Allaman Dervishi me fillesë zotërinjsh e me një fund nga ata të heronjve mitologjik.
Libri i shkrimtarit Sefer Pasha kushtuar birit të Kryeziut Allaman Dervishi më rizgjoi nga shpirti dashurinë e pakufishme për Fushë- Arrëzin e për njerëzit e mrekullueshëm të visit të Kryeziut. Jeta e këtij personazhi virtualisht më solli pranë filxhanit të kafesë trimat e Kabashit, malet, bjeshkën, ujëvarat, burimet, shqiponjat, e lulet që më kanë fotografuar gjatë viteve të rinise time në vendin magjepses, ku dhe yjet lagen me esen e mirsise nga njerzit beseplotë e baladesk siç është edhe punonjësi i Policisë së Shtetit Allaman Dervishi.
Autori i këtij libri, me delikatese ndjenjash skicon imazhin proverbial të trimit të publike dhe në përfundim të monografisë ndjeva dhimbje për fatin ogurzi të këtij njeriu me fillesë zotërinjsh e me një fund nga ata të heronjve mitologjik.
Leave a Reply