Tregim

“Te presesh deri ne fund”
Nga: Antigona Marku
Te lehurat e qenve per të ishin kthyer si një refren i ndonjë kënge që pa te nuk e kuptonte dhe nuk mund ta pinte kafenë e mengjesit. Si çdo dite tjeter Lilli u ngrit nga krevati pak e pergjumur me floke të drejtuar andej kendej nga kishin dashur naten. Zgjati doren per te gjetur rrobat qe darken e shkuar i kish vene mbi mbeshtetesen e nje karrigeje. Pasi i gjeti me syte gjysem te hapur futi kembet ne pandoflat ne formen e nje fytyre qeni, te bardha me pika te zeza. Lili i donte ne pergjithësi qentë, por per ata të tre që kishte në oborrin e saj bentë shumë. E kishte gjetur dhe te shoqin me kete mendim. 
Ecte mbi tapetin e trashë duke bërë zhurmë shap shup. Së pari mendoi te ndriçonte dhomen, largoi anash perdet e trasha qe kishin zëne dritaret gjate nates. Pastaj u mbeshtet në dy berrylat mbi mbeshtetesen e divanit. Hodhi nje veshtrim te shpejte jashte sa per te krijuar nje ide se si mund te ishte dita sot. Djelli e kish hedhur njerin sym bi majat e maleve e premtonte se do te ishte nje dite e bukur. Pastaj beri te ikte qe aty por nuk mundi se dicka I terhoqi vemendjen, ajo u mundua te hapte syte e aty i doli gjumi komplet. Kishe dy dite qe ne shpatin perballe ten je kodrine te vogel plot me kthesa te nje rruge automobilistike, endej nje qen. Shtepia e tyre ndodhej ne ate rrethine e ne periferi te qytetit. Qe te dy burre e grua ishin te thyer ne moshe e u ishte dhene mundesia te jetonin larg zhurmave te qytetit gjithmone ne ritje. 
Ai qen mesatar me leshra te gjata te kuqe vraponte sa ne nje kthese e sa ne nje tjeter. Ajo, Lili e solli neper mend se c’kerkonte valle ai me ate sjellje. Pastaj nje “aha” e forte trishtimi i doli ne ate cast nga goja, vuri dy pellembet e saj mbi faqe e tha me ze te ulet:
-Per ate zot ai qen eshte i braktisur, ndryshe ska se si.
U dha kembeve fort dhe hyri ne kuzhinen e saj pastaj mori ushqimin e qenve qe grindeshin ne dhomen e tyre. Zbriti ato shkalle si me te shpejte e hapi porten e madhe te shtepise. Qente sa e degjuan ate ritem te perditshem e ngriten zerin edhe me shum.
-Ja more ja, se erdha, more mistreca.
     
Me tej ajo hyri ne dhomen e tyre e filloi të fliste me zë të lartë me ta ndersa u mbushte kupat me ushqim. Doli që aty dhe mori rrugen andej nga erdhi te lante dhembet e faqet, te krihej e te dilnin me Luigjin të pinin kafene e perditshme. Ngjiti shkallet po me shpejtesi dhe u gjend në kendin e kuzhines, largoi edhe që aty perden nga dritarja. Ja tej ne rruge perseri e pa aty qenin që endej sa ne nje anë në tjetren te atyre kthesave.
-Ah i shkreti ti, prêt pa tjeter qe të kthehet ai qe te ka braktisur. Jo jo i dashuri im i vogel, kot e ke, se ai nuk do te kthehet kurre.
-Mos fole moj grua.
-Po po i dashur diçka të thashë, hajde te lutem që ta shikosh. 
-He moj ç’eshte, çdo me thuash, perse me merzit qe ne mengjes.
Fliste ai me shaka ndersa i afrohej asaj dritareje ku ajo ishte ndalur.
-E sheh?
-Çfare?
-Ja ate qenin e vogel atje, ka dite qe endet. Ti si mendon, çfare pret  ai?
-E paske pare dhe ti, pa asnje dyshim qe ai eshte i braktisur.
-Edhe une ashtu mendoj, ta marrim qe te rrije me tre te tanet.
-Nuk e ke peshë ta marrim?
-Po çthua Luigji, do ishte bukur.
