri mhi supe dhe me duart e vogla mbi piano. Dy duar që ngrica e qytetit verior u kishte lënë gjurmë mavi të lehtë. kurse në sy kthjelltësinë e borës së maleve. Në ato sy kishte një ndriçim poeti që tek çdo gjë ndjen melodinë, ngjyrën dhe ngrohtësinë. Shumë shpejt. kjo përshtypje do t\’më ringjallej duke dëgjuar interpretimet e saj në piano e sidomos në pjesët pianistike që ajo krijonte.