Shenime për FIRZËN

Këtu ka ndejen Famullitari Françiskan, qi i sherben Apripës së Keqe, Poravit, Gropavet, Gralshtit, Bugjonit, Kokdodës e Apripës së Gurit. Katundi i Firzës ka 50 shpi  në breg të Drinit, ku perpiqet Valbona me Dri. Dahet ndahet në lagje: Gegaj, Vataj, Vuklekaj, Bicaj, Prelicaj.

Kahë u ndalme pak, nuk më duel kohë me mbledhë shum njoftime permbi ketë katund me randsi.
Toponime

Vau i Firzës – Pusi i Met Buçës – Kodra e Met Buçës Kodra e Kryqit të Palush Vatës – MIllija – Makndrej – Pojatat –Vataj – Gegëgjonaj – Hapsani (ku ka kenë motit burgu) ¬Kisha e Sh’ Mris (truell) – Kisha e Shen Nkollit (truelli) – Ki¬sha e Sh’ Markut (truell) – Livadhet e Vaut – Pjavri (bjeshkë) – Baseta (bjeshkë) – Livadhi i Zotnis – Prroni i Gjondreut- ¬Guri i Lekdimës – Vada e Bobit. Thonë se i pari në Firë ka ardhë prej Bobi të Shalës. – Vada e Gegajt – Mullini i Gegajt- Kroni i Ftoftë – Kroni i Thanës – Kroni i Bardhë – Gurra e Gatë – Fusha e Grishit – Prroni i Kishës – Prozhmi i Landës – Podi i Dardhës – Boka e Kuqe – Fusha e Marmemës – Shullani i Keq – Shtjena – Livadi i Bregut – Vau i Terkozës – Lumi i Kokdodës – Rruga e Bregut.


Sipas shenimeve të At Gjon Karmës, 1934

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*