Piknik dhe koncert në Terbun

Më 9 qershor 2009 në "Ditën e Kulturës Pukiane" Bashkia e qytetit Pukë organizoi një koncert tek Mrizi i Memajve, në Terbun. Koncerti në natyrë i realizuar nga Qendra Kulturore e qytetit solli tek të pranishmit meloditë dhe vallet karakteristike të Pukës. Për këtë aktivitet ishin të pranishem Kryetari i Bashkisë së Çorovodes dhe kryetari i Bashkisë Mjedë, bij të Pukës të moshave të ndryshme, që banojnë në qytete të ndryshme të vendit, Nga të ftuarit mund të permendim Prof.Dr Elez Selimaj, Dr. Sulejman Sula, Idriz Meti, Artisti i Miratuar Frrok Haxhia, sopranoja e njohur në skenat e Europes Marjana Leka, z. Kolec Daja, mjeku Faik Toska, Ndue Kola, mjeku Rrahman Cufaj, Bilbil Dervishi, shkrimtari Sefer Pasha, studiuesi Jaho Brahaj, fotografi Nikoll Perndoka etj.

Koncerti i udhëhequr nga artisti veteran Riza Hoxha në sheshin e Mrizave ishte më shumë masiv, sepse këngët dhe vallet e treves ishin të njohura dhe u kënduan dhe kërcyen nga të gjithë. Eviniment i paharruar do mbetet në kujtesën e pjesmarrësve kur sopranoja , artiste e njohur Marjana Leka mori mikrofonin dhe me një kengë të përpunuar të muzukës tonë përshëneti të pranishmit.

Në këtë aktivitet u diskutua nga të pranishmit për ruajtjen e traditave etnokulturore dhe për mundësi dhe rrugë për zhvillimin e turizmit në këtë treve.


             Këndon Marjana Leka


                     Në piknik ka dhe turistë amerikanë


                          Pjesmarres ne piknik


                                       Pjesmarres ne piknik

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*