Pse duhet të mjellim dhe të hamë GËSHTENJA

Geshtenja ështe frute i shendetshem me të mira te dyfishta që e mbrojnë shendetin e njeriut. Ka vlere te madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtese ne ushqimin e femijeve, tek te rriturit dhe per te gjithe personat qe kane pune te mundimshme fizike dhe intelektuale.  Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhembet dhe kockat, kurse geshtenja e bute eshte e mire per sistemin nervor. Per dallim prej arrave dhe bajameve, geshtenja permban nivel me te ulet te yndyrave dhe eshte i vetmi i ketij grupi qe permban vitaminen C.
Geshtenja permban edhe shume minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, permban vitamina te grupit B, si edhe vitaminat e A i C. Meqenese geshtenja eshte e pasur me kalium, ndihmon gjate mjekimit te semundjeve te veshkave dhe te gjakut. Hahet kur eshte e pjekur, kurse qe te zihet me lehte duhet te anashkalohet kombinimi me ushqim tjeter.  Geshtenja e ziere ka shume perberje minerale, ndersa geshtenja e pjekur ka vlere me te madhe energjitike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate . Kurse geshtenja e eger, perkatesisht fruti dhe levozhga e saj kane zbatim te gjere ne mjekesine alternative. 
Ai perdoret per mjekim te reumatizmes, perdoret si diuretik, per uljen e enjtjeve dhe infektimeve te ndryshme. Sidomos perdoret edhe ne perberjen e shume preparateve kozmetike per lekuren e flokeve dhe fytyres, per shkak te efekteve te saj qetesuese mbi organizmin.
Rrethi i Pukës ka kushte te përshtatshme shumë të favorshme për kultivimin e gështenjës.
Përgatitur sipas materialeve te shtypit periodik.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*