Tradita të kulturës popullore në Kabash

Për të forcuar ndjenjën kombëtare, dashurinë për kulturën dhe artin kombëtar, duhet brumosja e brezit të ri me pi¬këpamje botëkuptimore për tu mbrojtur kultura si dhe të gjitha traditat e mira të popullit tonë duke asimiluar në mënyrë kritike dhe nga pozita klasore gjithë përvojën e kulturës sonë, traditën e vjetër, duke u mbështetur fort në krijimtarinë e popuJIit. Këto motive u bënë një nxitje e fortë për gjurmime të kujdesshme në këtë fushë edhe në Kabash, i cili rezulton se është një nga fshatrat me tradita të pasura të kulturës popullore.

Këto tradita të pasura kulturore shprehen me panairin tradicional krahinor t Kabashit, (1) me veshjen e bukur festive kabashisht, (2) me ku-vende të rëndësishme fisnore e ndëfisnore krahinore të Kabashit(3), si dhe mjaft zakone të tjera fisnike tradicionale. (4) Po kështu Kabashi esh-të i njohur edhe për folklorin e tij orIgjinal, të pasur dhe mjaft shprehës, që spikat me "Vallen e Kabashit" (5) me muzikën popullore; e cila luan disa veçori karakteristike, aqsa në popull e gjejmë të quajtur "Kajde Kabashi".(6) Aty nga fundi i shek. XIX dhe dy dekadat e para të shek. XX një zhvillim të ri, me shtrirje mjaft të gjerë në ShqipërinëVeriore mori kënga popullore e Kabashit me rapsodi të e famshme të Prendush Gegës i mbiquajtur "Poeti i Kabashit".(7)

Kjo vazhdimësi traditash të kulturës popullore në Kabash, padyshim që është e lidhur ngusht me mentalitetin e një populli punëtor, trim e liridashës, është e lidhur me luftërat e tij pët liri e pavarësi, ashtu siç është përpjekur dhe ka luftuar tërë populli shqiptar, pra është e lidhur me procese politike dhe ekonomike të këtyre anëve, ku kanë vepruar e jetuar për she¬kuj me radhë.

Baza historike, shoqërore, politike dhe ekonomike e këtyre traditave të kulturës popullore në Kabash, me rëndësi për tërë Pukën, na shtyn të kërkojmë deri në theIlësi të shekujve, prej ku është arritur të nxirret në dritë se ky fshat ka qenë një qendër e rëndësishme banimi që nga shek.II dhe IV të erës sonë (8). Po kështu, gjatë mesjetës, dëshmojnë mbe¬turinat e rrugës së hershme të karvaneve, që vijnë nga Lezha e Shkodra e, duke kaluar nëpër Kabash, nëpër këtë nyje të rëndësishme, shkonte nëpër qytetet e Kosovës e të Maqedonisë Veriore.(9) Rrënojat e Kalasë së Qy¬tetzës, apo të Kalasë së Lekës mbi shkëmbin përballë qendrës së Kabashit, të njërës prej kështjellave më të rëndësishme të Dukagjinëve(10), së bashku me manastirin e shën Palit, e njohur me emrin Kisha e Shpalit, që gjendet në qendrën e këtij fshati, vërtetojnë më se miri atë se Kabashi ishte një qendër e rëndësishme deri aty nga shek. XVI(11). Më pas, edhe pse, si rezultat i ekspeditave të sulmeve rrënimtare të sanxhakbejlerëve turq gjatë fundit të shek. XV dhe fillimit të shek. XVl. u zhdukën ma¬rrdhëniet feudale dhe institucionet e tyre politike e administrative, Kaba¬shi vazhdoi të ruajë rëndësinë e tij në krahinën e Pukës.

Me lindjen e organizimit fisnar dhe më vonë, të ndarjes në bajraqe, Kabashi njihej dhe respektohej në tërë krahinën si fis dhe bajrak i parë deri në fillim të shek. XX,(12) duke mbetur, si edhe më parë, qendër kuvendesh lisnore dhe ndërfisnore krahinore dhe njëkohësisht, qendër e panairit tradicional krahi¬nor të Pukës.(13) Eshtë ajo, pra, baza historike shoqërore, që është bërë shkas për lindjen, ruajtjen dhe përhapjen e traditave të pasura të kultu¬rës popullore të Kabashit. si brenda dhe jashtë krahinës së Pukës.

