Poezia e Prend Ukës i ngjan një godine të lartë me themele në shkëmbinjtë e protestës dhe dritare që marrin dritë nga qielli i dashurisë. Poezia e tij është e figurshme, me një ritem original, me motive që të godasin me të shtatë ngjyrat e ylberit dhe të plagosin ëmbël në ndieshmërinë njerzore.
Prend Ukaj
Lindi në Fierzë të Pukës më 24 nëntor 1942.
Ka botuar vëllimet poetike:
-Kënga e agimeve malore,
-Më pagëzoni me emrin tim,
-Shpirt i harruar, 2003,
-Trojet e mija të djegura, 2006.
Këngë e vjeter
Do krushq veshë e mbathë për bukuri
Lugut të bungajës vijnë.
Uji i përroit vërshon në lumë,
Mulliri i moçëm misër bluan.
M\’i bluaj tri okë grurë, o mulIixhi,
Se ta fal dada syrin ty.
Shtegut të lugajës krushqit vijnë.
Mixha tash na vret mua e ty,
Mullixhi, o djalë i ri …
Për ku është nisë ky kalë i zi,
Ky vraç i zi, kah po shkon?
Pranë një varri hingemin,
Dheun e njomë çukëmlon …
Leave a Reply