Pjese nga Emisioni i Hapur Transmetuar me dt. 01.03.2011 ne PUKA TV
Te ftuar Perparim Laci dhe Afrim Laci
Ja vlen te ngresh apo te hapesh nje Han ne Puke?
PERPARIM: Po ja vlen dhe eshte nje biznes fitimprures. Une fillimisht u nisa pasi nuk kisha te ardhura te tjera, por tani me ka rezultuar e sukseshme. Gradualisht prane Hanit kame krijuar nje mini-ferme, ku ofrohen te gjithe ushqimet dhe pijet origjinale te Pukes.
Çfar thone turistet pasi vizitojne bujtinen Tuaj.
PERPARIM: Ka plote raste qe ne Puke vin per nje nate, por qe realisht qendrojne edhe nje nate tjeter pasi ju pelqen. Vetem gjate vitit 2010 ne bujtinen time kane pushuar 485 turiste, shumica prej te cilve te huaj. Ajo qe te bene te mendosh se turistet apo pushuesit e pelqejne Puken eshte fakti se rikthehen serish.
Nense dikush na pyet per vlerat e Pukes, ne pukjanve çfar duhet ti prezantojme?
AFRIMI: Ne kete drejtim problem kryesor eshte mungesa e nje fletpalosje qe mund te shpaloseshin vlerat e Pukes. Realisht resurset qe ka Puka jane te pafundme. Ne Puke mund te gjesh piste skish, shpella te ndryshme, turizmin ujor si dhe levizjet me internerare te ndryshme ne male. Ka dy muze me vlera te rralla siç eshte muzeu MIGJENI dhe Muzeu Etnografik, mund te vizitosh Kisha te vjetra, rrenoja fortesash e kalash. Vlen te permendet se te gjithe turistet qe kane vizituar Puken mbeten te mahnitur dhe shprehen se Puka eshte nje vend turistik I pashfrytezuar. Pak kohe me pare nje grup turistesh nga Universiteti I Shkodres vizituan Shpellen e Kaurrit ku jane larguar te mahnitur .
Cilat jane cmimet qe ofrohen ne Hanin Tuaj
PERPARIMI: Çmimet e akomodimit jane shume favorizuese. Ne hanin tim per 24 ore qendrimi akomodi me 3 vakte ushqimi kushton vetem 16 euro ose 2000 leke, nderkoh qe guidat afrohen falas.
Cilat jane guidat qe ndjekni me turistet?
PERPARIMI: Levizjet dhe vizitat jane te ndryshme dhe sipas moshave, Moshat e treta jane te interesuar per te vizituar muzet, ate Migjeni , muzeun e Luftes se Pukes dhe Muzeun Etnografik. Te rinejt kane deshire te vizitojne shpellat dhe malet e sipas deshirave. Problem mbetet mungesa e nje harte turistike per Puken qe do te kushtonte sa dieta e nje pushtetari. Gjate ketij viti nje Agjenci Turistike interesohej per te sjell disa te moshuar dhe njerzit qe kishte kontaktuar nuk dinin tu shpjegonin perfaqesuesve te Agjencise se kund mund te shkonin. Jane pak ne Puke qe din se pikerisht ne kete rreth ka 85 shpella te vizitueshme, ka turizem ujor e shume gjera te tjera. Personalisht I vetmi kontribut per zhvillimin e turizmit mendoj se eshte ai qe jep Televizioni Juaj dhe askush tejter nuk bene asgje ne kete drejtim.
A kontribuojne komunat dhe bashkit e Pukes per zhillimin e turizmit ne Puke?
PERPARIMI: Ne Puke asnje nga komunat dhe bashkit nuk mendojne per zhvillimin e turizmit thjesht flitet kot. Pasi edhe projektet e paraqitura jane me miliarda cka eshte totalisht e pamundur qe te investohet, nderkoh qe nuk ndermarrin nisma elementare si pershembull asfaltimi I nje rruge te shkurter.
Nese vjen nje turist dhe kerkon te vizitoj, pershembull, Shpellen e Kaurrit, a din dikush te shpjegoj dicka mbi kete shpell meqe e zum si shembull?
AFRIMI: Shpella e Kaurit eshte vertet nje mrekulli qe ne duhet ta mirmbajme dhe ta shfrytezojme. Si kjo shpell ka edhe plot te tjera ne Puke. Shpella e Kaurrit ka disa mure qe jane mure bizante te shekullit VII-VIII, aty mendohet te kene jetuar disa murgj, mendohet se prane kesaj shpelle te kete qene edhe nje rruge qe lidhte Shkodren me Prizrenin. Shpella e Kaurrit me nje gjatesi 110 km eshte e gjitha me Stalagmite dhe Stalagnite, nderkoh qe Brenda saj gjenden lakuriqet e nates. Poziconi I saj buze liqenit te Komanit ka bere qe kjo shpell te vizitohet nga shume turist te huaj qe mahniten gjate qendrimit atje. Si kjo shpell eshte edhe shpella e Shqelit, dhe shume te tjera.