Një nga komponentet më të rëndësishëm, që përgjithësisht, shërbeu edhe si shtrat i këtyre traditave të kulturës popullore në Kabash, ka qenë për disa shekuj me radhë panairi i Kabashit. Njohja me përmbajtjen e kë¬tij pauairi, me rolin dhe rëndësinë e tij ekonomike shoqërore, politike dhe shprirtërore, artistike e kulturore si për Kabashin dhe tërë krahinën e Pukës përbën një interes të veçantë për shkencat shoqërore dhe për edukimin patriotik.

Prandaj ky panair, siç e tregon një traditë mjaft e pasur gojore e she¬kullit tonë, si edhe disa fakte të dokumentuara, ishte një mjet  më rëndësi në organizimin dhe stimulimin e zhvillimit të një zejtarie fshatare malësie me vlera artistike të veçanta. Kështu që panairi ka qenë për malëso¬rët tanë, sado që të varfër, një shtytës i fuqishëm në ruajtjen dhe zhvillti¬min e mëtejshëm të traditës, qoftë për punimef artistike të artizanatit; qoftë për gjallërimin e kultivimin e këngëve e të valleve të bukura kaba¬shisht, për rapsoditë dhe kostumet origjinale të krahinës etj. Këto vlera me rëndësi janë bërë shkak përpjekjesh për ndërtimin e një tablloje të këtij panairi, për të cilin do të paraqiten disa anë më te theksuara në ku¬adrin e tij të përgjithshëm.

Panairi zhvillohej çdo vit në fillim të pranverës në Grykë-Kabash. Ky panair: është një praktikë tregtare me rëndësi që, siç u theksua, lidhet me një traditë të hershme të një qendre të rëndesishme të krahinës së Pu¬kës në Malësitë e thella të Voriut. Tradita gojore; si rezultat i shumë faktorëve historiko-shoqëror, thotë se: "Ky pangjyrë asht zhvillue në Kabash prej kohësh, qysh para sundimit të Lekë Dukagjinit në këto anë".(14)

Edhe Frang Bardhi në relacionin e tij të vitit 1637 bën fjalë për pa naire, ku shkonin qefalitë. Sado që nuk thotë se Kabashi kishte një panair me rëndësi, ai indirekt e cilëson këtë gjë fakti se në ata kohë, kur dhe ku e kreu vizitën, nuk flet për një qendër më të rëndësishme ose po aq sa Kabashi, atëherë mund të mendojmë se Frang Bardhi ka parasysh këtë panair, për të cilin po flasim.(15) Mbi bazën e këtyre të dhanave, duhet të pranojmë se panairi i Kabashit duhet ta këtë fillimin e jetës së tij aty nga .hek. XIII. Ky panair zhvillohej ditën e diel, një javë para të dielës  së pashkëve katolike. Në popull njihej si "E diela e enëve (16). Këtë emër, kuptohet, e ka fituar kryesisht nga përmbajtja e tregut të asaj dite.

Tregu i panairit shtrihej në Lam Lushaj, në të dy anët e rrugë. Së hershme ta karvanev, në një sfpërfaqe prej afro 0.2 ha toke, mbi të cilën nuk kishte askush të drejtë pronësie që nga fundi i shek. XVI e këtej. Ma parë ky vend ishte pronë e kishës së shën Gjonit. Pjesa JL e këtij ve¬ndi quhej Shëngjone ose Ara e Shëngjones, në të cilën ashtë ndërtuar shkolla 8-vjeçare e Kabashit (17).