Pas nje gjysem ore u benë gati, dolen pertej rruges te pinin kafene si cdo mengjes tjeter. Pas pak Lilit i duhej te kthehej ne shtepi ne rutinen e saj te perditeshme, Luigji ndenji aty. Ajo nxorri nga xhepi i trikos celesin e po mundohej te hapte porten. Kur cepi i syrit i zuri qenin banues tashme ne kodrinen perballe, qe e kaloj rrugen e sa kaq ishte prane gardhit qe rretonte shtepine e saj. Ndoshta ai ishte joshur nga te lehurat e qenve ne oborr. I lindi mendimi se ishte rasti me i mire ta ftonte me menyren e saj qe te behej pjese e familjes. Pastaju ul ne gjunje dhe filloi ta ndjellte, ai nuk beri shume rrezistence. Ishte I renduar nga uria, kembet e tij edhe pak e do ta plasnin ate pertoke. Lili e ndjere shume keq nga gjendja e tij mezi priti ta marre ne krahe dhe u ngjit me shpejtesi te kendi I kuzhines. Njehere e ushqeu duke I folur me dashuri qe ti jepte atij te kuptonte se ajo nuk kishte qellime te keqija. Pastaj I beri nje te lare e me pas ate e zuri gjumi ne nje shporte te qenve te saj. Ajo e shihte tek flinte e I vinte keq per ate krijese te vogel te pamundur e te pambrojtur. Pastaj mendoi, perse arrihet deri ketu tam bash ate qen te vogel per sa te duhet, e pastaj ta braktisesh ne mes te rruges si te mos kishte qene asgje. Kohet kishin ndryshuar, modern quheshun tani. E gjithcka sipas asaj qe shihej ne cdo cep te qytetit, ishte kthyer ne nje perdorimshme. Edhe jeta, po, po, jeta e tjetrit ishte kthyer ne nje perdorimshe. Kujt t’ja vije fajin per kete padrejtesi marramendese , kohes?! Asaj gjeje me abstrakte qe eksistonte, e qe gjithmone mungonte neper mbledhjet e grupeve, te atyre qe patjeter donin t’I drejtonin gishtin per gjithcka qe po ndoshte. Ta dergonin kohen, me faj pa faj ne gjyq. Ne kete menyre te justifikonin te gjitha ato gjera te pa pranueshme per llogjiken njerezore. Tani fakti eshte se cfare do te behej me kete qen te vogel, ndoshta do te miqesohet me te tjeret qe jane ne oborr. Paastaj porta e hekurt e oborrit beri ate zhurmen e perditeshme kur hapej e mbyllej. Lili u zgjat ne gritare dhe pa qe Luigji u kthye, kishte ardhur ora e drekes.
-E paske marre?
-Po po, ishte shume i lodhur e i uritur, tani po fle.
-Cdo te besh me te, do e mbash apo cfare?
-Une them po, ti si thua?
-Po sikur t’i kete humbur njeru e jot e jete i braktisur.
-Jo, nuk e besoj, ndryshe nuk do te vraponte sa ne nje cep te rruges ne tjetrin.
-Aha ndoshta. Tha pastaj Luigji qe e dinte fort mire se Lili nuk do te hiqte dore kollaj nga ai qen.
Andej nga darka Lili e moori qenin e vogel dhe e zbriti tek tre te tjeret, e futi ne mes tyre dhe u mundua ta miqesonte me ta. Miqesia mes tyre ndodhi pa u munduar shume ajo. Kjo gje vazhdoi ndoshta per nje jave megjithese ai gjith duten vraponte qe pas hekurave sa here shikonte ndonje makine te vogel duke kaluar rruges. Kush e di se me ke i ngjanin. Me pas ai nuk donte te hante as te pinte, rrefuzonte cdo gje. Rrinte shtrire e nuk ngrihej te vraponte te pakten pas makinave, nuk merrte pjese ne loje me qente e tjere. Kjo gje e shqetesoi qiftin te cilet menduan cdo gje edhe ate se ku mund te kishin gabuar ata. Pastaj moren dhe doktorin e me pas vendosen te benin edhe nje tjeter munim, ata i lane porten e oborrit hapur duke I thene me kete “se ne qofte se kerkon lirine, ja ku e ke”. Me tu hapur porta ai vrapoi, vrapoi e vrapoi drejte ne vendin ku perpara nje jave kalonte ditet e netet ne rendje. Ndoshta aty duhet ta kete braktisur ai qe tani qeni nuk bente dot pa te. Ndersa “ai” kush e di se c’bente gjate kesaj kohe pa u kujtuar fare per qenin e vogel. Pastaj qeni i vogel vinte thuajse cdo dite pas hekurave te portes se Lilit. Ajo I hapte porten e i mbushte kupen me ushqim e perkedhelte pak dhe e linte vetem, te mbaronte dreken e tij ne qetesi. Pastaj te vraponte perseri ne kerkim te “atij” qe ishte treguar aq zemergure duke e braktisur. Naten ai e kalonte nen deget e dendura ten je kacubeje, atje ne nje cep ten je kthese. Lili kishte mundesi ta shikonte carte ate. Kjo mikepritje e Lilit dhe rendja e tij u bene rendi i dites, gje e zakonshme, duke kaluar keshtu e gjith vera, vjeshta. 
