

Nga: Gjovalin Dushaj
Ku ka më bukur se kështu…Një emocion i veçantë për mua sot pasi po publikoj këtë vlerë të artit pukjan me emrin Zoja Pali.
Me daten 20 Gusht 2019 ora 18.00 siç e keni edhe në këtë poster,në Pallatin e Kulturës që mban emrin e Artistit te Popullit Ndue Shyti në Pukë do të organizojmë Recitalin e kësaj këngëtareje që na ka munguar prej kohësh në atë skenë ku kaloi ato vite të bukura të rinisë së saj.Jo pa qëllim Recitali mban titullin:
Kur kthehet bilbili…janë plot 35 vite skenike që e bëri këtë këngëtare një ikonë të këngës popullore pukjane dhe të asaj mbarëkombëtare.

Kemi fatin tonë të madh pasi edhe vëllai i saj këngëtari legjendar Fran Pali gëzon shëndet të plotë dhe ku me zërin e tyre si dikur do të na lumturojnë atë natë.
Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t ju themi me plot gojë…ARDHËSHI TË BARDHË…
Leave a Reply