Tradita gojore tregon se dikur panairi shtrihej në tërë fshatin, përbrl rrugës së hershme të karvaneve, prej Qafë-Ajtyre deri në Qafë-Rgjanë, për afro 7 km. gjatësi. Atëherë, tregon tradita, fshati i  Kabashit kishte qe¬në një qytet i pasur dhe me shumë shtëpi e dyqane. Faktin, që Kabashi ka qenë i pasur para shek, XVII e vërteton edhe Frang Bardhi më 1637.(18)

Megjithëkëtë nuk mund të pranohet që panairi të kishte nje shtrir¬je të atillë, aq më pak një qytet i përmasave të atilla në thellësi të këty¬re maleve. Por, prapëseprap kjo s’do të thotë se, para ekspeditave shkatërrimtare turke të shek. XV -XVI, të mos ketë pasur një panair të buj¬shem dhe me shumë interes ekonomik e shoqëror.

Në panair mund të merrte pjesë kush dëshironte, pa dallime fisnore; krahinore, shoqërore e fetare. Vinin nga të gjitha fshatrat e krahinës së Pukës, duke përfshlri: edho zonën e Gjegjanit, si dhe nga zona e Kash¬njetit, Bajraku i Dibrit (Lezhë), sepse me Kashnjetin Kabash i ruante lidh¬je të mira, nga që aty ka shumë gazullorë, degë kjo e vëllazërillë së Lushajve (19). Thuhet së në këtë panair vinin edhe nga Dukagjini i Shkod¬rës (20). Nga Shkodra a Kosova nuk mbahet mend që të ketë pasur në atë panair tregtar. Megjithatë mundësitë për të marrë pjesë në të, kanë ekzistuar. Meqenëse panairi kishte një rëndësi të veçantë, si për malësorët, si për vetë manastirin dhe sundimtarët e vendit, gjithashtu edhe për treg¬tinë e gjerë që bëhej aty, s’ka se si të mos ketë tërhequr vëmendjen e tregtarëve të Shkodrës apo të Lezhës dhe të Kosovës, sidomos në ato Ko¬hëra para ekspeditave turke, që vazhduan gjatë dhe pas epokës së Skënder-beut. Për vërtetim nuk mungojnë disa burime të tërthorta, siç ishin: gjendja e mirë ekonomike e kësaj qendre, sigurirja dhe përmasat e panairit dhe, aq më tepër, roli dhe rëndësia fetaro politike e manastirit të Shën Palit, i cili kishte edhe shumë prona me të ardhura te konsiderueshme.

Mjaft të ardhura siguroheshin përmes tregtisë.(21) Dhe ky treg nuk mund të ishte vetëm ai i Kabashit, por edhe i jashtëm, që duhej të sigurohej për¬mes karvaneve tregtare, që kalonin këtej. Pronarët e këtyre karvaneve tregtarë të Shkodrës dhe të Kosovës, për sigurinë e tyre nëpër këto anë; duhej të kënaqnin qoftë edhe vetëm interosat e malësorëve, të abatit dhe të sundimtarëve të alaj kështjelle, duke marrë pjesë direkt në këtë panair.

Nga fshatërat e largëta vinin kryesisht të zotët e shtëpive (kryefamiljarët) ndërsa nga fshatërat e afërta vinin edhe pjestarët e tjerë të famil¬jes, si gra, të rinj e te reja. Gratë e vajzat ishin më tepër të ish-besimit katolik, sepse vinin për të marrë pjesë në meshën e madhe të asaj dite . Mjaft fshatarë të varfër nuk vinin në panair, nga që s’kishin ç’të shitnin e me ç’të bIenin.

Lidhjet dhe marrëveshjet e tregut, si dhe pritjet e përcjelljet me bu¬jari nga kabashasit, bëheshin përherë pa ndonjë dallim fetar. Bile, disa rite zakonore lidhur me panairin ishin të përbashkëta për të dy grupet e ish-besimeve.(22) Pra, dallimet fetare nuk janë bërë pengesë për zhvilli¬min normal e sipas traditës të panairit edhe kur banorët e fshatit u nda¬në në dy ish-besime; sadoqë kleri kstolikj i mbështetur në traditën e mëparshme, është munduar që këtij panairi t’i japë sa më tepër karakter fetar. Kjo gjë duket fare qartë për faktin se e ka mbajtur të lidhur ngusht mo të dielën e pashkëve; çdo herë një javë para aj, duke organizuar këtë ditë, në drekë, një meshë të madhe tradicionale. Pas meshë. organizohej ceremonia e bekimit të gjethit të larit për të sjellë mbarësinë për bagëtinë, pamët, perimet, drithërat dhe, së fundi, për vetë njerëzit, që do te tymoseshin me këtë lule e gjeth "të bekuar". Prandaj e diela e panairit thirrej nga kleri katolik me emrin fetar "E diela e luleve". Megjithë këtë populli ditën e panairit e ka quajtur gjithmonë me emrin "E diela e enëve".