O Zot, I thoshte Lilit Luigji, trembem e tmerrohem me perkushtimin e asjaj qenjeje te vogel, kembenguljes se tijm, c’njerez qe jane per ate Zot. Mendoi se ndonje dite do ta gjejme pa jete ne ndonje cep rruge. Duke rendur kthesave te asaj kodre ndonje shofer nuk da ta shikoje dhe keshtu mund te jete fundi per te. Kishte ardhur dimri e nje corap debore e kishte veshur vendin ne kete mengjes te ftohte. Cdo dite Lili punen e pare qe bente ishte te hapte dritaren e te shikonte nese qeni ishte aty. Pastaj kur sigurohej qe ishte aty murmuriste me vehte, po, po, qeni aty eshte, aty, aty. Pastaj e shihte per nje cope here e cmendej me zemerngushtesine e atij qe e kishte braktisur. Pastaj me qenin qe priste se padroni i tij nje dite do te kthehej, nuk kishte rendesi se kur. Ta merrte prej aty ku e kishte lene, sa tmerr. Dhe me vertete tmerr se ai mengjes e solli dyshimin e Luigjit “ se nje dite do ta gjenin pa jete”.
Lili siç do mengjes u ngrit nga ai krevat dhe filloi punet sic do dite tjeter me hapjen e dritares dhe veshtrimin jashte per te pate nese qeni i vogel ishte aty. Ajo i largoi perdet me rradhe, nje cast hutimi e zgurdulloi syte. Qeni i vogel çapitej drejte portes së saj e ne çdo gjurme qe hidhte forcat i mungonin. Mbi deboren e bardhë pas çdo gjurme te tij pikat e shumta te gjakut mbeteshin mbi debore.
Luigji, luigji, ngrehu, qeni eshte plagosur i tha me ngut Lili e vrapoj te hapte porten qe tem und te ndihmonte ate qen qe nuk u dorezua deri ne fund. Rendi dhe Luigji pas Lilit por per qenin e vogel nuk kishte asnje shprese per jete. Sapo ajo e mori ne duar dhe e vuri ne nje batanije te ngrohte I dha fund jetes se tij, rendjes, shpreses qe nje dite do takohej me padronin e tij. Lili I hodhi ca pika lot, Luigji I fshehu ato. Pastaj te dy vendosen t’i benin nje varr e ta varrosnin ate qen qe u soll burr, pa e ditur qe padroni I tij ishte nje i pashpirt. Eh tha Lili pasi u kthye nga varrimi i qenit , qenjte nuk jane me njeqind fytyra si disa njerez, ata o te duan o nuk te duan. Ne mes njerezish ndodhin zenje e pastaj braktisje por ne mes ten je njeriu e ten je qeni kete nuk e kisha imagjinuar, kush munda ta merrte guximin ta braktiste ate krijese. Njerezit ishin me natyre te forte, e per te forte shquheshin edhe qenjte. Njeriu e kaperdinte braktisjen, nje qen nuk mundi ta bente kete.
Shpesh Lili dhe Luigji e zinin ne goje historine e qenit te vogel dhe sjelljes se tij. Ne ate qytet nuk mund ta harronin kete histori. Nje dite nje miku i tyre i ardhur nga nje udhetim i larget u tha atyre se ate dite qe i zoti e kishte braktisur ate qen te vogel, ai kishte qene aty. E megjithë tentimet e shumta nga ana e tij, ai nuk kishte mundur tja merrte targen e makines. Ndersa qeni i vogel per atë pasdite i kish humbur nga sytë, e të nesermen atijt i ishte dashur per t’u larguar nga qyteti që të kthehej këto ditë. Ndoshta per tu a hequr merakun të gjithëve qe ai qen me te vertete kishte qenë i braktisur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*