No Image

NË GOMSIQE Histori njerëzish mes maleve

Statuja e Nënë Terezës duket sikur ndihet mirë në mes të rrëmujës mëngjesore të Vaut të Dejës, qytetit të njohur për hidrocentralin e tij që hap e mbyll portat sa herë që moti ngryset fort. Në qendër të qytetit, figura e shqiptares më të njohur duket sikur i bekon kalimtarët që marrin rrugën e tyre të përditshme. Neve na mjafton vetëm një kafe e thjeshtë për të rimarrë sërish rrugën tonë.

No Image

Specialistët: Puka, më e prekura nga zjarret, ( Po tenderat ?)

PUKË- Zjarret në sipërfaqet pyjore të rrethit të Pukës gjatë muajve të nxehtë të verës kanë lënë pas dëme kolosale. Drejtoria e Shërbimit Pyjor në këtë rreth tashmë ka mbyllur edhe bilancin e dëmeve nga zjarret, ku rezulton se në 23 rastet e zjarreve që u shfaqën në pyjet e rrethit të Pukës, u përfshinë nga flakët 527 hektarë me pyje pishe dhe ahu, nga të cilët rreth 200 hektarë janë djegur totalisht.

No Image

Presidenti Topi në Pukë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me dt. 30 tetor 2011 paradite ishte në qytetin e Pukës, i pranishëm në evenimentin kulturor ‘Sofra Pukjane’, organizuar nga intelektualë dhe biznesmenë të qytetit të Pukës për të promovuar traditën dhe kulturën e kësaj zone.

No Image

Libri Ri: Fokus / Vdekja e Natës, nga Ndrek Gjinit

Libri i funditme poezi i Ndrek Gjinit, ‘The Deathof Night’ (Vdekja e Nates) i botuar ne anglisht ka rezultuar i suksesshëm. Ky sukses u testua jo vetëm nga shitjet dhe vlerësimet qe bene per kete liber koleget dhe disa kritike te njohur te letersise gjate promovimit qe iu be ketij libri nga Drejtoria e Kultures se Bashkise se qytetit Galway Irelande (qytet ku autori jeton prej disa vitesh), por dhe nga shkrimet e botuara ne disa gazeta prestigjioze te Irlandes.

No Image

LAJME NGA DIOQEZA E SAPËS BEKIMI I KOMPANJELIT – BREG-PUKË

Të dielën e IV të Pashkëve, më 15 maj 2011, e cila përkoi me ditën e Bariut të Mirë dhe ditën e 48 botërore të Lutjes për Thirrjet, bashkësia katolike e famullisë së Shën Eufemisë në Breg të rrethit Pukë gëzoi në ceremoninë e bekimit të kompanjelit dhe kambanave, të cilat janë të lidhura me jetën e popullit të Zotit, sepse zëri i tyre tregon kohën e lutjes, bashkon popullin për liturgji dhe e lajmëron atë për ngjarje të rëndësishme, qofshin ato raste gëzimi apo pikëllimi të kësaj bashkësie.

No Image

Puka ishte Atlandita e duhur!

Si rrallë shkrimtarë botërorë, Migjeni ishte në diskordancë të papajtueshme me faktorin kohë, qoftë në aspektin rrëfimor, qoftë në aspektin jetësor dhe krijues. Ai është shkrimtari që nxiton, për të mos thënë rend, kur rrëfen ngjarjet dhe etydet analitike mbi psiko-sociumin e sjellë në optikën e vet krijuese.

No Image

Pse duhet të mjellim dhe të hamë GËSHTENJA

Geshtenja ështe frute i shendetshem me të mira te dyfishta që e mbrojnë shendetin e njeriut. Ka vlere te madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtese ne ushqimin e femijeve, tek te rriturit dhe per te gjithe personat qe kane pune te mundimshme fizike dhe intelektuale. Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhembet dhe kockat, kurse geshtenja e bute eshte e mire per sistemin nervor. Per dallim prej arrave dhe bajameve, geshtenja permban nivel me te ulet te yndyrave dhe eshte i vetmi i ketij grupi qe permban vitaminen C.