Rregulli e mirëkuptimi në atë panair ishin traditë. Sadoqë në mes të malësorëve kishte edhe grindje o hasmëri, njerëzia në panair kalonin pranë njeri-tjetrit sikur nuk i ndante gjë e ligë. Rregullin e siguronte pleqësia e fisit, e cila përbëhej nga 24 vetë, me pjesëtarë të barabarta për të dy ish-besimet. Pleqësia e fisit Kabash siguronte qetësinë e tregut, lirinë dhe pa¬prekshmërinë e çdo pjesëmarrësi në panair, si dhe jashtë tij, brenda terrtorit të fisit. Prandaj në panair e jashtë tij nuk mbahej mend të ketë ndodhur ndonjë rast dhune.(23)

Duke analizuar përmbajtjen e tregut të këtij panairi; rezulton se nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX mallrat që përbënin tregun ishin ato të artizanatit fshatar. Pas Shpalljes së Pavarësisë, me krijimin e disa dyqaneve të vegjël në pazarin e varfër të katundit të Pukës, i cili ishte qendra administrative e tërë krahinës, në panirin e Kabashit filluan të silleshin edhe rroba te ndryshme, të gatshme, metrazhe, enë prej bakri, sheqer, kafe etj.

Artizanët fshatarë përgatitnin me kohë prodhimet e tyre për ditën e këtij panairi. Këta artizanë të njohur ishin më tepër nga Kabashi, Qerrieti i Vogël, Dushi, Lumbardhi, Gojani etj.(24) Kabashi nxirrte në treg kryesisht punime prej druri e leshi, por nuk mungonin edhe punimet prej bal¬te, si çerepë etj. Për çerepë ishte i njohur edhe Qerreti i Vogël, Dushi, Lumbardhi, Gojani etj. Dushi dhe Karma zinin një vend me rëndësi dhe të respektuar për prodhimet e tyre të tilIa
prej druri. Po kështu Lumbardhi tregëtonte enë kuzhine prej druri. Goja¬ni ishte një nga prodhuesit kryesor të tregut me vegshat e cinga prej bal¬te të pjekur.(25) Në panair nuk mungonin as prodbimet prej leshi e liri. Nga gratë e Kabashit dhe, nën ndikimin e tyre, të Qerretit, të Dedajve 

Lejthizë, afroheshin aty edhe kanaca të kuq "kabashisht", si dhe breza të ndryshëm, çorape, paranikë me ngjyra e ornamente mjaft origjinale, ku nuk mungonin as qëndisjet e qëndisura me fije teli të arta e të argjendta për të dy ish•besimet. Kuptohet që edhe panairi, me tregun e tij, ka luajtur ro¬lin e vet në përhapjen e veshjeve karakteristike të grave të Kabashit të të dy Ish-besimeve. Veshja kabashisht e grave të ish-besimit mysliman, e cila u krijua si rezultat i ndryshimeve ekonomiko-shoqërore në shek. XIX, u përhap shpejt në zonat ish-myslimane në afërsi të Kabashit, si në Qerret, Pukë, Lejthizë, Dedaj, Fushë-Arrëz, Iballe, Flet, Xath, Kulumri e Trun dhe prej këtyre fshatrash kaloi pastaj në Malzi (Shumri, Kukës), By¬tyç, Gash, Krasniqe etj. Kjo veshje e bukur festive, me ngjyrat e gjalla, pikante, e cila doli si model aty nga shek. XIX, u bë e njohur me em¬rin "veshje kabashisht"(26).

