Orkestra popullore e Shtëpisë së kulturës dhe e Krijimtarisë popullore –"J. Misja" të qytetit të Pukës është bërë shumë e njohur për meloditë e bukura, për interpretim të lartë ideo¬artistik, për pasurimin dhe zgjerimin e formacionit orkestral. Veprimtaria e rëndësishme e kësaj orkestre, si një as¬pekt i folklorit muzikor, është mbështe¬tur thellësisht në origjinalen, burimo¬ren dhe ka përpunuar dhe çuar më përpara rrjedhën e natyrshme të fol¬klorit tonë muzikor, duke iu afruar në disa drejtime edhe mjeshtëri së së ar¬tistëve amatorë e profesionistë. Pa dy¬shim, krijimi dhe evoliIimi i orkes¬trës është i lidhur me veprimtarinë kri¬juese dhe interpretuese të instrurumen¬tistëve të shquar popullorë të rrethit të Pukës.
Në krijimin e orkestrës popullore ndi¬koi talenti i instrumentistit pukjan, Artistit të Popullit Ndue Shyti. Ai bashkoi instrumentet e ndryshme në një grup të vetëm, duke zbatuar në to teknikën e lartë, virtuozitetin, duke krijuar kështu një orkestër që, nga niveli inter¬pretues, dallohet në krahasim me të gji¬tha orkestrat që ka Veriu. Ky është një shembull pozitiv që duhet të për¬hapet edhe në ansamblet e tjera, për të zhvilluar më tej muzikën popullore instrumentale. Duke zotëruar vegla të tilla popullore, si: çiftelia, fyelli, bil¬biIi, sharkia, zumarja e duke ua njo¬hur karakteristikat timbrike dalluese. Krijuesi i kësaj orkestre ndihmoi në zgjerimin dhe në pasurimin e mëtej¬shëm të mjeteve të tyre shprehëse e, mbi këtë bazë, mundi të arrijë një zgjerim të mëtejshëm të timbrikës. Në pasurimin dhe evoluimin e instrumen¬teve Ndue Shyti është mbështetur në përvojën e popullit, në veçoritë karak¬teristike e thelbësore të veglave tradi¬cionale. Format e para të përpunimit ai filloi t’i përdorë në vegla, si: çifte¬lia, sharkia, bilbili, fyelli; duke zba-tuar në to elemente të reja të gjuhës muzikore, p.sh.: mënyrën vertikale të akordit, elementin zbukurues në vendin e duhur etj.
Kjo çoi në një etapë të re zhvillimi, në atë të një kolektivi të organizuar, që luan me art krijime popullore. Prandaj përpunimi është shprehje e zhvillimit të vetë bartësv të sotëm të folklorit, që lozin një rol të madh krijues, e çojnë më përpara evolucionin e traditës. Mbi bazën e me¬lodive tradicionale Ndue Shyti krijoi melodi orkestrale shumë të bukura, që dallohen për një lidhje origjinale e organike të materialeve muzikore, për një tingëllim karakteristik të intrumenteve, për një pasurim timbrik të rregjistrave muzikorë, për ngjeshje e frymëmarrje të gjërë, të bukur e të freskët të melodive orkestrale, si: "Ma¬lësia në festë’,”Gëzimi i sharrëxhinjve”, "I këndojmë Jubileut" etj. Në krijiminë e melodive gjejmë tema që i bëjnë jehonë aktualitetit të jetës sonë, opti¬mizmit, madhështisë së saj, duke kri¬juar mbi këtë bazë një program të qartë ideoartistik.
Zhvillimi i mëtejshëm i muzikës tra¬dicionale nëpërmjet kësaj forme evolu¬tive të folklorit muzikor solli si rrje¬dhim zgjerim të përmasave melodike me tipare të suitës orkestrale.
Mbi ç’kritere u ngrit dhe u zhvillua kjo orkestër popullore? Në radhë të parë, format e fillesës krijuese të muzikës orkestrale ne i gjejmë në folklo¬rin tonë popullor, në gjirin e malëso¬rëve të trevës së Pukës (në përgjithë¬si, në muzikën solistike të veglave po¬pullore, në veçanti, në meloditë ins¬trumentale të valleve popullore). Këto u bënë baza kryesore frymëzuese në krijimtarinë e re orkestrale.
