Po zhduken e kafshët dhe shpendët e eger nga malet e Pukës.

Nga Kurt Farka
Nëse deri më tani kemi menduar se janë vetëm njerëzit që braktisin fshatrat e Pukës, atëherë kemi gabuar, pasi tash së fundi por edhe në vitet e më parme shumë shtazë të egra që ndodheshin në malet e Pukes e kanë braktisur vendin tonë, si pasojë e vrasjes së tyre, qoftë me armë zjarri, kurtha të ndryshme të vendosura nga fshatarët anembanë vendit që ndodhen afër pyjeve dhe gjuetar me leje e pa leje. Frikësimet që po iu bëjnë këtyre shtazëve disa njerëz që gjoja shkojnë për të bërë “piknik”, e që herë-herë këta ”qytetarë” bëhen edhe fatalë për këto shtazë të pambrojtura.
Faktet në terren janë alarmante, për të mos thënë se këto shtazë një numër i konsiderueshëm i tyre nuk e ekzistojnë fare nëpër pyjet e Pukes.
Mellenja                  Derri i eger
Prerja e drurëve dhe shkatërrimi në mënyrë të  pamëshirshëme dhe shpeshherë edhe per mani i maleve ju ka bërë të pamundur këtyre shtazëve që si vend të përhershëm të kenë malet tona. Problem tjetër është  djegia e maleve e cila gjatë stinës së verës është e shprehur më shumë, ju ka vështirësuar edhe me tepër jetesën në luginat e shpatet e maleve këtyre shtazëve fatkëkeqe.
Por, këtu nuk duhet lënë anash pa e përmendur se një numër i konsiderueshëm i këtyre shtazëve kanë pësuar edhe nga minat që demontohen në rrethin tonë këto vitet e fundit. Por shtrohet pyetja çfarë po bënë Qeveria dhe OJQ për zhvillimin rural dhe ndergjegjësimin e ruajtjes së kësaj pasurije, po Ndermarrja Pyjore e në veçanti Ministria e Bujqësisë a i shkon nëpër mend për të marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni negativ?.

            Ujku                                              Ketri (kitrra).

Burime të sigurta nga tereni, pohojnë se shtazët dhe shpendët e egra që deri vonë ishin në këtë zonë, tashmë një numër i konsiderueshëm i tyre kanë shtegtuar (rrugëtuar) drejt maleve të disa vendeve fqinj: Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë etj.
Përderisa tek ne shtazët dhe shpezët e egra vriten dhe ndiqen, të njëjtën gjë nuk e bëjnë edhe kosovarë, dhe disa shtete fqinj të cilët nëpërmjet shpërndarjes së ushqimit kanë arritur që në malet tyre t’i joshin këto shtazë.
Në këto çashte kritike për botën e egër shtazore e cila edhe ashtu është simbolike e pasuri të gjithë kontribojnë në vrasjen dhe zhdukjen e saj, dhe askush nuk mendon se ajo duhet edhe te mbrohet e te këtë kushte për shumim, ndryshe në pak vite do kemi nje tokë të shkretë.. 
Në çdo vend të Europës federatat ose shoqatat e gjahtarëve punojnë e kontribojnë që të ju vijnë në ndihmë botës së egër shtazore , e kundërta ndodh ne rrethet e veriut të Shqipërisë ku familjet kanë nga një qifte dhe edhe nga dy. Kjo për të vrarë shpend e kafshë të egra, po për ruajtjen e tyre a mendon kush në një kohë kur dita ditës po vijnë duke u zvogëluar e disa lloje dhe drejt zhdukjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*