Punimet prej hekuri ishin ato të përdorimit të zakonshëm në jetën e malësorit. Këto prodhime vinin kryesisht nga kovaçi i Kryeziut, Saka¬tit e Kçirës. Këta kovaçë filluan të bëheshin të njohur për zejet e tyre që nga fundi i shek. XVII. Kovaçët e Sakatit ishin bërë mjeshtër të njohur: me duart e tyre kishin arritur të përgatitnin pjesët prej hekuri të një topi prej dardhe, që kishin bërë fshatarët patriotë të Pistës (Shumri), të cilin e kishin përdorur me sukses kundër ushtrive pushtuese të mbretërisë shoviniste serbe në nëntorin e vitit 1912.(27)

Veglat muzikore, si lahuta, çiftelia, fyelli, zumaret, tërhiqnin vëme-ndjen e vizitorëve, sidomos të atyre me moshë më të re. Të rinjtë, duket provuar veglat muzikore për saktësinë dhe për të treguar mjeshtërinë në përdorimin e tyre, mblidheshin në atë anë të tregut, ku ishin këto vegla, që t’u binin dhe të dëgjonin. Kështu ajo anë e tregut thyente monotoninë e panairit, duke perhapur prej andej tinguj melodish të këndëshme dhe këngë të ndryshme të shoqëruara me lahutë e çifteli në "kajde kabashi".(28)

Tregun e këtij panairi e përbënin kryesisht prodhime zejtarie, por meqenëse ishte fillimi i pranverës mjaft malësorë tregtonin farishtet e peri¬me të tyre, gjë që ishte një ndihmë shumë e madhe për fshatarët. Ky treg¬tim krijonte mundësi për përmirësimin e prodhimeve të perimeve, të cilat përbënin për malësorët e varfër "bylmetim" kryesor për ushqimin e për¬ditshëm të tyre.(29) Prandaj farishtet e perimeve ishin malli i pare i atij tregu, që shitej më shpejt se çdo gjë tjetër.
Prodhimet e tregtuara në panair nuk silleshin thjesht për qëllime shitjeje, se sa për të siguruar porosi për të ardhmen. Palët e interesuara bien ne ujdi, që këto apo ato mallra të plotësonin nevojat e malësorëve për të ardhmen. Në këtë mënyrë panairi shërbente më tepër për porosi dhe kon¬trata, për tregtimin, që duhet të bënte prodhuesi i mallit në fshatin e të interesuarit për mallin. Këto mallra traneportoheshin më vonë nga fshati në fshat, kryesisht me shpinë, se kafshët e transportit mungonin në Pukën e varfër të asaj kohe. Të gjithë sa vinin në panair, vishnin rrobat më të mira që kishin apo mund të siguronin për atë ditë. Krerët dhe malësorët e pasur vinin me rroba më të mira se masa rnalësore, duke rënë në sy që nga larg për shkallen e tyre shoqërore-ekonomike. Përpjekja për t’u dukur sa më shumë, qoftë edhe nga pamja e jashtme, ishte aq e theksuar te krerët e fiseve; qefaIitë, saqë kjo dukuri i tërhoqi vëmendjen edhe Frang Bardhit gjatë viizitës së tij në krahinën e Pukës.(30)
Gjatë zhvillimit të panairit si argëtim kryesor për malësorët ishte gjuajtja e shënjës me pushkë. Në këtë shenjë ata provonin aftësitë e tyre ai qitës të shkëlqyer. Gjithashtu, të provuarit e veglave muzikore shndlërrohej në një argëtim itë këndsbëm, që vazhdonte me ndërprerje gjatë tërë paraditës.

Mjaft malësorëve ky panair u shërbente edhe si ditë e vendtakimit me njëri-tjetrin. Këto takime nuk ishin spontane, por të paramenduara për çë¬shtje nga më të ndryshmet: për lidhje krushqie, marrëveshje për ndërtim shtëpish, argatë (fuqi krahu) për punët e stinës në bujqësi, blegtori etj.

