Prendush Gega

POETI I KABASHIT-Prendush Gega.    

Ka dit, qysh i vogel, kishe ndi se në Pukë gjindet nji Poetë, qi qet bejta e kangë trimnish per bukuri. Mbasi më ndolli rasa me kerkue Shtatë Bajrakët, të mërrijtmen në Bicaj, pëveta, a bahej lerg shpija e Prendush Gegës, e a ishte punë e mundun m\’u perpjekë nji herë me te. Më gjegjne: Ka me ardhë vetë tek t marrë vesht se keni mërri në Bicaj.

Kur qe, ne e nesre, ja behë Prendush Gega, Poeti i Kabashit, plak kund 80 vjeç, me nji shkop në dorë. Ftyra e balli i tij i kjart, syt shkëndi, trupi disi krrutë prej pleqnijet e ma teper prej vorfnijet e vuejtjevet; shkurt; lodhë fare. Fjalët e kuvendi i ti krejt i fjeshtë e i pazhigla; jo mendemadh, i pervujtë në të pruem, sa mos m\’u \’merzitë kurr tuj bisedue me te. Fjalët e tija të tanë urti e me vend, sa asht vishtir me ja gjetë kund shoqin! E pra i pashkollë! Pre¬ndush Gega, i nderue prej të tanë shokvet; gjithkush dishrote me e pasë nder mbledhje, në darsma, pse gaztuer, por pa u shtye në fjalë të lashta, e pa i vra veshin o zemren kurrkuej. Umorist sa të thuesh; deri vedin e vete në shpatë. Tesh do vjet i kishte pasë falë nji zog mace njaj shoqi. Kahë e kishte pasë majtë keq, e lanë pa hanger lidhë per stenë, i kishte kenë dhimtë e i kishte qiti! ket bejtë të fjeshtë maces së vet:

Prendush Gega budallah,
s\’ ban sevapë, por ban gjynah,
 Macen Frrokut pse ja dha?
E len lidh e nuk e ma.
             Aj Frrok Shyti, qafë taraku!)
Te e ka lidhë macen per laku;
S’ paska dert se keshin\’) hallku.
Po del maca në derë te stanit,
Falë me shndet i çon Çobanit,
Falë me shndet me m\’ i çue:
Hec, Çoban, se jam ngushtue,
Se më konop me kan vënduc!
Maca e shkretë lidhë tu stena:
Nuk po më len me shkue të Lena
 Maca e shkretë nji jialë e foli:
Ndore tande Prendush Coli

Bejtat gaztore i ban në kambë e në dorë, pa tretë kohë shum tuj mend ue. Kangët tjera trim nish i qet kadalë, tuj mendue, tuj peshue e tuj rreshtue të gjitha rrethanat me fjalë veshlrimplote, të forta, me shprehje të gjalla e shembelltyra poetike. Më diftoj se per nji kangë i shkojnë 7, 8 dit e ma. 
   
Tu Prendush Gega ngasin per kangë, jo veç Shtatë Bajrakët, por edhe Mirdita e Malcija e Madhe, kajherë Kangët qi ka qitë deri tash, kapen deri më njiqind, e të tana i din per meç.

Me gjithse këto kangë nuk janë të mbledhuna e të shtypuna, gjithnji emni i Prendush Gegës ka me mbetë i padekshem në gojë të popullit, nder Male, kah shkojnë tuj i xanë të gjith e tuj i lanë trashigim djalë mbas djalit.

Koha teper e ngushtë nuk më la me shkrue shum kangë të qituna prej këtij Poetë origjinal. Në mbramje vonë, edhepse lodh¬shem, buzë votre, në driten e zbetë të pishës, mujta me marrë e me shkruee \”Nikollë Currit\”; të \”Halil Kastratit\”; të N. M. Mbretit Zogut /\”; të \”Don Ndue Sumës\”, në kohë të Esad Pashës; të \”Mirditës e të Malcls së Lezhës\”; të \”Sokol Pre/ës\”,
Do tjera më ra me i. shkrue andej e këndej neper Pukë, nder të cillat edhe Kangen e Rrethimit të Shkodres. Mjerisht nuk dijta se e ka qitë Prendushi, pse pata me e shkrue fill prej gojës së tij, e ma parë se kurrnji tjeter.

Marrw nga: Revista "LEKA", Shkoder, v. 1932.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*