(Me rastin e 25-vjetorit në Ansamblin \”Puka \”)
Puka është një vend malor i varfër, por me klimë shumë të mirë e me banorë bujar, human, të dashur e punëtor. Janë të dhënë edhe pas këngës e valles me të cilat shprehin optimizmin për jetën, për natyrën madhështore të maleve, për të ardhmen. Ky mjedis klimatik, bujar e muzikor, në të cilin u rrit, u edukua dhe punoi S. Nushi ndikoi ndjeshëm në talentin e saj, në formimin e saj muzikor; prandaj më 1966 fitoi kënaqshëm konkursin për të vazhduar me sukses për 8 vjet Liceun Artistik \’\’J Misja\” në Tiranë të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm. Më 1974-78 u diplomua me rezultate të larta në Akademinë e Arteve të Bukura, Dega Teoritik, Tiranë.
Që në lice filloi të merrte njohuritë e para të kompozicionit prej Pjetër Artist i popullit, që më vonë do t\’i vazhdonte me prof. Çesk Zadeja e Tonin Harapi, \’\’Artist i Popullit\”, Tarnara Gaci e merrte shpesh në shtëpi me dashurinë prej nëne dhe gëzoheshin bashkë me Pjetrin me komunikimin e sinqeritetin e saj, me talentin dhe entuziazmin e saj.
Me të mbaruar shkollën, 25 vjet më parë, emërohet në Pukë, në shtëpinë e Kulturës \”J.Misja\”. Fillimin e punës në këtë institucion kulturor nuk e pati të lehtë. Ansambli \”Puka\” ishte një nga ansamblet popullore në shkallë kombëtare. Aty interpretonte e krijonte instrumentisti virtuoz popullor, Ndue Shyti, \’\’Artist i Popullit\”. Po kështu regjisori me talent e aftësi regji¬zoriale dhe interpretuese në shkallë Veriu, Fran Vuka; koreografi i mirënjohur Riza Hoxha, këngëtarët e talentuar: Fran Pali; Viktor Shahini, Vitore Ru¬sha, Dava Gjergji, Zojë Pali: Artisti i merituar Frrok Haxhia. Prej atij Ansambli kishte marrë pjesë në festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Mo¬skë artisti i shquar popullor Tomë Nikolla i cili qe lauruar me Medaljen e Artë. Një nder i madh për atë dhe Pukën.
Por S. Nushi me vullnetin e saj, me talentin e saj, me lehtësi në e natyrshme të komunikimit, me durimin e fisnikërinë e saj u bë shpejt shumë e afrueshme me trupën e Ansamblit \”Puka\” me grupet amatore, duke i ndihmuar për një nivel më të lartë arti¬stik muzikor. Ndue Shyti e ndihmoi të mësonte çiftelinë, kurse Sabria e ndihmoi për teorinë muzikore në krijimtari e kompozim. Kjo ndihmë e ndërsjelltë për 16 vjet bëri që S. Nushi të lidhet ngusht me artistët e ama¬torët Pukas, me \”profesor\” Nd. Shytin, me publikun artdashës Pukas, aq sa për respekt filluan t\’a thërrisnin \”profesore\” Sabrie. Kështu e thërriste edhe vet Nd. Shyti bile edhe pas vitit 1995, Kur Sabria filloi punën në Radio¬Tirana, Redaksia e Muzikës Popullore, vazhdoi edhe atje t\’i drejtohesh po me atë titull \”profesore\” Sabrie.
E morën këtë shembull, të nisur nga artisti i shquar popullor Nd. Shyti, sepse fja¬la e tij, vlerësimi i tij kishin peshë në opinion e digaste¬reve. Këtë mendim kanë edhe artistët amatorë, krijues e stu¬dius pukas, të nisur nga përkushtimi i saj plot talent në punën udhëhe¬qëse artistike me asamblin, për punën me talentet e reja, për studimin dhe aplikimin e muzikës dhe të rap¬sodive të traditës. Në përpjekje për të përsosur më shumë nivelin artistik të programeve të ansamblit dhe të këngës qytetare pukase u .mor edhe me studimin e krijmtarisë së rapsodëve të krahinës së Pukës e më gjërë, si Prendush Gega, Artist i merituar, një nga rapsodët më të shquar të traditës muzikore folklorike e rapsodike në shkallë Veriu.