Një rëndësi të veçantë i jepnin panairit kuvendet e malësorëve të ka¬rakterit zonal, fisnor ose krahinor, që bëheshin po atë ditë me qëllim që të zgjidheshin problemet e natyrës politike, shoqërore dhe ekonomike. Në kishën e shën Palit, pas meshës, kalohej në kuvend.(31) Qefalitë e fiseve dhe abati i kësaj kishe, duke u ndodhur përballë presionit të masave të gjera të malësorëve, detyroheshin të kalonin nga mesha në kuvend për or¬ganizimin e rezistencës së mëtejshme kundër pushtuesve turq. Për vendi¬me të rëndësishme të kësaj natyre mësojmë nga reIatori trim e pa¬triot, Pjetër Budi.(32) Por këta abatë dhe klerikë, duke qenë të lidhur ngushtë pas interesave të tyre si klasë e prirur për privilegje, titujt e ndere, që më shumë i besonin ndihmës së Perëndimit, sesa forcave krye¬ngritëse të malësorëve tanë, qëndronin në udhëkryq duke humbur kohën e besimit në fitoren.

 Bile kur kjo ndihmë e Perëndimit mungonte apo shty¬hej për më vonë me qëllime të caktuara politiko, në këto rrethana të vësh¬tira, duke e parë veten vetem me malësorët përballë tërë atyre ushtrivetë sanxhakbejlerëve turq, trembeshin aq sa kalonin në tradhëti. Si she¬mbulI tipik për rrethana të tilla është ai i abatit Nikollë Leka, me prej¬ardhje fisnike, i cili ishte i njohur në tërë Shqipërinë Veriperëndimore de¬ri në rrethin e kardinalëve të papës.(33) Megjithëkëtë populli nuk jepej, ai nxirrte nga gjiri i tij udhëheqës të tjerë më të denjë dhe e vazhdonte re¬zistencën kundër pushtuesve turq, të cilët asnjëherë nuk e kanë ndier veten zotër të këtyre maleve. Kuvendet krahinore për çështje të tilla vazhduan të zhvilloheshin në Kabash sa herë që lindnin probleme të karakterit po¬litik.

Pas Luftës së Dytë Botërore panairi i Kabashit u ruajt si një traditë e mirë; por, si¬gurisht me një përmbajtje të re. Tregu u gjallërua shumë qoftë nga ma¬llërat e shumta e të çfardoshme, që sillte aty tregu shtetëror, duke ngri¬tur që të premten dyqane të përkohshms, qoftë nga rritja e fuqisë blerëse të malësorëve, të cilët tani kishin punë dhe të holla.

Grupet artistike të shkollës së fshatit dhe të shtëpisë së kulturës Pukë zhvillonin paradite aktivitete të shmta artistike. Gjithashtu para dreke zhvillohej një miting i madh, ku flisnin shokë të kryesisë së Frontit Demokratik të rrethit Pukë. Me kolektivizimin e bujqësisë, me zhdukjen e tregut privat, me zhvillimin e madh industrial, me një rrjet të gjerë treg¬tar, ai u bë i panevojshëm duke mos paraqitur më ndonjë interes. Kështu që prej vitit 1967 nuk u zhvillua më. Vendin e tij e zunë panaire të reja tregtare, të organizuara herëpashere nga dy ndërmarrjet tregtare të rrethit, në mjaft fshatra të bashkuara, si: Korthpulë, Iballe, Gjegjan, Arat-Miliska, etj.

