Shtëpia turistike e Pal Papushit KRYEZI

Përgatitur nga Gjovalin Alia

Fshati Kryezi afron mundësi zhvillimi. Në vazhdimësi të traditës, Pal Papushi është vizionarë. Alternativën e zhvillimit e shikon edhe tek eko-turizmini. Është puna e tij, që Komuna në bashkpunim me Shoqaten Eko-Turistike Pukë, kanë hedhur idenë e një projekti, që fshati Kryezi të transformohet në fshat turistik, pasi i ka resurset naturore e humane. Një inisiativë dhe punë reale dhe konkrete është “Shtëpia Turistike” e Pal Papushit Kryezi.

Me të kaluar Uren e Berdhetit, në të majtë të rrugës nacionale Shkoder-Pukë-Kukës ndodhet fshati Kryezi, një ndër fshatrat më të mëdhënjë të rrethit të Pukës. Fshati shtrihet në një luginë të bukur piktoreske dhe të begatë, në dy anët e lumit, i cili buron nga bjeshkët e larta të Kunorë Dardhës dhe Krrabit. Klima e mirë dhe pozicioni gjeografik kanë favoruzuar zhvillimin e një bimësie të shumëllojshme e veçanërisht bujqësinë, blegtorinë, frutikulturën, bimët mjeksore etj.
Kurora me pisha në pjesën e siperme i jep fshatit Kryezi një pamje të bukur.

Ka burime të shumta ujore, kroje me ujë të ftohtë e bakteriologjikisht të paster: Siperfaqja e territorit është e veshur me pyje duke filluar me brezin e dushkut e vazhduar me pishen, bredhin e ahun. Gjithashtu pasuri e madhe janë edhe bimët mjeksore si: boronica, lule shtrydhe, këpurdha, shqem etj. Kemi monumente natyrore të miratuara nga Akademia e Shkencave të Shqiperisë si: Ujvarë, Qarrat në Koder Gegaj, Qarri tek xhamija. Dëbora bie tetor-mars. Të gjitha këto janë resurse natyrore që mund të shfrytëzohen për eko-turizëm, i cili është i lidhur me historinë e kulturën e një vendi.

Banesa e tipit  kullë si dhe vlerat e trashëgimisë kulturore e historike përbëjnë një pasuri materiale e shpirtërore të pallogaritshme. Këto përbejnë bazen kryesore, suportin për ngritjen e shtëpive turistike, që po aplikohen sot e në të ardhmen. Sinjalin e parë e dha këtë vit ingjinieri i talentuar Pal Papushi, i cili kullen e babait të tij e rikonstruktoi, krijoi ambjente komode duke ruajtur tradicionalen, sistemoi oborrin, bëri pishinë etj dhe Komuna Qaf Mali në bashkpunim me Shoqaten eko-turistike Pukë e shpalli “Shtëpi Turistike”.

Sot fshati Kryezi ofron mundësi të tjera zhvillimi. Në vazhdimësi të traditës, djemt e vajzat e Kryeziut do të ndertojnë jetën e tyre të re. Ata janë vizionarë. Alternativë zhvillimi shohin edhe eko-turizmin. Komuna në bashkpunim me Shoqaten Eko-Turistike kanë hedhur idenë e një projekti, që fshati Kryezi të transformohet në fshat turistik, pasi i ka resurset naturore e humane.

Çfarë lloje turizmi ofron mjedisi natyror në territorin e Kryeziut.
-Turizmi i Gjelbër.

 Në Kryezi ka vende të bukura për të shetitur në pyjet plotë gjelberim e freski, ku veçojmë Laver-dardhen, një pikë shumë e bukur turistike, lëndinë e madhe, pyje ahu, ujë të ftohtë dhe stanet me bagëti dhen, dhi etj. Këtu mund të bëhen kampingje me shtëpi druri për familje apo edhe të rinjë që duan të shijojnë natyren.
-Turizmi alpin. Ngjitje alpinistike e ski.

Ngjitje Alpinistike organizohen në koder të Madhe, Qafa e Arres, Kodra e Nushajt etj. Sporti I skive në dimer kur bie borë mund të zhvillohet në Podin e Shmrisë, në Hurdha, Kalipjeter etj.

-Turizmi aventurë. Lëvizje në rrugë të vështira e me pengesa me makina të forta fuoristrada, pasi ne kemi në territorin tonë

shumë kilometra rrugë me pyje që shfrytëzohen për këtë qellim. Turistë të tillë realizojnë hobitë e tyre.
-Shetitjet me kalë. Një preferencë e një kategorie turistësh.

-Gjuetia sportive. Zona është e pasur me kafshë të egra si lepuri, dhelpra, ujku, ariu, kaprolli etj.

Kryeziu ofron mundësi për turizëm kulturor, historik, për studiuesit e florës e faunes, pasurive nentokësore etj.

Rëndësi të madhe ka edhe prania e objekteve të kultit: tre kisha shumë të vjetra e një xhami. Kisha e Shna Prendes, Kisha e Shënkollit në Koder të Gegës, Kisha e Shmrisë dhe xhamia në lagjen Arifaj.


             Në Shtëpinë e Traditës” Pal Papushi Kryezi.
     Prof. Bajram Xhafa, Prof. Njazi Kazazi dhe Bilbil Dervishi


             Në Shtëpinë e Traditës” Pal Papushi Kryezi, Dr, Muhmet Belaj,
           Dr. Moikom Zeqo,studiuesi Gjovalin Alia, perfaqsues i Prefekturës
                                Shkoder dhe pjestar të familjes.


Turizmi kërkon guzhinë tradicionale.

Familjet në Kryezi kanë traditë në përgaditjen e ushqimeve, bile ushqime bio.
Çfarë ofron guzhina edhe sot.

– Mishin e pjekur në hell, mish gjingji e edhi shumë cilësor pasi bagëtia e imtë kullot në bjeshkët e Kryeziut, që është e pasur me lloje të ndryshme bimësie. – Miishin e pulës fshati dhe qervishin, që përgatitet me lëngun e pulës dhe miell misri. – Flija dhe pitja të punuara në tepsi me saç, me ngrohje prushi me dru lisi.

– Qumësht, kos, gjalp, djath lope, delje, dhije. –Perime të prodhuara në kopështin e shtëpisë si: qepa, hudhra, domatja, trangulli, speci, lakra, patatja, fasule etj.

-Fruta: qershi, kumbulla, molla, dardha, ftoj, arra, gështenja etj. –Pije: verë e kuqe dhe e bardhë nga rrushi që prodhohet në hardhi apo në vreshtat në fshat. Raki rrushi, raki mani, raki qershie, raki thane, raki kumbulle pa lëndë të huaj. Mjaltë I një cilësie konkuruese.


                                       Kisha e Shën Mërisë Kryezi

Të gjitha këto ushqime me vlera bio gatuhen dhe përgatiten me cilësi nga çdo familj kryeziase dhe gjenen në mënunë e kësaj “Shtëpie Turistike”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*