\”Dëshmor i Atdheut\”.
– Një prej kërcënuesve me armë të Ministrit Turk, në Hadroj, mars 1912;
– Kryesues i Besëlidhjes së Pukës gjatë Kryengritjes së vitit 1912;
– Organizues e drejtues i Kuvendit të Shtatë Bajrakëve, Qerret, 1915;
– Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës bashkë me Hysni Currin e Nikollë Currin.
Kur po vinte Ministri Turk për t\’u njohur me situatën politike të fillimvitit 1912, ky në marrëveshje me Mustafë Kryeziun, bashkë me Elez Agën e me qindra malësorë Pukas i zuri udhën në Hadroj Ministrit, i cili mbeti si i ngrirë mbi kalë. Ai kishte ardhur me besimin se do ta përcillte të sigurtë Preng Pasha me 400 mirditas. Pukasit nuk donin konflikt me Mirditë, por donin t\’i tregonin se brenda kufijve të Pukës, janë vetë zot. Prengë Pasha i zënë ngushtë mori në shënjestër Elez Agën. Zenel Aga me të vetët i thirri: \”Preng Pasha, mos gabo, se nuk e kena me ty. Ndryshe t\’mbet jeta çaty!\” Prengë Pasha ndërroi qëndrim. I kërkoi Pukës \”Besë n’dore\” me kalue. I’a dhanë dhe e përcollën deri në kufi me Gomsiqe.
Situata kryengritëse e vitit 1912 përfshiu edhe viset e Pukës. Zenel Aga, ndryshe nga Mustafë Kryeziu, ishte radikal, prandaj u vu në krye të kryengritjes së përgjithshme.
Me ardhjen e forcave serbe, u muar me mbrojtjen e Iballës e strehimin e refugjatëve të Rrugës së Madhe (Trun – Flet).
Që me pushtimin e Kosovës, kulla e Zenel Agës bëhet streha e mbështetja kryesore e Bajram Currit në Iballe e vise. Propozimit të Hasan Pnshtinës për të organizuar një Kuvend e Besëlidhje të Shtatë Bajrakëve në Qerret më 1915, për të luftuar kundër forcave të Esat Pashës, iu përgjegj i gatshëm. Lëshoi kushtrimin nëpër bajraqe. 500 burra u mblodhën në Kuvend dhe. bënë Besëlidhjen e Pukës e të Mirditës (Spaç e Dibrri).
Thirrjes së zërit patriotik për në Kuvendin e Lushnjës (Kongresin e Lushnjës) iu përgjigj i gatshëm bashkë me Nikollë Currin e Spaçit (Arst) iu bënë krah edhe Hysni Currit dhe përkrahën vendimet e Kongresit.
Për veprimtarinë e tij të shquar atdhetare për liri e pavarësi dhe drejtësi shoqërore, shpallet \”Dëshmor i Atdheu!\’.
Më 1925, në Dushaj Tropojë u sulmua pabesisht nga Muje Hoxha me xhandarët e tij, me pretekstin se kishte qëllime prishjen e situatës politike si përkrahës i Bajram Currit. Vritet bashkë me të kushërinjtë.
Marrë nga libri: "KABASHI-Puka që në Lashtësi 2" të autorit Xh. Meçi.
Leave a Reply