Përgjithësisht, këto ishin tiparet kryesore, që kanë përcaktuar fiziono¬minë e panairit tradicional të krahinës së Pukës, që mbahej në pranverën e çdo viti në Grykë-Kabash. Ky panair, si mjaft panaire të tjera të Atdheut tonë, ka luajtur për të kaluarën një rol me rëndësi ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore-artistike. Ekonomia natyrore e familjeve patriarkale malësore, sado e mbyllur që ishte, prapseprap ishte e detyruar t’i nënshtro¬hej dhe formimit; ndonëse të kufizuar, të një farë bashkësie ekonomike kra¬hinore dhe ndërkrahinore. Këto lidhje ekonomike janë bërë nxitje dhe; njëkohësisht, mbështetje për marrëdhënie dhe lidhje të mëtejshme shoqë¬rore e politike të rëndësishme jo vetëm fisnore e zone, por edhe krahino¬re e ndërkrahinore me prirje kombëtare veçanërisht nëpërmjet kuvendeve e besëlidhjeve që themelonin malësorët në Kabash. Të gjitha këto së bashku bënin që panairi të ndihmonte në ruajtjen dhe përhapjen e traditave të mira patriotike e revolucionare, siç ishin respekti reciprok, besa e besëlidhjet, bujaria e mikpritja, thjeshtësia dhe ndershmëria, fryma e vëllazërimit, së bashku me këngët, vallet, veshjet origjinale që pasqyroheshin përgjithë¬sisht edhe në tërësinë e jetës dhe të përmbajtjes së panairit në një truall që u kujtonte malësorëve bashkimin, trimërinë dhe qëndresën burrërore shqiptare të të parëve kundër çdo armiku.

Prandaj muad të themi se Panairi i Kabashit ndryshe nga disa panai¬re a pazare të vegjël, që kanë ekzistuar para shek XIX,(34) është një shembull konkret që vërteton faktin se një krahine e brendshme malore të Veriut të Atdheut tonë vepronin lidhjet ekonomike, shoqërore, kulturo¬re politike krahinore e ndërkrahinore me interesa kombëtre të përbashkëta që në kushet e një farë autonomie politike tradicionale që kishin fituar në një luftë të pandërprerë me pushtuesit  turç edhe pse në një prapambetje të rëndë, arrinin të shkapërcenin ndarjet dhe veçimet territoriale e në bajraqe, pengesat e dallimet fisnore, fetare, pabarazinë shoqërore, grindjet dhe hasmëritë, si në mes të malësorëve të veçuar apo të lagjeve e fshatrave të ndryshme.

Ta duash dhe ta respektosh traditën tonë kulturore; në të cilën bën pjesë edhe çka u fol më lart, si tërë traditat e mira të popullit tonë, ta gjallërosh atë dhe t’ia pasqyrosh brezit të ri dhe masave të gjera punonjëse, do të thotë t’i shikosh të gjitha traditat e mira të popullit to¬në si vlera të një tërësie të vetme në kuadrin e traditave patriotike e re¬volucionare, gjë për të cilën është synuar edhe në këtë punim.

——–

1. Xhemal Meçi, Tradita gojore në Puke, Kryezi, Kabash, Lejthizë të Malziut etj: 1970-1978.
2. Cituar në nr. 2.
3. Ramadan Hoxha, Lami i Lushajve qendër e kuvendeve tradicionale të Pukës, Puka dhe Shkolla",. Pukë, 1977 (fq, 52)
4. Cituar nr nr. 2.
5-6. Cituar nr. 3. 
7. Xhemal Meçi, Rapsoditë e Prendush Gegës, tradita popullore (1968-1978),
8-9. Cituar në nr. 2
10. Zija Shkodra, Kontribut për historinë e panairëve shqiptare. “Studime historike”, Tiranë, 1977, (f. 163)
11. Kol Luka. Kabashi në shek, XVI-XVlI (referat, mbajtur në sesionin shkencor për traditat. Kabash 20 tetor 1978).
12. 13. 14. Cituar në nr. 2.
15. Frang Bandhi. Relacion i qershorit 1637, Relacione .. II. 1965, përkthim nga Injac Zamputi. (fq. 83-91)
16. 17. I cituar në nr. 2.
18. Cituar në nr 16. ,
19, 20 Cituar në nr. 2. .,
21.  Cituar në nr. 2.
22-29. =  Cituar në nr. 2.
30, Cituar në nr. 2.
31, Cituar uë nr, 2.
32. 33. Pjetër Budi, Letër.. . ” Relacione ….", vëll.  I, 1963 (fq. 303)
34. cituar në nr. 11

Botuar në "Puka dhe Shkolla", Pukë, 1978

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*