Por a ndikon mungesa e infrastructures?
AFRIMI; Puka eshte atraktive per turizmin aventur ku nuk kerkohet shume infrastrukture. Turistet e aventures kerkojne Malin, udhetimet me varka, eksplorimi I shpellave dhe ecja ne kembe. Gjithsesi ata mbeten te kenaqur edhe me kete infrastrukture qe kemi ne. Personalisht mendoj se e vetmja shprese eshte zhvillimi I turizmit malor. Vetem me turizem ne mund te mbajme qytetin e Pukes. Eksperienca ka treguar se as me shfrytezimin e pyjeve dhe as me shfrytezimin e minjerave nuk eshte siguruar pune pa fund. Ne shume vende te rajonit eshte zhvilluar turizmi vete me malin, shpellat dhe gastronomin.
Cfar mund te bej nje pushtetar ne Puke per te zhvilluar turizmin ne Puke?
PERPARIMI: Ja do te marr shembull Kishen e Arst Miliskaut, ku ka gjera mjaft interesnate. Per ta bere akoma me te vizitueshme kete Kishe qe normalisht do te sillte te ardhura edhe per banoret e asaj zone, kryetari I komunes duhet te asfaltoje rrugen deri tek kjo Kishe. Ne rastin konkret aty ka vetem 500 meter rruge por nga kjo rruge qe te qon deri aty do te siguronte te ardhura per ato banore, njeherit do I sherbente edhe fshatiti. Zhvillimi I turizmit fillon nga banesa, fshat a komuna e gjithsejcilit, ndaj ne le te fillojme nga gjerat e vogla. A e dini ju se vizitoret e bujtines time mahniten nga mirsjella e banorve apo shitesve ne dyqanet e qytetit te Pukes, por kjo eshte shume me rendesi , pasi krijon nje imazh tek vizitori.
Po Turizmi I Bardh eshte I favorshem?
PERPARIMI:Po eshte shume I favorshem. Vetem gjate nje muaji nga nje kronik qe keni transmetuar ju per pisten e skive, ne familjen time kane buajtur 100 turist. Te fundit ishin te rinjet e Ambasades spanjolle. Ja pra ky fakt tregon se promovimi I vlerave te Pukes ka nje rendesi me shume se asgje tjeter. Por edhe per kete piste skish nuk mendon askush. Imagjino ne na eshte dhuruar prej 4 vitesh nje teleferik , nga Komiteti Olimpik Slloven I cili ka mbetur pa sjell vetem per 3 miljon leke te vjetra, qe kushton transporti nga Sllovenia deri ne Puke. Po te kete nje teleferik kjo piste, numri I vizitorve te Pukes do te ishte 4-fish me I madh.
Cfar duhet bejne vete pukjanet per ti dhene shtyse turizmit?
AFRIMI: Po, pasi kemi shume gjera ne dore per ti bere, duke filluar nga ato me elementaret . Por ajo cfar eshte me rendesi eshte fakti se ne duhet te njohim fillimisht vlerat qe ka vendlindja jone, Puka, ne menyre qe ti shpalosim keto vlera. Vetem promovimi i Kishes se Kabshit eshte nje v lere qe do sillte shume vizitor. Ajo eshte Kisha e dyte ne Shqiperi e ndertuar qe ne shekullin e IV. Perfundimisht ne duhet te nxisim Shtetin qe e vetmja menyre per te mbijetuar Puka eshte zhvillimi I turizmit malor, pasi nuk duhen shume investime te medha.
A ka Puka vlera gastronomike qe ju bejne pershtypje turisteve apo vizitorve?
PERPARIMI: Po ka plot gjera qe behen lehtesisht dhe qe lene mbresa te jashtzakonshme tek vizitoret. Puka ka vlera te jashtzakonshme edhe ne perpunimin e frutave dhe pijeve te ndryshme bio. Krahas gastronomis se mahnitshme, mahnitese jane edhe veshjet kombetare apo punimet artizanale qe blihen tmerrsisht shume nga vizitoret.
Perfundmisht cfar eshte me emergjente dhe me e realizueshmja?
AFRIMI: Mjaft emergjente ne kete drejtim mendoj se eshte krijimi I nje fletpalsoje per vlerat turistike qe te ofron rrethi I Pukes dhe mundesit per te kaluar pak dite pushime. Kjo me tu botuar duhet te shperndahet ne pikat doganore dhe ne aeroportin Nene Tereza, pasi ka dhe vende te posaqme te cilat jane pa pagese per vendosjen e ketyre fletpalsojeve.
A prisni turist gjate kesaj vere?
PERPARIMI: Po kete vere ka shume pronotime qe tani, vizitoret pritet te startojne me shumice qe ne gjysmen e dyte te marsit per te vazhduar gjate gjithe veres.
Marre hua nga “PUKA TV”.
Leave a Reply