Pal Nikoll Marku – NJË HISTORI E PABESUESHME ME “LAHUTËN E MALËSISË”
Kohë më parë, në Patos, në një drekë miqsh, dy zotërinj të nderuar, profesori i letërsisë i gjimnazit të qytetit, Toli Shabani, dhe fotografi i njohur vendës, Kozma Çuko, nisën të na rrëfenin me shumë emocion histori nga jeta e një njeriu të pazakontë erudit, me emrin jo fort të dëgjuar, Pal Nikoll Marku. Dhe ne veçuam njërën prej sosh, që lidhet me kryeveprën fishtiane, “Lahutën e Malësisë”, duke i konsideruar dhe dy miqtë patosas si bashkautorë të këtij shkrimi; bashkë me studiuesin mirditor Mark Mesuli