Tregimet e para gjithmonë kanë brenda tyre (kur autori është një i ri talentuar), befasinë e moshës. së bashku me autorin, që befasohet me vetveten) befasohet edhe lexuesi. Të dy ntUJdhen papritur brenda të njëJtin emocion, emocionit të zbulimit të par,) që i shkrin në një lexuesin dhe autorin. Këtë gjë e provova edhe vetë kur lexova tregimet e Mirela Jakup Sulas. Ajo shkruan thjesht dhe me çiltërsi dy cilësi këto të dmnosdoshm, sidomos për gjininë e tregimit të shkurtër.
\”Të Jetosh përgjysmë është titulli i librit të saj të parë në prozë. Por ndërsa tregimet zbërthejnë tragjizmine një Jete të tillë, koha brenda tyre është më se e plotë. Dhe këtu ndeshemi me një frymë realiste, gati të pamëshirueshme, si ndaj vetes të autores ashtu dhe ndaj të tjerëve. Tregimtarja Mirela Sula e zbërthenë subjektin me gjakftohtësinë e një mjeku që bën autopsinë.
Kur lexon tregimet e saj imazhi që të mbetet i pashlyeshëm është imazhi i atij që i bëhet autopsia, ne nuk e kuptojmë se kush është ai. Sipas tregimeve ky njeri-tjetrin në mënyrë krejt të pandjeshme, të pakapshme. Mbresa e fundit, ajo që mbetet tronditëse, shqetësuese, si një det, është se dhimbja më e madhe njerëzore është dhimbja e përgjysmimit, kur njeriut i vdes diçka e bukur brenda tij, kur tek ai përziehet jeta dhe vdekja, kur ai jeton si me atë që ka vdekur ashtu edhe me atë që jeton.
Një nga karakteristikat e para të tregimeve të Mirela Sules është konciziteti. Autorja duket sikur ka ndrydhur brenda saj një dhimbje të madhe; një dhimbje që e bën të ndjehet e përgjysmuar; për të përcjellë tek lexuesit mesazhin e jetës, dashurisë,vdekjes.
Ajo e përcJell këtë mesazh duke shkruar thjesht, me çiltërsi, që siç e thamë edhe në ftllim, janë dy nga gjërat më të domosdoshme të tregimit.
Autori që I zotëron këto dy elementë e ka të hapur portën e madhe dhe bujare të letërsisë.
Mirela Sula sa ka kaluar pragun e kësa porte, ajo do dijë të hyjë brenda për të qendruar aty.
Leave a Reply