Te ky rapsod vëren \”tipa¬ret më karakteristike popullore, duke shprehur në variante e në forma të reja të kohës së vet, si në ripërtëritjen e këngës së \” Kushtrimit \”dhe në rapsoditë e krijuara prej tij. \”Krijimet e reja popullore, si ato të Nd. Shytit, Tomë Nikollës, Frrok Haxhisë, Fran Palit e të tjerëve, duke ruajtur një lidhje gjen e¬tike dhe strukturore të mëparshme të tij, janë pasuruar me elemente të rinj të përmbajtjes, të zgjerimit të formës artistike dhe të karakterit popullor\”. (S. Nushi – Krijmtaria e një rapsodi. Gazeta \”Drita\’: Tiranë, 14.03.1982. Boti¬me të tilla ka edhe te almanaku \”Puka dhe Shkolla \”etj. Si rezultat i këtyre kërkimeve iu vu punës për ngritjen e kabinetit të folklorit, i pari i këtij lloji në shkallë kombëtare. Për të dha një ndihmë të madhe profesionale Musta¬fa Beqiri icili kishte fituar një përvojë të pasur gjatë punës për përgatitjen e ekspozitës së kulturës popullore, përuruar në tetor 1979 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës Pukë, duke marrë pjesë edhe në Ekspozitën Etnogra¬fike Shqiptare në Shkodër.
Ministria e Arsimit dhe e kulturës e mori si shembull, prandaj në maj 1982 zhvilloi në Pukë një seminar kombëtar me inspektorët e kulturës të rretheve të tjera. Seminari u shoqërua me sesion shkencor e veprimtari kulturore. Megjithëkëtë angazhim të madh në shtëpinë e kulturës, nuk u shkëput prej krijmtarisë së saj muzikore, nga kompozimet e filluara që në Liceun Artistik me miniatura pianistike si edhe këngë e romanca vokale të cila t j anë egzekutuar në aktivitete kombëtare të Dekadave të Majit dhe janë trasmetuar nga studiot e Radiotelevizionit Shqiptar. Kështu, gjatë viteve \’80 merr pjesë në aktivitete kombëtare, si : Festivali i këngës së lehtë në TVSH, në anketat muzikore të Radio-Tiranës, në aktivitetin televiziv \”Mbrëmje Muzikore Popullore\”, në festivalet kombëtare të fëmijëve në Shkodër dhe në takimet kombëtare të ansambleve artistike.
Tani, së fundi doli me botimin \”Album pianistik\” prej 13 pjesësh, për të cilin prof Anita Tartari, \”Artiste e merituar\” shprehet: \”Çdo pjesë instrumentale e albumit është e frymëzuar, është e ndjeshme dhe plot ngjyrë e ngrohtë si emocionale. Meloditë janë të pasura me zbukurime karakteristike të muzikës popullore, … me gjuhë të pasur muzikore e me tipare kombëtare\’: Në botimin e ri \”Kryeveprat popullore … \”. Tiranë, 2002. ) S. Nushi është bashkautore në transkriptim me prof. Ramadan Sokolin, muzikolog i shquar i folkloristikës shqiptare. Aty boton të transkriptuara dy melodi baritore me fyell e me çifteli si edhe vallet: \”Valija e Besës\’: \”Valija e Zogut\” \”Valija e çikave\”.
Për më tepër, përgatitja e emisioneve të muzikës popullore në Ra¬dio- Tirana me një nivel të lartë profesional artistik e shkencor, me ide shoqërore bashkëkohore, me vlera kombëtare, me frymë humanizmi e dashurie brenda komuniteteve; duke sjellë para dëgjuesve, që e ndjekin me admirim në tërë hapësirat shqiptare, figura të shquara instrumentistësh, këngëtarësh, krijuesish e interpretuesish nga e gjithë hapësira shqiptare, po krijon kështu një shkollë të vërtetë të muzikës popullore shqiptare.
Xhemal Meçi: Gazeta \”Besa\” prill 2003
Leave a Reply