Frrok Haxhia (Artist i Merituar),Qytetar Nderi (Fushe-Arrez), Krenaria Komunes(Gjegjan)
Që në moshë të vogël, Frrok Haxhia u rrit mes bejtarëve dhe rapsodëvë të krahinës dhe mrekullohej prej tyre. Filloi ti binte me mjeshtëri çiftelisë dhe sharkisë. Shumë shpejt, duke kënduar këngët për kreshnikët e luftrat dhe trimëritë shqiptarë në vitin 1950 filloi të shkruante dhe të këndontë vargjet e tija. Ishin rapsodet e vjetër të krahinës që mësuan dhe e edukuan me këngët dhe interpretimin e tyre që i shërbyen Frrokut të fitonte dhe trashëgonte mënyrën e interpretimit të rapsodive e këngëve, vajeve burimore shqiptare të trevës veriore e më gjërë.