Arsyet që nxitën ngritjen e kësaj orkestre gjenden në kushtet aktuale, në kërkesat për t’iu përgjigjur më mirë rritjes së nivelit arsimor dhe zhvilli¬mit kulturor të masave punonjëse. Pra, dilte e nevojshme që, duke ruajtur ve¬çeritë dalluese, karakteristike të instru¬mentëve popullore, ato të zhvilloheshin e të pasuroheshin, me qëllim që të rris¬nin e të zgjeronin më tej mundësitë shprehëse, duke ndikuar drejtpërsëdrej¬ti në rritjen dhe zhvillimin e mëtej¬shëm të muzikës popullore instrumen¬tale. Për pasurimin e instrumenteve muzikore u përdorën dy forma: ajo e pasurimit tekniko-profesional dhe ajo e pasurimit nga pikëpamja konstruktive. Këto dy forma kanë ecur paralelisht në një rrugë të gjatë eksperimentesh.
Kështu, të gjitha veglat e formacionit, si p.sh.: çiftelitë, zumarja, fyelli, shar¬kia etj. janë rindërtuar të bazuara mbi dy principet e përmendura më lart. Në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë paraqet pasurimi konstruktiv i fyellit nga novatori Ndue Shyti. Instrumenti i fye¬llit paraqitet në dy mënyra muzikore: ka vlerë muzikore të afërt me fyellin, kur luan në regjistrin e ulët, dhe me bilbilin në regjistrin e lartë, gjë që krijon një vlerë tingëlluese të veçantë. Kjo është arritur të bëhet me një ndry¬shim të vogël që i ka bërë veglës në pjesën e sipërme, duke vendosur një tapë, e cila puthitet me prerjen anë¬sore të veglës. Kjo dha mundësi të çelen rrugë të reja ekzekutimi, duke rritur më tej gamën emocionale; ndikoi në saktësinë tonale, duke iu përmbaj¬tur, sigurisht, karakteristikave të vetë trevës sonë, si dhe përputhjes së këtij instrumenti me kërkesat e formacionit orkestral.
Krijimi i orkestrës, si një formacion i ri muzikor që nuk ka qënë zbatuar më parë në folklorin muzikor tradicio¬nal, është një dukuri që u përgjigjet kushteve të reja. Mund të themi se ajo ka arritur rezultate mjaft të mira që japin material të shumtë për të bërë vlerësime dhe konkluzione. Për të vle¬rësuar këtë orkestër popullore, duhet t’u referohemi festivaleve kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, ku ajo ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në përpunimin e materialeve burimore.
Në vazhdim të zgjerimit të saj në Jubileun e 35-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, kjo orkestër arriti të paraqitet me një përbërje masive (deri në njëqind veta), duke ekzekutuar me sukses melodinë e bukur orkestrale «I këndoj më Jubileut».
Ky realizim i ri artistik, me një formacion kaq të madh, para¬qitet si një rast i rrallë në folklorin tonë të ri. Por, duhet thënë se kjo përbërje masive është një anë e problemit të novatores, e cila duhet përligjur edhe me interpretimin e kënaqshëm, me për¬puthjen dhe harmonizimin e lojës së instrumenteve. Në këtë pikë mund të themi se kjo orkestër kishte shpërndar¬je të paunifikuar të melodisë dhe një mungesë pastërtie në ekzekutimin e përgjithshëm. Prandaj, në të ardhmen, du¬het një punë më e madhe në drejtim të rritjes së cilësisë artistike, gjë që është një ndër detyrat më kryesore që shtron koha perpara. Duke u nisur nga përvoja e kësaj orkestre, e cila ka dhënë plot shembuj në prak¬tikë, mund të nxjerrim disa përfundi¬me: Orkestra ka nevojë për pasurim të mëtejshëm.
Po mbi çfarë baze do të bëhet ky pasurim apo "temperim" tra¬dicional? Orkestra nuk duhet të kufizo¬het vetëm brenda intuitës së popullit, por duhet të rrokë muzikën vokale, si këngën popullore ashtu edhe të kulti¬vuarën. Megjithëse pervojat janë dhënë dhe kanë pasur mjaft rezultate. Në kë¬të kuadër dalin një sërë problemesh. A do të kultivohen në këtë orkestër veçoritë rajonale dhe si do të ndikojë kjo në kulturën kombëtare?
Mendimi ynë është se orkestra e Pu¬kës ndikon dhe do të zhvillojë më tej kulturën popullore, se muzikën popullore e zhvillon vetë populli dhe kjo do të çojë padyshim në zhvillimin e in-strumenteve, gjë që do të jetë detyrë te domosdoshme dhe një ndihmesë e rëndësishme në kulturën kombëtare. Në të ardhmen, me kërkesat që parashtron koha, ky formacion orkestral detyrimisht do të kalojë drejt temperimit, pra kryesisht në ansamble profesioniste, duke pasur detyrë të ekzekutojë mu¬zikë të ndryshme, por gjithmonë duke ruajtur karakteristikat tingëlluese të muzikës popullore tradicionale të tre¬vës sonë.
Botuar në Revistën "Kultura Popllore" 1/1982, f. 216-217.
Leave a Reply